FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DITËLINDJA, 60 vite jetë intensive të profesorit të gazetarisë, Mark Marku!

Nga Agron Gjekmarkaj-

Asgjë nuk mund t’i shtoj më shumë urimit të Agron Gjekmarkajt për profesorin e shquar të gazetarisë, mirditorin Mark Marku, me të cilin kam ndarë vite të çmuara në gazetarinë profesionale, etike dhe në shërbim të publikut, që nga gazeta Mirdita e më pas te Shekulli.

I dashur Mark,

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjashtëdhjetë vjet jetë janë një stinë e gjatë, por për njerëz si ti ato nuk maten me kalendarin; maten me gjurmët që lënë te të tjerët. Kam fatin që mbi tridhjetë prej këtyre viteve t’i kemi përshkuar si miq, në besim të ndërsjellë, në kauza të përbashkëta, në ditë të lehta e në sprova që i japin kuptim miqësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për mua ke qenë gjithmonë besë dhe shpresë. Një njeri tek i cili fjala nuk ndahet nga karakteri, dija nga përulësia, bindjet nga dinjiteti. Je ndër njerëzit më të ditur, më të ndershëm dhe më të drejtë të këtij vendi; intelektual i rrallë, profesor e publicist me peshë, por mbi të gjitha njeri me virtyte të larta njerëzore e qytetare, në jetën private po aq sa në atë publike.

Në një kohë kur zhurma shpesh mbulon vlerën, ti ke zgjedhur qetësinë e dijes, forcën e argumentit dhe fisnikërinë e karakterit. Kjo është arsyeja pse je i çmuar jo vetëm nga miqtë, por edhe nga ata që të njohin përmes veprës dhe shembullit tënd.

Të uroj jetë të gjatë, shëndet, gëzim familjar dhe po atë dritë mendimi që ke shpërndarë gjithmonë. Le të mbeten të hapura udhët e bisedave tona, të miqësisë sonë dhe të idealeve që na kanë bashkuar.

Dhe, siç shkruante Pablo Neruda: “Të lindësh nuk mjafton; për të rilindur kemi lindur. Çdo ditë.” Uroj që çdo ditë e re të të gjejë me të njëjtin pasion për jetën, dijen dhe të mirën”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 13285 (68.2%)
Jo 4844 (24.9%)
Nuk e di 1359 (7%)

Vota totale: 19488