Agron Gjekmarkaj: Atentati ndaj Presidentit Tramp si triumf i gjuhës demonizuese!
Forum E Diel, 14 Korrik 2024 16:32
Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA, u qëllua me snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lendime.
Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohesisht, rrezikoi jeten e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e
shtuar pikëpyetje!Por bashkëkohesia politike duhet të mesojë diçka nga e gjitha kjo. Donald Tramp po demonizohet nga media, nga gjykatat, nga artistë e intelektualë pranë së majtës e fondacionit Soros në Amerikë.
Në përgjithësi në shumë vende, vitet e fundit edhe në Europë, vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qëllim kalkulimin politik dhe pushtetin. Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është dëshmi e tij. Telefonata solidarizuese e Presidentit Biden, lutja e tij për shërim të shpejtë, demostrim i madhështisë së Amerikes! Po kaq dënimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv.Presidentja Kamala Harris. Me sa shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shpërlarjen e trurit duke prodhuar vrasës e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.
Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishen, ish President, ish Kryeministër dhe Kryetar i Opozitës. Disa morën anën e agresorit dhe jo të viktimes. Nuk e di nëse e telefonoi njeri Sali Berishën?!
Qytetarve të tillë më pas u gjinden semundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë, edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë!
Pyetja është nga ata ushqehen shpirtërisht e menderisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?! Si ju lind guximi?
Lehtësia me të cilën politika, media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundershtarët, si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rendin publik po shumë më teper se aq.
Kriminelet që kanë për idhuj politikanë me gjuhë të ndezur, gjyqtarë, artistë që perkufizojnë si djall atë që se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta, besojnë se po plotesojnë dëshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!! Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë mënyrën e sjelljes kudo, do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.
Kjo duhet të ndodhë edhe tek ne ku një themelues i Opoziës, Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997, ku një tjeter goditet egërsisht, e ku gjuha demonizuese mbretëron sovranin!
Kriminelet në Shqipëri janë aktiv për hesap të tyre, shto edhe të indoktrinuarit, çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi por reflektimin jo. Fati u tregua zemër gjërë me Donal Tramp, pse jo edhe me Amerikën e qytetërimin perëndimor, por nuk duhet të jemi në mëshirën e fatit por të mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundërshtarin duke e shndërruar atë në tabele qitjeje!!