Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 23:03 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike Reforma zgjedhore dhe mundësia që qytetarët të zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre u bënë pjesë e debatit në emisionin “Top Story”. Analisti Arian Curri…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama në Paris
  • Dorian Puka
  • Rasti 17-vjeçarit
  • Kandidatura për Tiranë
  • Lista Studentore serbe
  • Paga minimale
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Reforma zgjedhore
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Andi Bushati: Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva?

Forum E enjte, 25 Shtator 2025 20:24
Andi Bushati: Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partitë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave brenda dy vëllerzërve armiq të së majtës, është një betejë që zgjat prej vitesh. Në fund, si shumëçka, atë e ka fituar ai që është në pushtet, që ka rëmbyer njëri pas tjetrit, ish ministra si Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo e deri tek deputetë apo dhe personazhe periferikë si Brahimllari. Në këtë kuptim, as emërimi i Silva Cakës, si zv/ministre e brendëshme, që do të zëvendosojë dikë që u penalizua se pinte cigare në zyrë, nuk do duhej të kishte lënë ndonjë shenjë.

Por ky akt, sa do i papërfillshëm që të duket në pamje të parë, ngre gjithësesi disa pikpyetje. Duke ditur që në politikë asgjë nuk është e rastësishme në mënyrë të natyrshme shtrohet dilema: Ç’i duhej Ramës, znj. Caka? Nëse grabitjet e mëparshme, të njerëzve me peshë politike, që prodhonin vota mund të shpegohen, po kjo e tanishmja, përse? Dikur, ish LSI, me mbi 200 mijë vota ishte një parti e rendësishme që mund të luftohej. Ajo ruajti për një kohë të gjatë aureolën e king maker që vendoste se nga do të anonte pushteti. Meta e më vonë Kryemadhi, drejtonin një grupim të rëndësishëm në parlament, që numëronte rreth 20 deputetë. Në këto kushte, sado e pamoralshme që të dukej, të bleje dikë nga ish LSI-a ishte me përfitime elektorale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por sot, me ish presidentin në burg, me një aradhë figurash të larguara, ajo është një parti në zgrip, midis zhdukjes dhe mbijetesës. Ajo as nuk ka peshë, as nuk i shkakton dot ndonjë të papritur atyre që janë në pushtet. Atëhere përse?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo pikpyetje bëhet edhe më e fortë po të lundrosh në Google për të parë qëndrimet e Silva Cakës kundër Edi Ramës. Aty sheh portretin e një sociopati të korruptuar me të cilin mund të bashkëpunojnë vetëm të ngjashmit që gjejnë njëri-tjetrin si tenxherja kapakun. Aty vizatohet një autokrat që përdor SPAK-un për të luftuar kundërshtarët, që josh ndërkombëtarët që i trajtojnë shqiptarët si pederastë pa gjini (po, po, fjalët e saj vetëm pak kohë më parë) e që i përdor të gjitha këto për të bërë kërdinë mbi zgjedhjet.

Mund t'ju interesojë

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Para 10 orësh
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54
Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

8 Nëntor 2026, 16:00

Atëherë ç’kërkon një njeri i tillë në atë që e konsiderojnë me mburrje si skuadra e rilindjes? Ç’kontribute ka, çfarë leverdie transferon në PS znj. Caka? A nuk e bën edhe më pis qeverinë e shkuara e saj verbale kundër saj? Pse duhej kjo blerje kur efekti elektoral është zero?

Për të shpjeguar këtë fenomen, në pamje të parë paradoksal, vlen të sillet në kujtesë një fabul që e njeh mirë brezi i moshatarëve të Edi Ramës dhe të cilën ai e përmend, herë pas here, në fjalimet e veta. Eshtë ajo e personazhit të famshëm të Tiranës të viteve e komunizmit, zbutësit të kafshëve në çadrën e cirkut, Tahir Baçova. Dikur atij i zbritën nga provinca, një arushë të quajtur Silva (çdo përkim në emër dhe pamje me personazhin e sotëm është rastësor), të cilën ai e mëkonte me karamele, sa herë që donte që ajo të jepte spektakël për publikun. Sa herë i hidhnin diçka për të ngrënë, Silva fillonte kërcente e përdridhej, aq sa ajo u bë tejet e famshme për publikun.

Pikërisht stafetën e romit të mirë Baçova, po e merr sot Rama i mandatit të katërt. Ai flak kocka mbi buzët e lëngëzuara të çdo lloj opozitari, madje edhe për ata që nuk i duhen fare, vetëm që në sytë e qytetarëve ata të kërcejnë vallen e përdhosjes dhe shkatërrimit të opozitës. Ai e do këtë cirk. Prandaj dikë e cakton drejtor në hipotekë, një e rimer deputete në Vlorë, të tjerve u jep punë dhe poste nëpër bashki, për për të përçuar mesazhin se këta që kam përballë, janë njësoj të shitshëm apo të bleshëm si të ngjashmit që gjenden në anën time.

E pikërisht këtu vijmë tek rasti i Silvës njeri. Në kushte normale largimi i saj nga opozita drejt pushtetit nuk duhet të kishte pikë rëndësie, krahasuar me dezertimet e të mëdhenjve që kanë ndodhur më parë. Por pikërisht se është i pa vlerë dhe i pa peshë, ai bëhet i rrezikshëm. Pasi kur rëmbente, Kokën, Naçon, Tavon apo Çelën, Rama, në rastin më të keq, ishte një aktor i pamoralshëm në luftën brenda llojit. Ndërsa kur vijon e vjedh edhe njerëz pa fuqi elektorale, thjeshtë figura që si duhen, ai nuk e ka më me ish-LSI-në, por e ka me demokracinë. Ai i’a ka nisur një mësymje për delegjitimimin dhe shkatërrimin përfundimtar të opozitës, të cilën, pasi është siguruar se e mund në çdo garë, nuk e toleron më as si humbëse. Tani ai e do të tallur ose më mirë akoma, inekzistente. Prandaj ia hodhi dhe karamelen e radhës, Silvës së sotme./Lapsi.al

Etiketat e lidhura

ramasilva Caka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh
Para 6 orësh

LIVE në Prime/ Zoja e sfidon Anjezën: Hajde, kapëm për flokësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale
Para 7 orësh

E ardhmja e Calhanoglut te Interi: Pesë dilema kontraktuale

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori një tjetër
Para 7 orësh

Koka debat me deputetin e PS, ngre pikëpyetje për Veliajn: Priti një mesazh tjetër në burg, por mori n...

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 13 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 10 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 11 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 6 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.