Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 11:55 Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, kanë dalë këtë të shtunë në një deklaratë të përbashkët për media lidhur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

A mund të ngjallet ndarja e Kosovës në Tiranë?

Forum E shtunë, 25 Shtator 2021 13:19
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Ben Andoni

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për momentin është e vështirë të flitet ose në pak kohët e ardhshme për ndarjen e Kosovës. Ose të gjitha eufemizmat që në thelb kishin ndarjen. Samiti i ditëve të fundit në Berlin i dha një goditje të fortë këtij plani, por ndryshe nga çfarë besohet ende jo idesë. Presidenti kosovar Hashim Thaçi me gjuhën e tij të ngatërruar dhe me prononcimet shumë konfuze më shumë e ngatërroi idenë sesa i dha jetë. Kurse, z. Vuçiç me forcën e tij të gjykimit ndaj korrigjimit, por edhe me atë që besohet të idesë, nuk mundi ta shtynte më shumë. Arsyetimi i këtij të fundit ishte shumë më i pranueshëm para palës serbe lidhur me kufijtë, por jo për partnerët evropianë.

Mund t'ju interesojë

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetrore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 2 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 20 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 21 orësh

Presidenti serb vazhdon të luajë kartën e viktimës, duke pretenduar se ai është i zgjedhuri i madh me tagrin e vështirë për të zgjidhur një herë e përgjithmonë “nyjën e Kosovës”, në mënyrë që brezat e ardhshëm të serbëve të mund të jetojnë në paqe. Jo rrallë prej tij është artikuluar mendimi pragmatist se është më mirë të fitosh diçka sesa të humbasësh gjithçka. Fjalët e Vuçiç nënkuptojnë se procesi që do t’i japë udhë bisedimeve përfundimtare Kosovë-Serbi do kenë sërish zhvillime.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana e tij presidenti kosovar në Tiranë (8 Maj 2019) ka treguar lojën, që zakonisht liderat shqiptarë bëjnë ndaj Brukselit, duke përmendur bashkimin por edhe padrejtësitë historike. “Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi, që nga ana e tij në të gjithë procesin është përfolur në Kosovë për mbështetjen e pakët. Në fakt ka edhe një element që e ka prishur planin Vuçiç-Thaçi për kufirin dhe kjo lidhej me përfaqësimin. Serbia ka sistem direkt të zgjedhjes së presidentit ndërsa Kosova është republikë parlamentare, që e bën asimetrik tagrin e dy presidentëve.

Kjo e bëri Vuçiç, që pak muaj më parë gjatë fjalimit të tij në Kosovën e Veriut vërtetë kërkoi pajtimin midis serbëve dhe shqiptarëve, por gjithashtu vlerësoi ish-diktatorin serb Slobodan Millosheviç (!!), duke treguar se ende e ka vështirë të realizojë një fjalim i cili mund të jetë i besueshëm që nga fillimi deri në fund për Perëndimin.

Interesant është se në të gjithë këtë proces roli i kryeministrit Rama dhe mënyra sesi po përdoret njohuria e tij për ndryshimin e kufijve dhe atë që është folur mes Vuçiç dhe Thaçit. Paçka se kryeministri është treguar i matur duket se lidhja është shumë më e thellë dhe në ditët në vazhdim do artikulohet hapur ajo që fshihet nga sytë e të gjithëve dhe që njerëzit ende besojnë se është produkt i treshes Vuçiç-Thaçi-Rama.

Tirana me gjithë investimin e saj për Kosovën nuk e ka forcën të bëj gjëra që lidhen me problematika të Kosovës. Tirana, sot e kësaj dite, nuk i është përmbajtur disa prej propozimeve kryesore të marrëveshjeve ashtu si nuk e ka lehtësuar qasjen ekonomike të Kosovës në Shqipëri. Por, Shqipëria në të ardhmen mund të luajë rol, kuptohet kur të stabilizohet pas kaosit politik, në një formë që të eksportojë problematikën e saj me investimin për marrëveshjen e Kosovës.

Një nga format është negocimi ose ajo që lidhet me marrëveshjen që bëri vite më parë Belgjika dhe Holanda, lidhur me një gadishull të vogël rreth 14 hektarë në lumin Maas në Holandë. Ndryshimi kishte karakter thjesht pragmatik, Belgjika pas drejtimit të lumit Maas gjatë viteve 1960, nuk e menaxhonte dot këtë copëz toke, që ishte bërë një strehë e sigurt për tregtarët e drogës dhe kriminelët. Ndërkohë që Belgjika mori në shkëmbim diçka tjetër. E theksojmë se ishte copëz, kurse të dy vende kanë një marrëdhenie të shkëlqyer.

Në rastin e Kosovës dhe Serbisë flitet për dy zona që janë jetike për të dy vendet. Veriu i Kosovës, pjesa e propozuar, ka fuqi ekonomike prej aseteve për republikën e re, kurse Jugu i Serbisë është i rëndësishëm për Beogradin pasi kalon Korridori 10. Pra, është e lehtë të kuptohet se të dy vendet nuk e kanë inincuar ndarjen, paçka çfarë thonë zyrtarët e tyre.  Për më tepër, as Kosova dhe as Serbia nuk drejtohen nga institucione, që mund të bëjnë hapa të mëdha, pasi mungon vullneti i mirë dhe respekti institucional. Tirana thjesht mund të inincojë ndryshime që lehtësojnë vazhdimin e dialogut në këto kushte, ku Serbia bërtet për taksën, ndërsa Kosova për pengimin e saj në të gjitha proceset. Por sa të mundur e ka pala shqiptare në kryeqytet? Në Tiranë mund të flitet për projektet e ardhme mes Kosovës e Serbisë, por vetë Shqipëria është e pafuqishme të flasë për të ardhmen e lidhjeve Kosovë-Serbi, fati i të cilës duket se do të zgjidhet tej Evropës.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë
Para 5 minutash

Rama: Protestuesit kanë frikë të ulen në dialog se i quajnë tradhtarë

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Shtetin nuk e rrëzojnë dot!
Para 9 minutash

Rama del në konferencë shtypi 1 orë para protestës së Berishës: Do shikojmë kërkesat e drejta, por Sht...

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!
Para 49 minutash

Demokratja e Berishës: O Rame, nuk ka dialog!

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?
Para 56 minutash

Dy protesta kundër Ramës, por a kanë të njëjtin qëllim?

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 14 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 15 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 14 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 17 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.