Akti i parë i Republikës së Rilindjes

Ky vendim perben aktin e pare te qeverisjes Rama-Basha, te Republikes se Rilindjes. Gjithcka thane gjate zgjedhjeve behet nul. Zerohet pretendimi i Bashes se do ndertoje republiken e re…

Nga Ilir Babaramo

Ne te pakten 14 votime qe jane bere ne Shqiperi pas shpalljes se pluralizmit kjo eshte hera e dyte kur KQZ vendos te shkele kodin zgjedhor dhe te shtyje oren e mbylljes se qendrave te votimit.

Hera e pare ka ndodhur ne 26 Maj 1996.

Me vendimin per te shkelur ne menyre flagrante kodin zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrezoi legjitimitetin e ketyre zgjedhjeve. Here duke pare njeri tjetrin ne sy dhe here duke belbezuar , 6 anetare te KQZ vendosen me ndergjegje te plote te shkelin ligjin ne te cilin eshte percaktuar qarte , e zeze mbi te bardhe , se qendrat e votimit mbyllen ne oren 19. Dhe mund te votojne vetem ata persona qe ne kete ore ndodhen ne hyrje te qendres. Por telefonatat qe moren nga dy kryetaret e partive jane me te vlefshme se ligji.

Ky vendim perben aktin e pare te qeverisjes Rama-Basha, te Republikes se Rilindjes. Gjithcka thane gjate zgjedhjeve behet nul. Zerohet pretendimi i Bashes se do ndertoje republiken e re. Bie dhe pergjerimi i Rames kur thoshte se me jepni timonin per te bere shtet. Sepse themelet e shtetit ngrihen mbi respektimin e ligjit dhe pavarësinë e institucioneve. Por te dyja keto kolona u perdhuan live , ne mes te Tiranes , para kamerave te gjithe televizioneve.

Tani nuk ka ngelur gje tjeter vecse te urojme se ngelet iluzioni i fundit se shtyrja e procesit nuk u be me konsensus qe po me konsusus tufa e cakejve elektorale mos dale per gjah ne kohen kur do transportohen kutitë.

SHKARKO APP