A presim vizita nga Toka e dytë e sapo zbuluar?
A mund të themi tani se presim vizita nga një botë tjetër?Jo kaq shpejt.
Planeti Kepler 452B është 1400 vite dritë larg nesh.Edhe me teknologjinë më moderne, njerëzve do u duhen disa miliona vjet për të shkuar atje.
Nëse atje ka jashtëtokësorë, që kanë anije hapësinore hiper- të shpejta, kjo mbetet e shkruar në yje.
Planeti Kepler 453B, i zbuluar së fundmi nga NASA, është më i ngjashmi me Tokën nga 1030 planete të studiuara deri më tani jashtë sistemit tonë diellor.
Nëse është me të vërtetë një Tokë e dytë, ekspertët nuk e dinë me saktësi.
Ajo që dime deri më tani është kjo:
-Planeti i ri ka një diametër prej 21 mijë kilometrash dhe është 1.6 herë më i madh se Toka jonë.
-Ai gjendet në një të ashtuquajtur zonë të banueshme: distanca nga Dielli i tij është pak më e madhe se distanca e Tokës nga Dielli ynë. Por Dielli i Kepler ndriçon më shumë se ai i yni, kështu që atje temperatura mund të jetë 30 deri në 40 gradë më e lartë se në Tokë. Jo dhe aq miqësore për jetën.
-Kepler 452B rrotullohet rreth Diellit të tij për 384.8 ditë.
Çfarë nuk dimë deri më tani:
-Është e paqartë nëse është një planet shkëmbor apo një planet gazi me një bërthamë të fortë.
-Nuk dihet nëse planeti ka një atmosferë apo ujë, parakushte të rëndësishme për jetën.
-Eksperti i planeteve, Dr. Tilmann Althaus nga Instituti Max Planck, thotë: “NASA duhet të përcaktojë me saktësi masën e planetit. Më pas mund të themi me ekzaktësi se si duket ai. Planetet e ngjashëm me Tokën, të zbuluar deri më tani, kanë rezultuar një dështim. Një binjak të vërtetë të Tokës nuk e kemi zbuluar akoma për fat të keq”.
Por a ka një botë të dytë diku?
Shkencëtari i planeteve, Ralf Jaumann, thotë: “Kërkimi sapo ka nisur. Duke pasur parasysh që ka qindra miliarda yje, probabiliteti është jashtëzakonisht i lartë”.
(Marrë nga gazeta gjermane Bild)