A jemi racistë ne shqiptarët?!

Nga Alfred Peza –
Si te mos mjaftonte vrasja e dy femrave brenda nje familje ne Ballsh, nje tjeter vrasje e ketij lloji, vjen nga Korfuzi brenda oreve te para te 2019. Anxhelina Petro, 28 vjece është e pajete në morgun e Korfuzit. Policia dyshon se eshte vrare nga babai i saj, sepse ishte ne lidhje dashurie me nje djale nga Afganistani. Pervecse nje vrasje brenda familjes dhe ndaj femres, a kemi te bejme me nje krim per motive raciste?
Para 1990 ne Shqiperi debati ishte rreth martesave te perziera mes fève te ndryshme. Pas 1967, kur regjimi komunist ndaloi ushtrimin e besimit fetar, me hir a me pahir gjerat evoluan deri ne ate pike sa sot eshte fakt qe pakkush e sheh besimin e ndryshem te partnerit/es si pengese per lidhje, bashkejetese, fejese apo martese. Por pas 1990 me hapjen e vendit, levizjen e lire te njèrezve dhe emigracionin ne mase, nisi fenomeni i martesave me te huajt.
Pyetja ne rastin e Anxhelines, eshte: Po nese vellai i saj do ishte lidhur me nje afgane, a do ta vriste babai? Po nese Anxhelina do te ishte lidhur me nje grek ne Korfuz, a do te ishte sot ne morg? Po nese Anxhelina do te ishte lidhur me nje italian, francez, gjerman, anglez, amerikan pavaresisht races dhe besimit te tyre fetar, a do te ishte e vdekur sot? Nese te gjitha pergjigjet do te jene “JO” kuptohet qe kemi te bejme me nje krim racial.
Pyetja qe shtrohet me tej eshte: Nese ky djali do ishte i biri i nje sheiku pershembull, pavaresisht “ngjyres se lekures, dhurate e diellit pervelues”,- sic shkruante Shekspiri,- a do te ishim duke e percjelle sot Anxhelinen?! Nese edhe pergjigja e kesaj pyetje eshte “JO” atehere kemi te bejme me nje fenomen, edhe me te thelle se racizmi me sa duket…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?