Anatomia e gabuar e këtij shteti

Nga Frrok Çupi/Këta, fillimisht, nuk e shpallën shtetin të sëmurë; këta e shpallën të vdekur dhe me këtë logjikë ndërtuan “Rilindjen”. Rilindja e këtyre do ta “unearthed” shtetin, domethënë do ta zhgroposte dhe do ta sajonte sipas anatomisë së tyre…

Tani, tek po shikojmë çfarë plasi me shtetin e këtyre, domethënë çfarë të palarash dhe krimesh po shpërthejnë në qeverisje, tani po kuptojmë cila ishte anatomia e projektuar në rilindje. Sipas gjithsejtë çfarë doli sheshit, po kuptohet se në anatominë e shtetit të këtyre, rëndësia më e madhe i ishte lënë pjesës së poshtme të trupit.

Pa shiko çfarë!… Në trupin e njeriut, (ashtu si edhe në trupin e shtetit apo vice- versa), është truri, shikimi, mendimi, arsyeja…, domethënë koka, që i qeveris të gjitha që ndodhen më poshtë saj nëpër organizëm. Ndërsa këta e kanë projektuar anatominë e shtetit të “rilindur”, tërësisht të bazuar mbi vlerën dhe “arsyetimin” që ndodhet në organet e poshtme të trupit.

Këtyre, tani po iu dalin të palarat, por dhe konspiracioni me të cilin  kishin projektuar shtetin në anatominë alias “Rilindje”. Të gjitha skandalet; skandalet më të neveritshme që i kanë plasur shtetit në ekzistencën e tij, kanë lidhje me anatominë e poshtme të trupit, të cilës këta i dhanë peshat speciale morale, legale dhe inteligjente…

Sa për një ndihmë të vogël për ta ilustruar:

A nuk shikoni pse kryetarit të Kavajës i plasi në dorë bomba e krimit!? Sepse në jetën e tij, gjithë vlerën ia kishte dhënë pjesës së poshtme. Ai kishte mbetur pa kulturë, pa dituri, i papërpunuar, arrogant, me vese të ulëta;… e pse?. Sepse këtë anatomi i kishte imponuar vetes, d.m.th., gjithë kujdesin ia kishte kushtuar jo kokës dhe pjesës së sipërme anatomike. Qysh në rininë e tij paska marrë pjesë në përdhunime në grup. Mendo një krijesë mashkullore që përdhunon në grup, çfarë makabriteti e krimi! Rilindja, intuitivisht e kapi se ky person vlen për karrierë në një shtet me anatomi të gabuar, ku vlera ndodhet te organizmi poshtë, jo te koka.

Pse ka plasur krimi në qeverisje?

Sepse anatomia është projektuar së prapthi, kundër vlerës. U grumbulluan në qeveri njerëz që mendojnë dhe funksionojnë me pjesën e poshtme të anatomisë. Këtu nis krimi, që nga zëvendësimi i organeve në anatominë e shtetit. Sepse ka një konflikt shumë të madh; teksa njerëzit e zakonshëm të shtetëruar, funksionojnë sipas anatomisë së krijuar prej natyrës, (koka te koka dhe të poshtmet te të poshtmet), shteti i këtyre funksionon në të kundërtën; tjetër gjë- te koka dhe koka- te organet e poshtme.

Vallë, a nuk po presin të gjithë që të shfaqen video të tjera ku janë kapur ministra në krimin anatomik të kthyer së prapthi!? Një pjesë e njërës nga këto video është paraqitur në media, dje dhe pardje. Duket një zyrë e madhe e një ministri që deri tani ka kushtuar ndoshta një milionë dollarë, ku lëvizin disa hije. Ata që dinë më shumë hollësira, komentojnë se në atë video lëviz ministri me një femër të rekrutuar për t’i bërë masazh në zyrë… E shikoni!? Nuk po flasim për shpenzime qeveritare, sepse ky krim njihet. Por po vërejmë deformimin anatomik. Nuk e pamë  fillimisht me kryetarin rilindës të Dibrës?!…Zyrtari i shtetit, aq më shumë ministri, shkon në zyrë për te punuar me kokë, me mend, me ndërgjegje, të cilat natyra i ka vendosur në vend të tyre lart. Ndërsa në këtë qeveri, kryetari dhe ministri shkojnë në zyrë për të punuar me të poshtmet. E shikoni si formatohet krimi, një krim shtetëror i rëndë, që pasi del në sipërfaqe, ndot gjithë hapësirën. Krimi shtetëror zë fill në pikën ku deformohet principi se ata që e kanë zgjedhur qeverinë, e kanë zgjedhur me mend, e kanë menduar se qeveria do të punojë si njeriu normal, d.m.th., nga koka. Deformimi i anatomisë e ka bërë qeverinë kriminale. Pastaj krimi shtetëror merr rrugë drejt deformimit të vetë njeriut, i cili udhëzohet që të ndjekë me kureshtje e pasion anatominë së prapthi të zyrtarëve të shtetit.

Edhe sikur video të mos shfaqet kurrë, edhe sikur qeveria të paguajë miliona euro për ta fshehur, krimi nuk fshihet më. Siç nuk mund të fshihet kurrë anatomia e trupit, sidomos anatomia makroskopike, d.m.th., pjesa që shihet pa mikroskop. Njerëzit e kanë zbuluar anatominë e shtetit të “Rilindjes”,  tani e shikojnë me “sy të lirë” se cilës pjesë këta i japin rëndësinë kryesore.

Qeveria, prej kohësh po tenton ta deformojë edhe anatominë e shoqërisë, ose orientimin natyror të shoqërisë dhe individit. Si do të rezistohet?… Dy ish -ministra dhe deputetë të Kuvendit kanë denoncuar hapur se me reformën e re në Drejtësi, qeveria po tenton të legalizojë martesat brenda gjinisë, d.m.th., një femër me një femër dhe një mashkull me një mashkull. Kush, pas kësaj, do të lindë fëmijë e bëjë familje?…

Dje një nga forcat politike,  Aleanca Kuqezi, protestoi po me këtë ide, duke mbajtur në duar një foto të Kryeministrit vizatuar si gay. Disa vajza protestuese e quajtën Kryeministrin “Gayvin Rama”.

Prej kohësh është thënë se kjo qeveri nuk është as e majtë as e djathtë, vetë kryetari i PS ka deklaruar se, “jemi përtej…”. Që në fillim, “kapërcimi përtej” u perceptua si një “kapërcim ylberi”, siç thuhet kur dikush ndërron gjininë. Qysh herët është thënë se grupimi që qeveris, vjen nga lobingje homoseksualësh. Është thënë edhe se vjen nga masonët. Është thënë edhe ndonjë lobing tjetër, ose është përmendur raca ndryshe nga të qeverisurit… Gjithnjë është perceptuar një grupim i vogël me ardhje nga specie jo e natyrshme, nga frustrimi; o frustrim seksual o klanor. Asnjëherë nuk ishte kuptuar ose besuar plotësisht. Tani, kur u kuptua qartë anatomia e shtetit të “Rilindjes”, askush nuk mund të besojë më se nuk po qeverisemi nga lobinge jashtë natyrës njerëzore.

Çështja është se shteti kur nuk përfaqëson anatominë normale të njeriut (të popullit), kthehet në shtet kriminal. Është vetë lufta për t’iu imponuar normalëve, me forcën e  anatomisë anormale e të pa natyrshme. Kjo e krijon krimin.

Është shumë e thjeshtë, është anatomike. Por tmerrësisht e rrezikshme.

SHKARKO APP