A mund të ketë martesa serbo-shqiptare?
Sipas studimeve që ka bërë Programi i Kombeve të Bashkuara për zhvillim në vitin 2014, shumica e serbëve dhe e shqiptarëve nuk është e gatshme të punojë bashkë, ose të jetojë në një rrugë, e pothuaj asnjë nga ata nuk është i gatshëm të bëjë martesë ndëretnike.
Për temën martesa ndëretnike, më saktë martesa serbo- shqiptare, është interesuar edhe gazeta e Beogradit Telegraf.
Lidhur me këtë ajo ka bërë një anketë.
Sipas anketës, më shumë se gjysma janë për martesë të tillë, me kusht që ajo të bazohet në dashuri, por ka pasur edhe të atillë që janë habitur me këtë pyetje, transmeton Koha Ditore.
Gazeta kujton se në kohën e ish- Jugosllavisë ka pasur shumë martesa ndëretnike, por ajo nuk treguar se shumica nga këto martesa më pas ka ndjekur fatin e ish- Jugosllavisë.