Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 13:05 Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United Trajneri anglez është rikthyer në qendrën stërvitore të klubit, ndërsa drejtuesit e Manchester United ende nuk kanë bërë të ditur një vendim për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
Lajmet e fundit
Në trend
  • Topi i Artë
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Mbappe
  • Ben Blushi
  • Erjon Vishkulli
  • Të shtëna Shkodër
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

E para vjen partia, pastaj Shqipëria

Forum E diel, 8 Mars 2026 14:05
E para vjen partia, pastaj Shqipëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

NGA AGRON GJEKMARKAJ

Pirro Dengu, ndonëse i plagosur shpirtërisht, hyri në sallën e Kuvendit si bilbilenjtë para litarit, siç i ka hije sërës se tij dhe zuri vendin historik qe i takon ndanë Zeniqesë !! Një dhimbje tragjike mposhtej nga statura e tij madhështore! Ai mbronte vatanin, komandonte ushtritë dhe bënte terbiet gjeneralet e hazdisur, ulëriti Damo dhe pastaj, i mbytur nga dëshpërimi, u shkreh në vaj! Shalsi delikati ç’hoq ta qetonte!

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Para 38 minutash
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

Para 1 ore
Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Ç’mendon Gjermania për marrëveshjen e Audit me Presidentin Trump

Para 1 ore

“Ç’do të bëhet tani me Shqipërinë?”, pyeti Ervin Hoxha me një shqetësim të thellë patriotik dhe qimet e kresë ju ngritën përpjetë si fruzhë !

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mbemë në dorë të Nufit, tobe estakfurullah, tha Klosi i shkretë, gjithmonë i fundit, por tashmë vetëm numër !! Toni, njëri prej tre buajve të parlamentarizmës, i cili e braktisi atë parmendë për të rrëmbyer plorin e ekzekutivit, rrinte rëndë dhe Ulësia i dukej si axhami i papunë, gati si teveqel!

Ndihej si një reformator i madh i Drejtësisë. Ai lëmonte jelekun me sumbulla, lëshonte pasthirrma dhe ofshante ah e eh, pinte ujë herë pas here!!

Lamellari, mbathësi i kuajve, qyqari më shihte me një ndjenjë triumfi: “Deshe Etildën ti në vendin tim, sikur më thoshte, mjaftohu të shikosh Tezen si rrap madhështor që ka mbirë pas shtrëngatës së 2013 dhe akoma nuk po shkulet!

Nikua ka hequr e vuajtur këto kohë, duke shkuar e ardhur nga Korça herë me gomar, herë me mushkë, kalë a pelë, se helbete rrugët janë të prishura nga këto dreq stuhi korrupsioni!

Madje, një ditë, në qafë të Moglicës desh bëri kollotumba, po, për fat, Kostaqi, i cili vigjëlon pranë tij, edhe këtë rradhë u tregua në lartësinë e misionit, si spirancë e mbajti pelën për kapistre, kur një librazhdiot nga trimat e Taos e trembi që ai të rrëzohej e t’i zinte vendin! Deshe na bere gjemen moj virane e përkëdheli, pastaj embel kafshen e ngratë!

Po prapë ka brengë në gji: a i besohet njërit me mbiemrin Karakaçi, ngado që ta marrësh, me meze brenda, në daç në shqip, në daç turqisht, pastaj andej nga Jugu karakaçe i thone laraskës, dhe ne do na ndreq rrugët Enea Laraska mozomakeq, psherëtiu dhe e lëshuan gjunjët!

Aty pranë u gjend Klodi me Pendavinë që i njomen buzët me pak ujë e sheqer, që t’i ngrihej tensioni! Eh, ka halle e halle kjo dynja, psherëtinë dy doktoret.

Sypetrit Malaj ishte shumë i lumtur ! Hë për hë kishte shpëtuar dhe jo vetëm kaq, por askush nuk po merrej me të dhe dukej sikur ngrohej në diell duke dremitur dhe belbëzontë ca vargje optimiste:

“Jam Malaj, sypetriti/Mos u lodhni se nuk iki/ Po ika, u bë qameti/Ylefe s’do ketë mileti.” Evis Kushi bënte hyzmet sa andej këtej, e bindur që një ditë do binte në sy dobia e saj e njohur!

“Jam Evisi, kush s’më njef /Iu bëfshin punët def/Mos bëni sikur s’e dini/Qesh Vezire te Arsimi/ me erri nata s’me su agimi/

E ka thëne gjyshja e Ogit, mos u gëzo o i gëzuar, mos u hidhëro o i hidhëruar ! Kur ja tha Buçkos ajo këtë, ai u mvrenjt ënde më!

Këtë i thamë edhe ne Nallbatit, i cili ishte tërbuar me keq se një dem në Madrid! “I bënë atentat Mamicës , i bënë, që mos bëfshin hajër, rënkonte, herë i binte kokës e herë banakut, të dyja oshëtimat të kallnin datën!

Do ia shkul mjekrrën me këto duar atij Babos që bëri këtë hata , që ju shkurtofshin ditet në karrige ! Do na bombardojë NATO, çakërdisej!

Rutja mendonte për paqen, kur cimbiste faqet e Mamicës, tani ç’të bëjë me qimet si push miu të atij Nuredin Hoxhës që e zëvendësoi, do bëhet hataja, vikaste! Po jo, i thashë, ngushëllohu, ka portretin në korridor të Kuvendit, aty ku historia nuk është një llaf goje! Lere, vëlla, Zot më mblidh mendjen se do bëj të pabërën, lëshoi kumtin dhe rendi drejt së panjohurës, duke kënduar një melodi devollitshe-labçe:

“Mor Rute, more ditzi/Ç’na gjeti mua dhe ti/Nuk ia vlen më sakrifica/Kur në krah t’mungon Mamica/ Ç’më gjeti mua të gjorin/Në Devoll do marr traktorin/Ti s’ke cilë të ledhatosh/Po dhe unë ndihem bosh.”

Kryezëvendës Lideri Flamur, i fresket dhe djaloshar nga përvjetori i 55-të, që për çudi koinçidon me titullin e gazetës së Faros , u kthye më në fund mes nesh, për t’i nxjerrë Zeniqesë damarin në qafë si kallamboq nga zemërimi, tek thërriste e vikaste !

Blendi Gonxhe dukej si ari polar që vëzhgonte mbi një kodër akulli botën rreth tij, mos befas i thyhej, paçka se ndihej alkimist që fotografen e bëri zëvendësministre dhe kolauduesit e makinave drejtora kulture!

“Jam ministër, Blend më thonë/Dhe punoj deri vonë/Të jesh ministër kulture/Mjafton të veshësh poture e te jesh zullap me nure/

Gjithçka po shkonte mbroth, derisa Tao, i mbetur me gisht në gojë nga ndryshimet në qeveri, i etur dhe i uritur bashkë për të zënë vëndin e Belës, lëshoi gojën si të ishte përroi i Zaranikës ndaj Albanës sonë!

Ju turr Gaz Bardhi me Klevis Ballinë për ta kopanisur, po iku nga sytë këmbët, duke hipur mbi banka e kërcyer pupthi! Ai vrap dhe Gazi e Klevisi ndiq tek i shtrinte pellemben!

Niko çirrte faqet e lutej – amanëni more djema, ejani në vete, mbani dorën! Kur Tao u kthye, u përball me një furi zjarri nga Jorushi i Tabakëve, sytë e së cilës nxirrnin xixa dhe nga goja saçme per të mbrojtur Albanen nga ato llafe te liga.

Befas u shfaq jo vetëm e penës, por edhe e dyfekut, tha Braçja për të. Ndaj Kronika të bëjë drejtësi, të çojë hakën tek i zoti!

Ndërkohë, sikur të mos i mjaftonin dertet që ka, Babos po i fanepset edhe Ditmari i cili, nuk shëtit më si turist hungarez, por jep këshilla prej të urti që sapo ka zbuluar të mbuluarën dhe po na thotë që partia e shteti janë bërë një. Po pse i do të ndara ai paudhë, do ta bëjë Babon pjesë-pjesë? Ik, more, lipsu se i qan tjetërkush ato daramete, iu hakërrye Blend Klosi me Dilo Nasufnë dhe ia moren këngës: O Ditmar, more Ditmar/Kjo nuk është qeder, por qar/ Se drejtorët në Parti/Vinin dhe kur ishe ti/Mblidhe mendjen, bëje top/e para vjen partia pas tyre Shqiperia!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United
Para 8 minutash

Në rrezik shkarkimi, por Carrick vijon normalisht punën te United

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë
Para 19 minutash

PSG shpallet klubi më i mirë i sezonit, Al-Khelaïfi: Krenarë për punën tonë

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari
Para 24 minutash

E përplas makina teksa po lëvizte me biçikletë, humb jetën 63-vjeçari

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë
Para 38 minutash

Një parti e re: E fortë në sondazh, e brishtë në praktikë

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
26 Tetor 2026, 10:44

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 22 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 15 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.