Anadollak, me tepsi para shqiptarëve dhe me atlete para ndërkombëtarëve

Sjellja anadollake e Kryeministrit të Shqipërisë është e hershme. Është e brëndshme. Lidhet me kompleksin e tij të theksuar të inferiotetit. Lidhet me idenë e tij fikse se kështu mund ti nënshtrojë shqiptarët. Dhe kështu mund të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve. Është gati të bëjë gjithcka që të shfaqet “tërheqës”. Duke kollofitur i uritur makarona..Duke rrëmbyer tepsinë..Duke pozuar me atlete. Por që të gjithë e lexojnë si sjellje anadollake.

Kryeministri i Shqipërisë e ka nisur karrierën politike duke ngrënë i urritur një pjatë me makarona; njihet fotoja e famshme e djaloshit me bluze me ngjyrat e ylberit duke kollofituar makarona. Këtë histori do ta tregonte si “shaka” kryeshqiptari gjatë darkave me homologët ballkanikë në pritjet e dhëna nga drejtues perëndimorë të cilët mezi prisnin të shikonin mënyrat e sjelljes së këtyre strongmenëve të Ballkanit që kishin trashëguar shumë nga sjelljet anadollake. Kryeshqiptari do të spikaste me stilin e tij të vecantë anadollak.

Kryeministri i Shqipërisë do të shfaqej anadollak edhe para shqiptarëve kur të gjithë fushatën e fundit elektorale do ta përqëndronte te “tepsia”, simbol i sjelljes anadollake të një drejtuesi politik. Nuk ka asnjë individ tjetër në universin perëndimor që ti kërkojë votuesve ti japin të gjithë tepsinë e pushetit sepse nuk dëshëron ta bashkëndajë me askënd tjetër.

Sepse vetëm kështu, nëse e merr për vete të gjithë tepsinë, qeverisja do të jetë më e mirë, progresi do të jetë më i shpejtë, shqiptarët do të jetojnë shumë më mirë. Por nuk mbaron me kaq sjellja tipike anadollake e Kryeministrit të Shqipërisë. Me një kompleks inferioriteti ekstrem, sepse nuk di të tregojë asgjë tjetër, për shkak të formimit të cunguar dhe aftësive të pamjaftueshme,

Kryeministri ynë për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve filloi të shfaqej me kostum e me atlete në takimet ndërkombëtare, duke pozuar para kamerave vetëm e vetëm të tërhiqte vëmendjen. Sjellje tipike anadollake. Por që asnjëherë nuk pati guximin ta bënte me idhullin e tij Erdogan. Dhe e ndërpreu pasi mori një shuplakë të fortë në një takim me përfaqsues të një shteti të fuqishëm, përfaqsuesi i të cilit, thuhet se urdhëroi largimin e “personit me atltete” kur bëhej fotoja e pjesëmarrësve. Marrë nga /Syri.net/

SHKARKO APP