A janë këta liderë kërcënimi më i madh për “lirinë e fjalës” se terrorizmi?

Të dielën 3.7 milionë njerëz u mblodhën nga e gjithë bota në të gjithë Francën të nderonin jetët e atyre që u vranë në sulmin e Charlie Hebdo. Ishte pak a shumë një lëvizje kolektive për të shprehur mbështetje kundër terrorizmit, por nesh sheh fytyrat e atyre që ishin aty mund të kesh edhe më shumë frikë pasi janë këta që kanë kërcënuar lirinë e fjalës shumë herë. Bashkë-Presidenti i organizatës jo-fitimprurëse “Reporters Without Borders”, tha se nuk do të bëhej pjesë e kësaj farse pasi sipas tij, pjesëmarrësit kryesorë jo vetëm janë hipokritë, por kanë marrë shpesh masa kundër medias dhe fjalës së lirë.

Kryeministri britanik David Cameron

Në 2013, kryeministri britanik publikoi një kërcënim se do të përdorte urdhra gjykate për të gjitha gazetat që do të publikonin informacione të Edward Snowden. Kur “The Guardian” i publikoi ato pavarësisht kërcënimit, teknikë dhe forca policore shkuan në gazetë dhe detyruan redaktorët të shkatërronin hard-drives e kompiuterave të tyre.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu

Në korrik “Reporters Without Borders” e cilësoi atë “një kërcënim të identifikuar të gazetërëve të lajmeve dhe profesionistëve që arrestonte dhe frikësonte me anë të forcave ushtarake gazetërt gjatë konfliktit në Gaza. Muajin tjetër fotografi palestinez Rami Rayan u gjet i vdekur pranë një supermarketi në Gaza. Ai u godit me një raketë megjithëse mbante një antiplumb ku shkruhej “PRESS”.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu

Turqia ka burgosur më shumë gazetarë se çdo vend tjetër i OKB-së  në vitet 2012 dhe 2013. Kina e zyri zyrtarisht vendin e saj në 2014-ën, por shumë gazetarë mbetën në qeli dhe qeveria e kryeministrit Davutoglu është aktualisht në një proces me 70 gazetarë që mbuluan një çështje korrupsioni.

Presidenti i Palestinës Mahmoud Abbas

Gazetari Mamdouh Hamamreh, që punon për televizionin palestinez “Al-Quds” bëri një shaka në Facebook se Presidenti Abbas ngjan me Fayez Kazak, një aktor që ka luajtur një spiun në një spektakël popullor në këtë vend, për këtë ai u dërgua në burg.

Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Vitin e kaluar gazetari Mudar Zahan u dënua me më shumë se 15 vjet me punë të detyruar në burg për kritika ndaj qeverisë. Zahan fitoi azil politik në Britani ku edhe jeton.

Presidenti i Malit Ibrahim Boubacar Keita

Gazetarja franceze Dorothée Thiénot u përzu nga qyteti Gao, kua ajo jetonte pasi raportoi për ekzekutimet e ushtrisë së Malit të lidhur me ISIS.

Sheiku Mohammed bin Hamad bin Khalifa Al Thani i Katarit

Poeti nga Katari Mohammed al-Ajami u arrestua në vitin 2011 dhe u dënua me burgim të përjetshëm pasi shkroi një poemë dhe që “fyente” Emirin Hamad bin Khalifa Al Thani. Dënimi i tij u shkurtua më vonë në 15 vjet burg.

Kryeministri i Sllovenisë Miro Cerar

Në vitin 2013 blogerja sllovene Mitja Kunstelj u dënua me 6 muaj burg për fyerje bëra nga dy gazetarë në blogun e saj.

Kryeministrja e Irlandës Enda Kenny

Në Irlandë, blasfemia është një vepër penale.

Kryeministri i Polonisë Ewa Kopacz

Zyratrët polakë dhe ata të zbatimit të ligjit bastisën zyrat e revistës “Wprost” pasi u publikua një bisedë e përgjuar e dy zyrtarëve të lartë.

Ambasadori saudit në Francë Mohammed bin Ismail Al Al-Sheikh

Në Maj një bloger saudit, Raif Badawi u dënua me 10 vjet burg dhe 1 mijë goditje me kamxhik pasi kishte “fyer islamin”. Ai u godit në një shesh publik në qytetin Jeddah dy ditë para tubimit.

Kryeministri i Greqisë Antonis Samaras

Fotoreporteja Tatiana Bolari u rrah nga policia gjatë një demonstrate në Athinë vitin e kaluar. Ajo ishte qartësisht e identifikuar si gazetare, fakt i provuar edhe nga “Reporters Without Borders”.

Ministri i jashtëm i Egjiptit Sameh Shoukry

Dy gazetarë të Al-Jazeera u dënuan me nga 7 dhe 10 vjet burg pasi “nuk mbuluan siç duhet” largimin e presidentit Mohamed Morsi nga pushteti dhe demonstratat.

Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov

Rusia është e famshme për goditjen e propagandës LGBT në 2013-ën. Vitin e kaluar policia arrestoi një gazear pasi intervistoi një avokat të Siberisë që propagandonte pavarësinë.

Ministri i jashtëm i Algjerisë Ramtane Lamamra

Autoritetet algjeriane burgosën gazetarin e radios Abdessami' Abdelhai për 15 muaj burg pasi ndihmnoi redaktorin të arratisej nga vendi. Redaktori ishte i akuzuar për “nxjerrje të sekretit shtetëror” pasi kishte vënë në dyshim shëndetin e presidentit Abdelaziz Bouteflika.

Ndoshta amerikanët bënë mirë që munguan…

SHKARKO APP