Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 08:02 Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik Ndërprerjet e planifikuara të energjisë në Ukrainë kanë nisur që në tetor, ndërsa Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj rrjetit energjetik. Në Kiev disa familje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Analiza/ Filip Çakuli: Republika popullore e protestës!

Forum E mërkurë, 9 Shtator 2026 15:03
Analiza/ Filip Çakuli: Republika popullore e protestës!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dua ta theksoj që në fillim, se jam përkrahës e mbështetës i çdo lloj proteste, jo vetëm me dhjetra, qindra e mijëra pjesëmarrës, po qoftë dhe një protestues i vetëm. Sepse është një nga mrekullitë e demokracisë. Por, nuk mund të pajtohem me dhunën, me anarshinë dhe banalitetin, që nuk dëshmon qytetari, po rrugaçeri. Më nxiti për të hedhur këto shënime akti i një vajze të re, ndaj një zonje të nderuar, me fyerje, me sharje dhe me akuza, si hajdute. Zonja dinjitoze nuk ktheu përgjigje. Po të isha unë, do t’ia kisha treguar, sa i vlen lëkura…

Ku sovrani matet me decibel, opozita me vezë dhe demokracia me rrugë të bllokuara Shqipëria është demokraci. Dhe prova më e madhe se është demokraci është se, sa herë bëhet një protestë, pjesa tjetër e qytetit nuk lejohet të lëvizë. Sepse demokracia jonë funksionon thjesht:

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Unë kam të drejtë të protestoj.
Ti ke të drejtë të presësh në trafik.
Unë kam të drejtë të bllokoj rrugën.
Ti ke të drejtë të fikësh motorin.
Unë kam të drejtë të ulëras.
Ti ke të drejtë të dëgjosh.
Barazi e plotë!

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tirana ka shesh para Kryeministrisë. Ka bulevard. Ka sheshin “Skënderbej”. Por këto nuk mjaftojnë.
Protestuesi shqiptar nuk kërkon shesh. Kërkon kryqëzim.
Sepse çfarë proteste është ajo ku qytetari kalon normalisht me makinë?
Duhet bllokuar rruga. Ndryshe Rama mund të mos e marrë vesh që je zemëruar.
Në fakt, Rama mund të jetë në zyrë duke pirë kafe, ndërsa ti ke bllokuar një hidraulik nga Kombinati, një infermiere që po shkon në turn dhe një nënë që po merr fëmijën nga kopshti.
Qeveria vazhdon punën. Qytetari dënohet. Revolucion perfekt!
Po policia?
Policia është aty. Sheh. Vëzhgon. Kujdeset që protesta të zhvillohet normalisht. Pra që bllokimi të vazhdojë pa u bllokuar.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 11 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 22 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Polici sheh qytetarin që nuk kalon dhe protestuesin që nuk e lë të kalojë dhe, me sa duket, mendon:
— Të dy kanë të drejta. Vetëm njëri ka rrugën.
Në këtë pikë qytetari mund t’i drejtohet policit:
— Zotëri, dua të kaloj.
— Nuk mundesh, ka protestë.
— Po unë protestoj kundër bllokimit të rrugës.
Këtu sistemi pëson kolaps. Sepse kemi protestues kundër protestuesit. Kush ka përparësi?
Kodi Rrugor nuk e ka parashikuar.
Pastaj fillon demokracia ushqimore.
Vezë! Domate! Miell!

Deputeti del nga Kuvendi dhe nuk e di nëse po shkon në shtëpi apo po hyn në sallatë.
Një vezë nga e majta. Një domate nga e djathta. Pak miell nga qendra. Edhe dy kastravecë dhe kemi reformën zgjedhore.

Kjo është faza më e lartë e debatit politik shqiptar:
Kur mbarojnë argumentet, hapet frigoriferi.
Deputeti thotë:
— Kam mandat nga zgjedhësit!
Protestuesi:
— Prit se kam edhe gjashtë vezë!
Dhe fiton ai që ka kutinë më të madhe.
Monteskjeja foli për ndarjen e pushteteve. Ne kemi bërë një përmirësim:
Legjislativin, ekzekutivin dhe bulmetin.
Pastaj vjen kultura qytetare. Turma nis në kor:
“Edi Rama, të q… robtë!”

Në mes të Tiranës. Me gra. Me të moshuar. Me fëmijë.
Ndonjë prind mund t’i ketë thënë fëmijës para se të dalë nga shtëpia:
— Mos thuaj fjalë të pista se është turp!
Pastaj e merr për dore dhe e çon në protestë:
— Tani dëgjo xhaxhallarët si bëhet demokracia.
Fëmija kthehet në shtëpi me një edukim të plotë qytetar.
Të nesërmen në shkollë mësuesja e pyet:
— Çfarë mësove dje për demokracinë?
— Mësova robtë e Kryeministrit.
Edukimi qytetar, kapitulli VII.
Pastaj vjen kryevepra: “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren!”
“Gjithë Shqipëria”?!

Këtu ndalemi. Sepse sapo ndodhi një mrekulli statistikore. INSTAT-i mund të mbyllet.
Nuk duhen më anketa. Nuk duhen zgjedhje. Nuk duhen sondazhe.
Mjaftojnë një mikrofon, një altoparlant dhe 500 veta që bërtasin fort.
Dhe u krye: Shqipëria foli!
Po ai shqiptari në Shkodër që nuk është aty?
E urren.
Ai në Korçë?
Edhe ai.
Ai në Vlorë që po ha peshk dhe s’e ka mendjen fare te protesta?
E urren patjetër.
Po ai që e voton Ramën?
Edhe ai e urren.
Nuk e di akoma, por protesta ia ka sqaruar.
Madje protestuesi nuk përfaqëson vetëm ata që janë gjallë.
Me pak entuziazëm mund të deklarojë:
“Të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit, të gjallë dhe të vdekur, kërkojnë largimin e qeverisë!”
Kjo puna e të folurit në emër të popullit është magjepsëse.
Del një zotëri me mikrofon:
“POPULLI KËRKON!”
Cili popull?
— Populli!
Sa veta?
— I gjithë populli!
Po kush të autorizoi?
— Populli!
Ku?
— Këtu!
Po këtu janë 2 mijë veta.
— Janë përfaqësuesit e popullit!
Kush i zgjodhi?
— Vetë populli!
Kur?
— Mos provoko!
Këtu mbyllet teoria politike.
Në fakt, protestuesi mund të flasë me plot të drejtë në emër të vetes: “Unë dua që Rama të ikë.”
Shumë mirë.
Mund të flasë edhe bashkë me të tjerët: “Ne duam që Rama të ikë.”
Shkëlqyeshëm.
Por kur thotë: “SHQIPËRIA DO QË RAMA TË IKË!”, atëherë ka bërë një hap të vogël nga protestuesi dhe një hap të madh drejt pronarit të Shqipërisë.
Madje as për familjen e vet nuk mund të jetë gjithmonë kaq i sigurt.
Mund të bërtasë: — Familja ime e urren Ramën!
Dhe nga shtëpia t’i telefonojë gruaja:
— Fol për vete, se unë e votova!

Demokracia ka një defekt të tmerrshëm: Edhe ai që nuk mendon si ti është qytetar. Edhe ai që nuk proteston është popull. Edhe ai që voton kundër teje është shqiptar.
Madje skandal i vërtetë edhe ai që voton Ramën ka pasaportë shqiptare.
Kjo e komplikon shumë revolucionin.
Sepse do të ishte shumë më praktike sikur “popull” të quheshin vetëm ata që janë në protestë.
Të tjerët mund t’i quanim: “popull teknik”.
Prandaj propozoj që protestat e ardhshme të organizohen me rregulla të qarta.
Në hyrje të shpërndahen: një pankartë, një bilbil, dy vezë, një domate, dhe një certifikatë:
“Mbajtësi i këtij dokumenti autorizohet të flasë në emër të 2.4 milionë shqiptarëve.”
Për protestuesit më aktivë mund të jepet edhe licenca premium:
“Lejohet bllokimi i kryqëzimeve, sharja kolektive dhe përdorimi i produkteve bujqësore kundër deputetëve.”
Ndërsa policia të pajiset me një tabelë të madhe: “QYTETARË, MOS U SHQETËSONI. RRUGA ËSHTË E BLLOKUAR NË EMËR TË LIRISË SUAJ.”

Sepse protesta është e shenjtë në demokraci. Por demokracia nuk është: Unë protestoj, prandaj ti hesht.
Nuk është: Unë jam 5 mijë veta, prandaj jam 2.4 milionë.
Dhe sidomos nuk është: Unë kam mikrofonin, prandaj jam populli.
Se po qe kështu, nuk na duhen më zgjedhje. Blejmë një palë altoparlantë më të fuqishëm. Dhe kush bërtet më fort… merr qeverinë.

Etiketat e lidhura

Filip Cakuli
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik
Para 29 minutash

Kriza energjetike në Ukrainë: ndërprerje deri në 20 orë në Kiev, frika për një dimër kritik

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur
Para 30 minutash

Shembja e një ndërtese në Brooklyn: dy të vdekur dhe 19 të plagosur

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 2 orësh

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 11 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 15 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 17 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 2 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.