Andi Bejtja: Rama nuk e dashuroi, por e palloi Bashën

Në emisionin Të Paekspozuarit kur po diskutohej marrëveshja Rama Basha dhe mundësia për vazhdimin e saj, kundërshtari i Bashës Arben Imami tha se dashuria (sic thoshte Rama Romeo dhe Zhulieta) mes të dyve ka mbaruar.

“Ajo është konsumuar tashmë dhe nuk mund të vazhdojë” tha Imami. Por aty për aty Andi Bejtja ia priti me një batutë: “Ajo nuk ishte dashuri por thjeshtë pallim. Rama mbaroi punë me Bashën”.

Andi Bejtja ka sulmuar ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, referuar situatës së fundit të krijuar në PD, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

Bejtja tha në studion e News 24, se nëse nuk ka garë dhe shkelet statuti, PD-në e pret asgjësimi.

“Shkelja e statutit shumë e qartë. Nëse nuk respektohet statusi dhe nuk ka garë për mua PD është në prag asgjësimi. Është shkelje nënkuptohet. Mënyra si po bëhet brenda dy ditëve…”, tha Bejtja.

Ndërsa deputeti i PD, Arben Imami i ftuar në emisionin “Të Paeskpozuarit”, deklaroi se lista e kandidatëve për deputetë, është krejtësisht e Lulzim Bashës dhe që interesave të tij.

Arben Imami: Ka emra në listë të cilët janë paguar për interesa të caktuara. Lista është fenomeni thelbësor i kësaj shitje të zgjedhjeve nga Basha. Çadra u bë për të krijuar një figurë të liderit, me media si imazh. Ajo që e varrosi PD ishte marrëveshja, Berisha nuk është pergjegjës për listën, ai nuk ka qenë i informuar për listat

SHKARKO APP