Alqi Bllako i inceneratorëve dhe listat e PD
Nga Bledian Koka
Mesa duket është e pamundur që listat e dy partive kryesore nuk mund t’i shpëtojnë kurrë debatit për përbërjen e tyre. Ashtu ndodhi dhe mbrëmë.
Së pari, ajo e PD-së, e cila është një listë që nuk të shkakton buzë-rrudhje në prezantim të parë. Si një listë pa kriminelë, pa të korruptuar, pa subjekte të OFL-së, pa ofiqarë, të cilët kanë firmosur me verbëri inceneratorë që i bëjnë shkrumb e hi taksat e shqiptarëve.
Lista e PD-së është ajo tjetra, që jep përgjigje më së pari me përbërje të njerëzve të cilët në dyshim “Right or Ërong”, janë “RIGHT”. Lulzim Basha nuk duhet të bëjë sot gabimin që të krahasojë listën e tij me të Edi Ramës.
Kryeministri i shndërruar në komentator, u mundua sot të fshihte dhimbjen për humbjen e betejës së parë që është ajo e cilësive të gjithësecilit. Listë për Listë, demokratët ia futën. Në betejën “Babale” e drejta rezulton në anën e PD-së, Edi Rama pranoi se Ervin Salianji kishte të drejtë dhe për këtë arsye e internoi Fatmir Xhafajn në golgotën e listave rilindase. Edhe Lulzim Basha e mendon njësoj 🙂. Largimi me stilin “partia tënde të dënon” i pupilit të amerikanëve për Reformën në Drejtësi u dënua me asgjësim. Që këtu mund të kuptohet se kush po tenton ta kapë Drejtësinë e Re.
Asgjësimi i Ditmir Bushatit si nënshtrim ndaj kërkesave të Rexhep Taip Erdogan është një akt që Edi Rama nuk mund t’ia justifikojë socialistëve si arsye pse ai s’paska takuar socialistët. A e ka bërë më shumë këtë Alqi Bllako? Ky i fundit është i kundërti i Ditmir Bushatit, i cili më shumë se një herë ka denoncuar qasjen pro-oligarkike të Edi Ramës.
Prandaj sot lista e PS-së është ajo që merr në mbrojtje firmëtarët e inceneratorëve dhe jo kundërshtarët e tyre. Në këtë mes nuk ka asgjë socialiste, por thjesht pazar personal.
Unë nuk e di se si do të performojnë demokratët në pushtet, por e di dhe e kam parë mirë se çfarë kanë bërë socialistët me të.
Deri në një njoftim të dytë ju përshëndes të gjithëve me foton e një figure të korruptuar si Alqi Bllako, i cili e nisi karrierën tek PD, por veten e gjeti tek PS!…
P.S…madje më shumë se sa Ditmir Bushati e Pandeli Majko!