A na njollosen Romela Begajt, Godelli e Pulaku me doping?

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka marrë një tjetër goditje të fortë. Pas Romela Begajt, edhe kampioni i botës në dygarësh, Daniel Godelli ka rezultuar pozitiv në testin antidoping. Po kështu, Hysen Pulaku, pjesëmarrës në Europianin e peshëngritjes për të rinj ka rezultuar pozitiv. Dy raste këto që, nëse do të rezultojnë pozitivë edhe në testin B, do t'i kushtojnë Federatës Shqiptare të Peshëngritjes përjashtimin nga të gjitha kompeticionet botërore.

Godelli e Pulaku, ashtu si Begaj kanë kërkuar t'i nënshtrohen testit B. Nga federata nuk ka bërë asnjë koment.  Lapsi.al mësoi se që një ditë më parë se në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes ka mbërritur një zarf me emrat e dy peshëngritjësve  që dyshohet se kanë përdorur substanca të ndaluara në Botërorin e Kazakistanit dhe në Europianin e moshave të reja.

Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes (IëF) e konfirmoi ljamin me anë të dy deklaratave, siç veproi në rastin e Begajt.  IWF sqaroi se substanca e përdorur është stanozolol, e njëjta që u gjet në testin e Romela Begajt.

Federata nuk ka pranuar të bëjë komente të tjera, deri në mbylljen e plotë të kësaj çështjeje.

Ky është skandali më i madh në peshëngritjen shqiptare. Edhe kampioni i Europës, Erkand Qerimaj u gjet me doping dhe u dënua me 2 vjet pasi mori medaljen e artë. Por vetëm këtë vit janë 4 peshëngritësit shqiptarë të kapur me doping, bashkë me Arbër ÇerÇizin. Pulaku kishte rezultuar pozitiv edhe në Lojërat Olimpike të Londrës. Pyetja publike eshte nese na mashtruan keta apo mashtron dikush tjeter ne Europian per inat se jane shqiptar?!

SHKARKO APP