Andi Bushati: PD sot duhet të mbyllë gojën!

Placeholder Image

Për Andi Bushatin, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë moral që të ngrenë zërin për padrejtësi, pasi i kanë pranuar zgjedhjet ashtu si u zhvilluan, me gjithë problemet dhe mangësitë.

Ndërsa për analistin Neritan Sejamini, humbja e Partisë Demokratike ishte e pritshme.

“Për mua opozita e PD, ka qënë gabim, edhe në qeverisjen e parë të Ramës, që doli nga parlamenti. Sot opozita i ka pranuar zgjedhjet me ministrat e saj me legalizimin e saj, dhe minimumi duhet të mbylli gojën. Sot nuk mund ti kërkosh Bashës të bëjë opozitë të ashpër, pasi është në detyrën e vet, pasi kjo opozitë ka folur për drogën dhe u votua në zgjedhje. Përpara se të thote fajin e ka Edi Rama, opozita duhet të shohi vetën, nëse opozita do bënte opozitë radikale, unë do thoja që këtu ka problem pasi është e parakoshme që opozita të bëjë opozitë”, tha Bushati.

Ndërsa analisti Sejamini u shpreh se: “Askush nuk priste që PD, do të fitonte zgjedhjet, asnjë parti politike nuk i ka fituar zgjedhjet e para në opozitë, edhe Rama edhe Berisha i ka humbur në opozitën e parë, kanë pasur shumë fajtorë për këtë humbje”./tpz/

SHKARKO APP