Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

ANALIZA nga Jonila Godole: Pikat për ringritjen e PD për zgjedhjet e 2025

Forum E mërkurë, 31 Maj 2023 19:13
ANALIZA nga Jonila Godole: Pikat për ringritjen e PD për zgjedhjet e 2025
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Jonila Godole

Si arriti deri këtu dhe si fiton PD-ja më 2025?

Gjendja e Partisë Demokratike sot është rrjedhojë e një politike të gabuar dhe e vendimeve të gabuara për më shumë se një dekadë. Nga viti 2013, PD ka shkuar nga humbja në humbje, pa bërë asnjëherë një analizë të shkaqeve dhe pa mbajtur askush përgjegjësi. Kjo situatë e ka kthyer humbjen në një normalitet, duke i dhënë mundësi humbësve të qëndrojnë në krye të partisë, duke bërë përgjegjës gjithmonë të tjerët dhe, pa reflektuar për rolin dhe vendimet e tyre të gabuara.

Rezultati i zgjedhjeve të fundit, përveç humbjeve të njëpasnjëshme është ndikuar fort edhe nga bojkoti i zgjedhjeve lokale të vitit 2019 që solli shkëputjen e PD-së me elektoratin demokrat dhe me pushtetin lokal. Fatkeqësisht, ky mentalitet bojkotues u zbatua edhe në zgjedhjet e 14 majit 2023 nga një pjesë e lidershipit të PD-së që nuk mbështeti daljen me 61 kandidatë, nuk u angazhua fare në fushatën elektorale, dhe u shfaq e dyzuar midis kandidatëve të PD-së dhe koalicionit „Bashkë fitojmë“. Votuesi i djathtë e ndëshkoi këtë dyzim, këtë mungesë koherence politike, duke mos votuar masivisht.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Afërmendsh, situata ku gjendet PD nuk është aspak pozitive, por si dilet nga kjo situatë dhe si mund të ringrihet e djathta për zgjedhjet e vitit 2025? PD ka nevojë për një analizë të thellë përpara se të ndërmerren hapa të tjerë për ristrukturimin dhe riorganizimin e partisë. Kjo analizë duhet t’u japë përgjigje të paktën dy pyetjeve kryesore:

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë arsyet për dështimet e njëpasnjëshme të PD-së në dekadën e fundit? Çfarë duhet të bëjë PD që të jetë një alternativë fituese në zgjedhjet e vitit 2025? Për ta kryer këtë analizë, nevojitet me urgjencë ngritja e një grupi pune të përbërë nga anëtarë të kryesisë, të grupit parlamentar, të degëve, si dhe ekspertë të jashtëm.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Hapja e partisë – PD ka nevojë për një lidership të ri! Partia duhet të hapet për figura të reja, jo thjesht për politikanë karriere, por mbi të gjitha për profesionistë me karrierë të spikatur në fushat e tyre përkatëse, brenda dhe jashtë vendit. Vetëm një transformim real dhe i vërtetë i PD-së, do tërhiqte si një forcë magnetike njerëzit më të aftë që mund të sjellin ndryshim, të punojnë në emër të qytetarëve dhe jo të një grupi të vogël që mban monopolin politik, ekonomik, dhe nuk e ka për gjë të bëhet palë me krimin e organizuar për të qëndruar në pushtet. Çdonjëri prej tyre do të ishte i denjë për të konkurruar si për postin e kryetarit, ashtu dhe për funksionet e tjera të larta drejtuese të PD-së.

Hapja e garës për zgjedhjen e ekipit drejtues të partisë, nga kryetari te strukturat, brenda tremujorit të fundit 2023, duke mundësuar një konkurrim të ideve dhe platformave, me një garë gjithpërfshirëse, të drejtë, pa intimidime dhe pa manipulime. Program modern Formulimi i një programi dhe statuti modern për PD-në deri në pranverë 2024 me orientim të qartë të djathtë, që t’i flasë jo vetëm elektoratit tradicional të PD-së të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve – por në mënyrë të veçantë edhe të rinjve, grave dhe diasporës.

Çdo përpjekje për ta anashkaluar këtë proces, dhe mbi të gjitha analizën mëse të domosdoshme që i ka munguar PD-së në dekadën e fundit, do ta kthente atë në të njëjtën pikë ZERO dhe në të njëjtat debate shterpë ku gjendet sot. Për më tepër, beteja elektorale e vitit 2025 do të jetë akoma më sfiduese, prejse Partia Socialiste ka arritur tashmë të marrë bastionet tradicionale të së djathtës.

Por çdo disfatë në vetvete përmban edhe një shans të vyer për reflektim dhe për nxjerrje mësimesh si të ringrihesh dhe të fitosh nesër. Shanset e PD-së janë të mëdha, nëse ndryshon strategji dhe reflekton me aksion konkret, jo me eufemizma, slogane boshe dhe riciklim figurash të konsumuara politike. Shqipëria sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për një PD moderne dhe një të djathtë fituese!

Etiketat e lidhura

Jonila Godole
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 6 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 14 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 15 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 19 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.