Alban Daci: Gerti Bogdani është kandidatura më e mirë për Tiranën!
Nga Alban Daci:
Gerti Bogdani është kandidatura më e mirë për Tiranën!
PD mund të thuhet se në planin politik dhe organizativ e ka mbyllur tashmë procesin e reformimit duke rinovuar organet kryesore si Këshillin Kombëtar, Kryesinë dhe Sekretarët. Procesi i reformimit i PD dha një sinjal të qartë se kjo parti jo vetëm se nuk ka frikë për t’u rinovuar, por tashmë e bëri realitetin duke bërë pjesë të Kryesisë persona që e kalojnë pa asnjë problem jo vetëm vetingun ligjor, por edhe atë moral duke pasur emra që kanë vetëm vlera pozitive e nuk mbajnë mbi supe asnjë akuzë në të kaluarën.
Në mesin e emrave të rinj që bëhen pjesë të Kryesisë është edhe Gerti Bogdani që rezultoi edhe ndër më të votuarit. Partia Demokratike siç e thash më sipër e ka mbyllur tashmë procesin e rinovimit në këndvështrimin politik e organizativ, por ajo nuk e ka nisur akoma procesin e përfshirjes së elementëve nga shoqëria civile apo nga organizata e organizma të tjerë që duan të bëhen pjesë e projekteve të saj për duke ofruar një alternativë reale qeverisje.
Me mbylljen e procesit të rinovimit të saj, PD ka mundësi, liri e hapësirë më shumë të merret me procese të tjera që kanë të bëjnë me promovim të disa figurave për zgjedhjet e ardhshme lokale që sipas gjasave mund të jenë shumë shpejt të parakohshme nga mundësia e rrëzimit të zgjedhjeve lokale nga Gjykata Kushtetuese. Rinovimi apo reformimi i PD duhet të jetë edhe në kahun e duhur për të fituar zgjedhjet apo sfidat zgjedhore në të ardhshmen e afërt apo të largët.
Gara më e rëndësishme është padyshim ajo për Bashkin e Tiranës, qoftë për nga forca politike/elektorale, por edhe si mundësi e artë për të ofruar një model të rëndësishëm e paraprak qeverisje.
Gerti Bogdani është kandidatura thuajse e vetme e PD për Bashkine e Tiranës i mbështetur masivisht nga forumet e anëtarësia e kjo u vërtetua edhe në garën për anëtarësinë e Kryesisë duke rezultuar më i votuari.
Gerti bënë pjesë tek ekselenca e shkolluar jashtë qe me guxim është rikthyer për të kontribuar për vendin.
Bogdani ka edhe një eksperiencë të rëndësishme që lidhet pikërisht me Bashkin e Tiranës, sepse ka qenë i zgjeshur në njësinë 10. Pse Bogdani është kandidatura më e mirë përballë Veliaj?
1. Bogdani është i shkolluar si ekselent në SHBA;
2. Bogdani nuk ka asnjë njollë e asnjë akuzë as për korrupsion e as për abuzim me detyrën;
3.Bogdani është një figurë e pa konsumuar as nga koha e as nga skandalet;
4. Bogdani është politikanme një diskurs të lartë politik e kjo duket në mënyrën e artikulimeve publike që ai bën duke ruajtur gjithmonë urtësi, por edhe një mendim të thellë politik;
5. Bogdani është nga ata politikan që e ka kapërcyer psikozen apo llogoren e ideologjisë duke përfaqësuar me shumë qytetarin si përbërje të rëndësishme sociale të vendit;
6.Bogdani nuk është bërë pjesë e debateve miskine duke qëndruar thuajse gjithmonë mbi palët dhe kjo e ka bërë që ai të jetë një figurë e dashur nga anëtarësia.