Adi Krasta: “Monologu i Liderit”
Nga Ardi Krasta –
Ne një Shqipëri të plagosur të post termetit, ne nje Shqiperi qe nuk po del dot nga shtetrrethimet e njepasnjeshme dhe gjendjet e jashtezakonshme, ne nje Shqiperi me ekonomi te kercenuar ne kulmin e pandemise, me borxhe e kredi , me papunesi e varferi , na hidhet serish per konsum publik e mediatik, me deklamime kercenuese e gjuhe urrejtjeje, vendimi i prishjes se teatrit duke dashur te na bindin se ky eshte preokupimi madhor i qeverisjes se kesaj Shqiperie ne keto kohe, dhe kjo eshte e do jete gjuha. Gjuha e forcës. Si ajo e kryetarit te bashkisë në daljen e fundit.
Tirana vet ka te tjera drama. Uje i munguar e i shtrenjtuar. Taksa te rritura. Landfillet dhe dramat shoqeruese. Transparence e munguar. Keqperdorim fondesh per trafik interesash e propagande. Betonizimi, kullat..
Vendimi i Kryeministrit, per kalimin e vendimarrjes tek bashkia, shkrepi nje tjeter fizionomi komunikimi te kryetarit te bashkise si per te na bindur qe kete here e kane me gjithe mend. A nuk i thone kryetarit se sharja me sterkala peshtyme eshte shenje e pasigurise? Eshte si nje mermerime me bisht nder shale, por me inatin qe perndrit ngjyren e kuqe te syve qe urrejne.
Ndjej se duhet t’i trembemi urretjes se njeriut me pushtet. Ai/ata nuk e masin dot mundesine dhe pamundesine e tyre. Mund te jete Prishja e Teatrit Kombetar kosto e berjes se kryetarit te bashkise Kryeminister i ardhshem i Shqiperise. Une them me mire pa kryeminister, sesa pa teater.
Ekziston nje bindje se Kryetari ne lidhje me teatrin eshte nje mashe. Une as nuk i besoj qellimit te kalimit te truallit nga qeveria tek bashkia. Duket si nje stunt marredheniesh publike qe fsheh nje ngjarje tjeter me permasa te medha qe pergatitet te zere qendren e skenes shqiptare. Tingellon patetike qe kryeministri ne detyre t’ i jape hapur kryetarit te bashkise teatrin per te pare sa i mban shpina . Te gjithe e dine se duhet tjeter material trimerie per ti shkuar teatrit drejt. Te gjithe e dime se pushtetaret tane te dikurshem e aktuale, teatrit, sikurse Tiranes, sikurse Shqiperise i shkojne tinez, kur bie nata.
Prandaj nuk i tremben tiranasit sterkalave te peshtymes. I tremben territ te nates. Atyre qe mund te mesyjne kunder nje ndertese qe eshte bere kauze.
Djaloshi kavalkanti nuk eshte i prirur te besoje mbrojtesit, specialistet, dashuruesit e kujteses historike, qytetaret. Te besoje, kuptoje, ndjeje e ka te pamundur. Nuk e ka bere kurre. Nuk mundet.
Ka zgjedhur te jete perfaqesuesi i paprincipte i marrjes se kurores se pushtetit, duke lepire lart e duke skermitur nofullat poshte.
E shoh me kurreshtje nervozizmin thonjngrenes . Me ben te qesh nervozizmi i shpenzueshem i tij. Si qytetar dhe votues dyshoj fort ne karaktere te tille drejtuesish. Nuk gjej aty asnje therrime prej lideri. Koha tregon gjithmone se nje lider kulisash deshton. Deshton ai qe blen pelqimin. Ai te cilit i shperthen prepotenca mu ne mes te buzeqeshjes.
Kryetari i Bashkise se Tiranes ka nje qellim te vetem , t’i marre Partine Socialisteve . Kete e ka personale e te perqendruar. Vetem se per te rrenuar perfundimisht Partine Socialiste, ka vendosur te rrenoje dhe Tiranen.