Analizë e retorikës vizuale që u pa në Prishtinë.‏

Nga Gëzim Mekuli
 Analizë e retorikës vizuele që u pa në Prishtinë.

 
Ne nuk jetojmë në shoqëri demokratike, ne jetojmë në një shoqëri pamore. Sot, simboli, ikona, pra fotografia ka pëshën e madhe. Pamorja ka rëndësi të jashtëzakonshme për të shprehur e për të komunikuar me masat.
Nëse shofim me kujdes dy fotografi në qendër të Prishtinës, atë të ndërtesës së qeverise së Kosovës (Isa Mustafa, lista srbska dhe Hashim Thaci), dhe atë të statusë së Skenderbeut, qe ishte shumë afër ndërtesës së qeverisë, e shumë afër demosntruesve, mund të përdallojmë dy porosi, dy mendime dhe dy botëra.
Porosi, mendime e botëra që janë plotësisht të ndryshme nga njëra-tjetra:
Përshkrimi i fotografisë:
A) Në fotografine e parë të ndërtesës së qeversië, shofim xhama të thyer, gurë e gjësende që janë hedhur në drejtim të këtij objekti,
B) Ndërsa në fotografinë e dytë, në atë të përmendorës së Skenderbeut, shofim mijëra njerëz të grumbulluar rreth tijë. Por cfarë të bie në sy këu është se, «Skenderbeu», i rrethuar nga populli, nuk është i «thyer», e as i gjuajtur me gjësende të forta. Nuk është as edhe i «gërvishtur».
Cfarë don të thot kjo, e cfarë porosie na dërgojnë këto dy fotografi e këto dy gjendje të këtyre dy ikonave?
Porosia që del nga analiza e fotografisë së ndërtesës së qeverisë
1. Kjo fotografi na tregon se ky simbol është i urrejtur, i padëshiruar dhe është armik i këtijë populli. Ndërtesa, në vetvete, nuk është fajtore për varfërinë, krimin dhe vuajtjet e këtijë populli por, kjo ndërtesë ka konotacione me njerëzit e politikës që veprojnë brenda saj, pra të Qeverisë së Kosovës.
2. Ndërtesa me « xhama të thyer », porositë në opinion edhe dicka tjetër: Ne ty nuk të duam. Ik, shporru, ti mbytës i jetës sime. 
3. Fotografia e ndërtesës së qeverisë, dhe gjendja e saj, na perkujton ndërtesën e qeverisë së Causheskut, e cila u sulmua nga populli në shenjë të pakënaqesisë ndaj regjimit komunist të kohës.
4. Me një fjalë, kjo ndërtesë e gjendja e saj sot, rrezaton mllef, hajni, krim, varfëri, paknaqësi e Serbi. Pra, nuk është e popullit, nuk është identitet i ketijë populli e këtije shteti. Andaj edhe u sulmua e u thye…
Analizë e Fotografisë së statusë të Gjergj Kastriot – Skenderbeut
Shofim se statuja e «Skenderbeut» është në mes të turmës. «Skenderbeu» është edhe epiqendra e takimit. Këtu shofim qindra njerëz, që janë afër tijë, mbi të e nën të. Ai humbet nga masat, nga populli. Por… «për cudi», nuk ka dëmtime e as «thyerje».
Pse kështu?
1. Fotografia e statusë së Skenderbeut, këtu, e në këtë demonstratë, tregon se Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, është shpresa, i dashuri, i nderuari e i «puthuri» i popullit. Fotografia e tijë, e kundërta e asaj fotografie të qeverisë, rrezaton paqe, nderim, pasuri, krenari e shtet, e jo luftë, varfëri, qyqarllëk, piratëri, e provincializëm.
2. Fotografia dhe gjendja e statusë se Skenderbeut konoton dhe simbolizon, forcën dhe shpresën për masat, andaj edhe masat, këtu, e mveshin me flamurin e tijë kuq e zi.
3. Mos hedhja e gjësendeve, ndaj Skenderbeut, dhe rrespektimi i tijë nga populli, tregon se, Gjergj Kastrioti është i popullit, e jo armik i tijë.
4. Fotografia, këtu, na tregon e dëshmon se, Skenderbeu është shpresë, shëndet, ikonë, mirëqenje, e mbi të gjitha, është humanja, prandaj, edhe «u puth» e u shkri me masat.
Dallimi tek këto dy simbole është se, përderisa njera është për popullin e me popullin, tjetra është kundër popullit e larg popullit.
Shkurt e shqip, kjo analizë e këtyre dy fotografive është treguese e qartë se, Qeveria është «e urruer» nga populli, prandaj dhe «u thyen xhamat», ndërsa «Skenderbeu» është «i dashuri», më i miri» dhe shpresa e popullit. Prandaj edhe «u puth», «u shkri» e «u nderua» nga populli.

SHKARKO APP