Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 09:38 Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete Bullgaria është në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që përfshiu 86 automjete në autostradën Trakia. Në këtë aksident humbën jetën 11 persona dhe dhjetëra…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Anija “Vlora”, “Arka e Noes” së apokalipsit biblik shqiptar

Forum E enjte, 8 Gusht 2024 11:50
Anija “Vlora”, “Arka e Noes” së apokalipsit biblik shqiptar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Albert Vataj

Të gjithë donin të ikin, ngado dhe me çdo çmim. Ikja ishte e vetmja shpresë për t’i çuar ata drejt së ardhmes, atje ku një jetë më e mirë dhe një mundësi më shumë, ishte jo vetëm tokë e premtuar, por edhe kurajë për të besuar se meritonin më shumë.

Asgjë nuk mund t’i ndalojë ata të dëshirojnë dhe të shpresojnë, se përtej këtyre brigjeve do  të ketë një copë tokë të premtuar për fatin e tyre të dërmuar përgjatë kalvarit 45-vjeçar të golgotës komuniste.

Nga deti, nga mali, nga ajri, nga toka, të gjithë donin të iknin. Jo të gjithë guxuan, por jo të gjithëve u buzëqeshi fati. Në këtë ikje ata nuk morën asgjë, sepse asgjë nuk kishin për të marrë, sepse atje ku ata do të shkonin kujtimet do të ishin plagë, malli do të ishte dhembje. Ata nuk shikuan pas kur vala e ikje i përfshiu si një dehje, sepse nuk donin të merrnin në këtë udhëtim drejt ardhmes, atë realitet, i cili u kishte vrarë gjithçka, edhe ëndrrën. Lanë sy të përlotur e zemra të copëtuara, lanë amanete dhe pengje në këtë ikej, dhe ikja ju vu nga pas pa e ditur se ku do t’i çonte.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

***

Në mëngjesin e 8 gushtit 1991 anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit  do të bëhet dëshmitarja e një eksodi të përmasave biblike. Një histeri njerëzore ishte vërsulur si një dallgë që merr përpara ç’të gjejë. Batërdia dhe piskama, uturima e vërshimi, rrëmuja e yryshi me tërsëllimë i ndillnin këto njerëz në një ikje, drejt një caku, mbërritja e të cilit për ta ishte finishi, do të ishte sfida e asaj heroikeje që i ishin blatuar. Rreth 20 mijë njerëz, të moshave dhe gjinive të ndryshme nga të katër anët e Shqipërisë kishin mësyrë atë anije, e cila do t’i çojë drejt ëndrrës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në mëngjesin e asaj ditë, 33 vite më parë, anija “Vlora”, e nisur nga porti i Durrësit e pas dy ditë udhëtim mbërrin në portin e Barit me 20 mijë shqiptarë në bord. Një natë më parë kjo anije kishte tentuar të hynte në portin e Brindizit, por zv/prefekti i këtij qyteti, Bruno Pezzuto, nuk e lejoj. Atëherë Komandanti i anijes “Vlora”, Halim Milaqi vendoste të ndryshonte drejtim, dhe pas 7 orë rrugë mbërrin në portin e Barit. Imazhet e anijes “Vlora” me emigrantët shqiptarë që zbarkojnë në tokën italiane bëjnë xhiron e botës. Të rinj, burra, gra, fëmijë, familje të tëra, që të kapur pas litarëve të anijes përpiqen të zbresin në tokë, në tokën e shpresë, ëndrrës e një jete më të mirë. Mediat italiane transmetojnë non stop atë çfarë ndodhi 33 vite më parë në portin e Barit. Ishte hera e parë e një zbarkimi kaq epik emigrantësh në brigjet italiane. Imazhet e anijes “Vlora” me mijëra emigrantë shqiptarë në bord, u kthyen në simbol të emigracion në Itali e në të gjithë Evropën.

Mund t'ju interesojë

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14
Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

8 Nëntor 2026, 17:54

Zbarkimi në Bari, burgosja e tyre në stadiumin e qytetit kryesor puljez, kundër dëshirës së kryebashkiakut dhe kundër çdo lloj ndjenjë humaniteti; revoltat është pak a shumë e gjithë panorama ngjethëse e kësaj historie që do të mbetet  e plazmuar si damka e turpit që duhet të kapërdinte imagjinativja dhe manipuluesja e atij sistemi shkatërrues identitetesh dhe vlerash.

***

Edhe sot pas 33 vitesh ne sërish vazhdojmë të ikin. Ky vend, kjo tokë, këto premtime, këto dëshira nuk po arrijnë dot ta kthejnë Shqipërinë në një vend ku, siç guxon për të ikur, pse mos të guxosh për të ndërtuar të tashmen tonë dhe ëndrrën e fëmijëve, në këtë truall ku kemi varret e të parëve, në këtë tokë që e quajmë mëmëdhe.

Askush nuk është fajtor për atë që shtyu këta mijëra njerëz të hidhen në flakët e së papriturës, 33 vite më parë, askush nuk ka pendim nëse çdo ditë, secili përpiqet me të gjitha mënyra dhe të gjitha energjitë të kërkojë të sotmen dhe të ardhmen që meriton në një vend që nuk është toka amë, në një vend që ai gjithnjë do të jetë i huaj ku do të haujtim fatin.

Në këtë ikje askush nuk e di se krahas të drejtës për të guxuar dhe shpresuar në ëndrra, po pjesëmerr në një gabim shumë të rëndë, për të cilin të gjithë jemi fajtorë dhe të gjithë viktima, në po ikim duke e lënë këtë Shqipëri të bëjnë me të çfarë të duan, atyre që çdo ditë dhe çdo moment po kontribuojnë për ta kthyer këtë tokë në tokë të mallkuar, në parajsën e së keqes, në një mundësi për t’u pasuruar.

Çdo kohë e kohës sonë do të ankorojë gjithnjë në port një Arkë të Noes, si për të na kujtuar pareshtuar fatin e keq të apokalipsit që pret të na ndëshkojë nga çasti në çast. Shpëtimi i vetëm… është ikja?! Tragjike, kjo e vërtetë.

Etiketat e lidhura

“Arka e Noes”albert vatajVlora
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete
Tani

Bullgaria në zi kombëtare, mjegulla dyshohet se shkaktoi tragjedinë me 86 automjete

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin
Para 12 minutash

Juventus “derbi” me Milanin për të siguruar … Tresoldin

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia
Para 16 minutash

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, dy punonjësit përfundojnë në spital nga asfiksia

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri
Para 25 minutash

Ambasadorja e BE prezanton progres-raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 11 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 12 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 13 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

4 Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori
Para 11 orësh

Zbardhet identiteti i shqiptarit të vr*rë në Spanjë, ja si veproi autori

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.