Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 23:37 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës Aktor, regjisor, skenarist dhe producent, Mentor Mataj po ndërton rrugën e tij në kinematografinë shqiptare përmes pasionit, përkushtimit dhe projektit filmik “Triumf Pa Lavdi”.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Sherri në Kuvend
  • Rama dhe ministrat
  • Kursi i eurosë
  • Egnatia
  • Mentor Mataj
  • Blendi Fevziu
  • Monika Lubonja
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Alarm! Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se vendimet e rendësishme për të ardhmen e tyre s’mund ti marrë një individ!

Forum E enjte, 2 Prill 2020 16:45
Alarm! Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se vendimet e rendësishme  për të ardhmen e tyre s’mund ti marrë një individ!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Kastriot Islami –

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kudo në Europë po diskutohet/debatohet, duke thirrur ekspertët më të mirë dhe shkencëtarët më të shquar, per ti dhene pergjigje pyetjes: Cfarë duhet të bëjmë pas pandemisë?

Mund t'ju interesojë

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

REL: PDK-ja kërkon kthimin e ligjit për Specialen në Kuvend, çka tash?

Para 7 orësh
Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca!

Para 8 orësh
DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

DW: Përse u përshkallëzuan protestat e studentëve në Shqipëri?

Para 13 orësh

Por shumë pyetje vijnë pas kësaj pyetje; madje shumica prej tyre duken retorike…:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

• A mund të qëndrojmë pafundësisht në karantinë/izolim total? Natyrisht që përgjigja është JO. Pyetja më natyrale është: Edhe sa kohë do të qëndrojmë në këtë gjëndje izolimi total?
• Cilat janë alternativat nëse dalim nga izolimi total?
• Sa të sigurtë jemi që pandemia s’rikthehet nëse dalim nga izolimi total?
• Si dhe kur duhet te dalim apo do të dalim nga izolimi total?
• A do të mund të kthehemi në normalitetin e mëparshëm?
• Cdo të thoshte normalitet pas pandemisë? Ose akoma më shkoqur:
• Si do të jenë, jeta, shkolla, puna, e tjerë e tjerë në kushtet pas izolimit total?

****
Për të dhënë një pergjigje të saktë këtyre pyetjeve duket shumë e vështirë… Sepse paraprakisht duhet sqaruar se cfarë ka ndodhur gjatë kësaj krize…dhe cfarë pasojash ka lënë kjo krizë gjate periudhës se pandemisë

Së pari, gjatë kësaj krize, ku në qëndër ka qënë izolimi total apo karantina është synuar të ulet përhapja e virusit ndonëse rreth 1 milion banorë në planet kanë rezultuar “pozitivë” dhe 50 mijë të vdekur. Le të imagjnojmë se gjatë kësaj periudhe 6-mujore, 10 herë më shumë individë në planet janë prekur nga virusi; sepse ata ose kanë pasur simptoma të lehta ose s’kane pasur fare simptoma. Ndërkohë që popullsia e planetit është rreth 7,8 miliard atëherë do të rezultonte se vetëm rreth 1,25 individë për mijë kanë qënë të prekur nga covid-19 në nivel planetar. Kjo shifër duket se është pak e shumë edhe për cdo vënd. Kjo të shtyn të mendosh se poullsia që e prekur nga virusi mund të ketë krijuar imunitet është shumë e vogël. Nga shpjegimet e epidemiologëve duhet që të prekej 50-70 përqind e popullsisë që të mund të krijohej “imuniteti kolektiv” apo që quhet ndryshe “imuniteti i masës/tufës”. Pra jemi shumë larg kësaj gjëndjeje. Kjo do të thotë se shoqëria s’ka mundësi të kthehet e sigurtë në normalitetin e meparshem vetëm po ti referohemi këtij parametri. Thënë ndryshe, nëse do të ktheheshim në normalitet, të gjithë ata që s’kanë qënë të prekur nga covid-19, dhe ata janë rreth 99,9 përqind e popullsisë, do të prekeshin nga ky virus.

Së dyti shtrohet pyetja: Atëhere, si do të dalim dhe kur nga izolimi total? Por para se të përgjigjemi kësaj pyetjeje bëhen disa pyetje të tjera.

****
Pra së treti: A mundet ekonomia të rrezistojë dhe sa gjatë mund të rrezistojë ajo pa u rrënuar në kushtet e izolimit total? A mundet buxheti, duke rritur borxhin, të shmangë rrënimin e ekonomisë në kushtet e izolimit total? Derisa ne cfare mase mund të rritet borxhi? Dhe a mund të rritet ai pafundësisht? Përgjigjet duken evidente: borxhi nuk mund të rritet pafundësisht dhe ka një limit të rritjes së tij përndryshe stabiliteti ekonomik do të rrezikohej rëndë. Për rrjedhojë ekonomia duket se nuk mund të rrezistojë pafundësisht në kushtet e izolimit total, madje kohëqëndrimit në këto rrethana duket se po i vjen fundi…

****
Së katërti: Si do të mund të dilnim nga izolimi total për tju kthyer normalitetit? Një mënyrë do të ishte vaksinimi i popullisisë; por për të qënë realist e të ndershëm me publikun kjo duket një perspektivë e largët. Ka disa ekipe që punojnë në botën e zhvilluar dhe të gjithë pa përjashtim deklarojnë se kjo është një mundësi që ka gjasa të bëhet realitet vetëm pas 12-18 muajve. Pra në periudhën nga sot deri pas 12-28 muajve shtrohen të njëjtat pyetje. Thënë më troc: as qytetarët dhe as ekonomia s’rrezistojnë dot në kushtet e izolimit total për edhe 12-18 muaj, pra edhe kjo nuk është një zgjidhje realiste për rikthim në normalitet.

****
Së pesti: A kanë epidemiologët ndonjë zgjidhje tjetër për të mundësuar rikthimin në normalitet? Teorikisht ekziston mundësia e prodhimit të medikamentit/medikamenteve që mund të përdoreshin për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Edhë në këtë aspekt përspektiva afatshkurtër duket e zymtë. Ekipet e shkencëtarëve po punojnë por ende nuk ka një përgjigje pozitive dhe kjo duket relativisht e largët po të kemi parasysh urgjencën që kanë qytetarët dhe ekomoma për të dalë nga izolimi total. Pra edhe kjo mundësi duket e parealizueshme.

****
Së gjashti: A mund të riktheheshim në normalitetin e meparshem përmes krijimit të “imunitetit kolektiv”? Përgjigja teorike është pozitive. Por më lart shpjeguam se jemi shumë larg kësaj situate, sepse te infektuar nuk jane me shume se 1,25 individe per mije, për rrjedhojë nëse do të kalonim në normalitetin e para pandemisë atëherë në kushtet e mungesës së “imunitetit kolektiv” shansat janë shumë të mëdha të ndodhte infektimi masiv e te riktheheshim përsëri në pandemi.

****
Atëhere shtohet pyetja: cfarë mbetet për të bërë? Pra nëse kemi arritur në këto përfundime:

• nuk qëndrojmë do të izolim total sepse as qytetarët dhe as ekonomia nuk e suportojnë një gëndje të tillë;
• nuk rikthehemi dot në kushtet e normalitetit si më parë se ekziston reziku i lartë i rikthimit në pandemi sepse imunteti kolektiv nuk është siguruar dhe vaksina duket e largët për tu bërë e aksesueshme nga qytetarët apo as medikamentet për trajtimin e sëmundjes nuk duken në horizont.

****
Në këto kushte në vëndet e zhvilluara po diskutohen në mjedise shkëncëtarësh, profesionistësh të të gjithë fushave dhe vendimarrësish politikë opsionet për ti dhënë përgjigje pyetjes: Si dhe kur do të dilet nga rrethanat e izolimit total/karantinës? Si do të jetë jeta pas kësaj krize?

Janë sygjeruar disa opsione/skenare, dy prej të cilave janë:

Njëri prej tyre quhet “stop and go”. Që do të thotë që thotë shoqëria te rikthehet në nomalitet për një farë kohe dhe pas një periudhe bie përsëri në pandemi. Pastaj përsëri rikthehet në normalitet e kështu më rradhë derisa të gjëndet ose vaksina, ose medikamenti për trajtimin e sëmjndjes ose deri sa të krijohet “imuniteti kolektiv”. Ky duket një opsion i “pranueshëm” në letër por pothuajse i parealizueshëm në realitet dhe me shumë gjasa duket se do të refuzohet.

Tjetri bazohet në një “përzierje qasjesh”; kjo do të thotë që do të ruhet izolimi por jo plotësisht. Ky ndryshe quhet opsioni i “izolimit të diferencuar dhe gradual”. Në këtë rast do të duhej paraprakisht të kryhej një testim masiv i popullsisë për të përcaktuar se cilet individët kanë qënë të prekur nga covid-19 dhe kanë krijuar imunitet. Në kushtet (ende të pasqaruara plotësisht) kur imuniteti i krijuar ruhet dhe vepron nëse ata ribien në kontakt me covid-19, të gjithë personat që do të rezultonin nga testimi me imunitet mund ti riktheheshin normalitetit te meparshem. Në këtë rrethana do të përjashtoheshin përmes “diferencimit”, pra do të mbeteshin në kushtet e izolimit total apo pothuajse total të gjithë segmente/grupet vunerabël të shoqërisë, personat me sëmundje kronike, mosha e tretë, e tjerë. Të tjerët do ti “ktheheshin normalitetit të ri” pra do të mund të rifillonin të jetonin e punonin në rrethanat e reja të përcaktuara nga rregulla të forta të mbrojtjes nga covid-19.
Thënë ndryshe: duket se shoqëria duhet të përgatitet për të jetuar normalitetin e ri sepse rikthimi në normalitetin e para epidemisë duket pothuajse i pamundur, së paku në periudhën afatshkurtër.

****
Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen edhe për këtë situatë shumë të vështirë e komplekse të pas-pandemisë. Madje kjo duket më e komplikuar dhe më e vështirë se ajo e pandemisë. Për më tepër kjo nuk mund të përballohet me mashtrime e gjënjeshtra dhe as më xheste naïve trimërie e heroizmi. As duke u marrë vendimet nga një individ i vetëm, kjo s’duhet të ndodhë e as duhet lejuar në asnjë rrethanë. Madje kjo vendimarrje nuk duhet të lejohet të merret as nga ashtëquajtura shumicë e vetëgjykuar, Rilindja. Sepse në këtë rast bëhet fjalë për të marrë vendime do të thoja “mes jetës e vdekjes” për cdo individ , familje, prind apo fëmijë që ndodhet mes rrezikut të virusit dhe urisë por edhe për të gjithë shoqërinë që ndodhet mes rreziqeve të pandemisë dhe të rrënimit ekonomik. Kudo këto vendime po gatuhen përmes debatesh dhe konsultimesh ku janë implikuar njerzit më të aftë dhe më të mëncur dhe përmes një transparencë maksimale është sigurar mbështetja dhe bashkëpunimi ekstremal i të gjithë qytetarëve.

Etiketat e lidhura

edi ramaepidemiakastriot Islamikoronaviruskriza
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League
Para 2 orësh

Egnatia i shpëton fitorja në Danimarkë, por mbetet e pamposhtur në Conference League

Bushati: Policia është dëm kolateral
Para 3 orësh

Bushati: Policia është dëm kolateral

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar
Para 3 orësh

”PD kërkon bashkëqeverisje”, deputeti i PS-së për sherrin në Kuvend: Teatër i shëmtuar

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 3 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 6 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 5 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

4 Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës
Para 1 ore

Mentor Mataj, nga Zapodi i Kukësit drejt kinematografisë: Një ëndërr që mori jetë përmes sakrificës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.