A ka ndonjë të zgjuar në kryesinë e partisë

Nga Kim Mehmeti

Më në fund, nëpërmjet një komunikate, edhe BDI-ja u prononcua lidhur me ‘bombat’ e opozitës maqedonase dhe regjimit që thotë se kjo ka të bëjë me ‘puç’. Komunikata e BDI-së ngjanë si e shkruar nga ndonjë organizatë joqeveritare ndërkombëtare, e cila u drejtohet institucioneve të këtushme shtetërore për maturi e ligjshmëri! Vallë ka ndonjë të mençur në kryesinë e kësaj partie që e kupton se me këtë komunikatë, BDI-ja i drejtohet vetvetes, se edhe ajo mbanë përgjegjësia për gjitha deformimet që ndodhin në këtë shtet? Apo mos vallë kryesuesit e BDI-së përfundimisht janë bindur se gjithë ne që i lexojmë komunikatat e tyre, jemi me mangësi mendore! Apo shpresojnë se ende nuk e kemi kuptuar se kurrë, në asnjë regjim, nuk kemi pasur përfaqësues kaq të padenjë e pa fije ndërgjegjeje, si këta të sotmit, që tani janë duke e përtypur frikën nga ‘bombat’, ngaqë turpin për bëmat e veta, që moti e kanë ngrënë! Dhe qysh dje, e jo sot apo nesër, ne shqiptarët e Maqedonisë duhet t’i përgjigjemi pyetjes: me çka e merituam këtë përbuzje që na e bëjnë kryesuesit e BDI-së dhe ku mbështetet bindja e tyre se shqiptaria e këtushme është një shkretëtirë, ku pafundësisht mund të kullotë karvani i injorancës së tyre politike!

SHKARKO APP