A po e kthen Erdogani Turqinë në një Pakistan?

 

Nga Mark Almond, The Telegraph

A është Turqia Pakistani i ri? Deri një vit më parë do të ishte dukur e paarsyeshme ta krahasoje aleatin tonë në NATO në dyert e Europës, një kandidat aktiv për t’iu bashkuar BE-së, me Pakistanin e varfër, pa qëndrueshmëri politike dhe të rrënuar nga terrorizmi.

Që prej vitit 2000, Turqia u bë modeli për ata që shpresojnë një shoqëri mbizotëruese myslimane që të mund të ndërthurë demokracinë me suksesin ekonomik. Ndërkohë që Pakistani ka qëndruar në hijen e krizës së pafundme të Afganistanit që prej 1979-s, nën udhëheqjen e Recep Tayip Erdoga, Turqia ka përparuar mjaft që prej 2002-shit.

Por gjatë viteve të fundit, një tren me ecje tejet të avashtë është bërë gjithnjë e më i dukshëm në Turqi. Bombat vetëvrasëse të së shtunës në Ankara ishin vetëm rasti më i fundit një krize të rindezur terrorizmi në Turqi.

Një prej përfitimeve të mëdha të qeverisjes së tij ka qenë armëpushimi me milicët kurdë të PKK-së në Turqinë juglindore. Erdogani në të vërtetë u rikthye në parlamentin turk, pasi ishte ndaluar nga një rajon kurd në 2002-shin për shkak të veprimtarive të tij islamike. U duk se përzierja e fesë dhe politikës nga ana e tij do të sillte një udhëheqës mysliman që mund të pajtonte myslimanët kurdë me turqit etnikë.

Por, sikurse treguan zgjedhjet e qershorit, pjesa e kurdëve turq tani mbështesin kundërshtarët e AK-së së Erdoganit. Kjo vjen gjerësisht si pasojë e mbështetjes së tij për forcat anti-Assad në Siri, të cilët jo vetëm që sunitë, por edhe armiqësorë ndaj kurdëve të Sirisë.

Sikurse aleatët e tij në NATO, Erdogan priste që regjimi i Assadit të shembej po aq shpejt sa diktaturat arabe më 2011. Por ndryshe nga pjesa tjetër e Perëndimit, Erdogani mbajti krah në politikën sektare të Sirisë. Simpatia e Turqisë për xhihadistët atje dhe syri i tij qorr për furnizimet me armë të ISIS-it e kanë ndarë publikun turk dhe i kanë lënë një shije të hidhur.

Përshkallëzimi në Siri në vija etnike dhe sektare po e shqetëson Turqinë. Shumë prej kampeve kundërshtare në Siri shkojnë përtej kufirit. Franca e ndau mandatin e saj mbi Sirinë më 1939-n për t’i dhënë Antiokën Turqisë. Shumë prej “turqve” atje vazhdojnë të përdorin arabishten dhe i konsiderojnë rebelët sunitë në Siri (dhe refugjatët sunitë që janë dyndur në rajonin e tyre kufitar) me një armiqësi jo edhe aq të fshehur.

Në korrik, kurdët në qytetin jugor të Suruc pësuan një sulm të egër vetëvrasës. Dështimi i shtetit turk për ta parandaluar një terrorizëm të tillë dhe përgjigja e ushtrisë turke ndaj sulmit të ISIS-it në qytetin kurd të Kobanes vitin e kaluar janë vepra të një indiference të ligë. Një gjë e tillë ka shtuar dyshimet mes kundërshtarëve të Erdoganit se qeveria e tij mund të qëndrojë pas dhunës terroriste që shumë shpesh po shënon viktima kurde. Kjo është një reminishencë e tmerrshme se si Instituti i Inteligjencës së Ndër-Shërbimit të Pakistanit ka luajtur një lojë të dyfishtë me Talebanët dhe Al Kaedën në Afganistan.

Sigurisht, Turqia, sikurse Pakistani, nuk përballet vetëm me probleme të brendshme. Që të dyja. Që të dyja jetojnë në një rajon të vështirë. Që të dyja mund të argumentojnë se aleatët perëndimorë kanë ndjekur politika që e kanë përkeqësuar situatën e tyre. Por secila prej tyre duhet të përballet gjithashtu edhe me plagët që i ka shkaktuar vetë.

Ambiciet e Erdoganit për të zotëruar politikën turke dhe Lindjen e Mesme i kanë ndërlikuar gjërat. Turqisë i mungojnë burimet për të luajtur rolin e vjetër të otomanëve. Sidoqoftë, janë të pakët arabët dhe turqit që urojnë ta shohin të ringjallur atë.

Marrëdhënia e tij me Rusinë e Putinit u përkeqësua pasi Kremlini dërgoi anije luftarake për të furnizuar Sirinë nëpërmjet Bosforit, ashtu sikurse edhe me naftë, për të cilën Turqia e varfër nga energjitë ka nevojë. Erdogani e ngriti zërin duke kërcënuar se do t’i anulojë importet e energjisë nga Rusia, si dhe projektin e energjisë bërthamore. Tani planet luftarake të Rusisë dhe Turqisë bien ndesh me njëra-tjetrën.

I dëshpëruar për të arritur një shumicë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm, Erdogani duket i gatshëm ta heqë mantelin e shtetarit dhe të vërë bast se, nëse turqit polarizohen në vija sektare, krahu i tij do të jetë ai i shumicës. Kjo strategji po i rihap plagët e brendshme të Turqisë.

Të intensifikosh ndarjet e brendshme ndërkohë që luan politikash me luftën civile të një rajoni, është receta për të rikrijuar problemet e Pakistanit në dyert e Europës. Një gjë e tillë do të ishte një katastrofë si për ne, ashtu edhe për turqit.

Mark Almond ka qenë profesor i përkohshëm në Bilkent University të Ankarasë dhe po përgatit librin “Secular Turkey: A Short History”.

SHKARKO APP