Ankthi serb për “Shqipërinë e madhe”
Mediet serbe, edhe pas po thuaj tri javësh, vazhdojnë të shkruajnë me alarmim për takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë, me ç’rast u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
Këtë takim, gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e sheh si një parahyrje në krijimin që ajo e quan Shqipëria e madhe.
Në një tekst të vetin në on line gazeta shkruan se Shqipëria , ose siç e quan ajo, ëndrra për bashkimin e gjithë shqiptarëve, është bërë ankth i Serbisë, Maqedonisë, malit të Zi dhe Greqisë, territoret e të cilave do të duhej t’i përfshinte.
“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e madhe, të cilës po i vjen realizimi", ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimic.
"Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë … E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane", shprehet ai.
Projekti i Shqipërisë së madhe, sipas Dimicit, përfshin katër vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës dhe ky, thotë ai, rrezikon kufijtë e katër shteteve ballkanike.
Sipas historianit nga Mali i Zi, Budimir Aleksic, hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë kur u bombardua Serbia në vitin 1999 dhe kur, sipas tij, u rrëmbye Kosova.
“Në radhë tani është Maqedonia. Kërkesat për federalizim të Maqedonisë janë vazhdimi më serioz i procesit që përcaktohet si projekt shqiptaro- madh në jug të Ballkanit.
Pastaj në radhë është Mali i Zi ku shqiptarët të vetat i konsiderojnë katër komuna: Ulqinin, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën, thekson Aleksic, raporton koha.net.
Bashkëbiseduesit e kësaj gazete theksojnë se projekti Shqipëri e madhe “gjithmonë ka pasur sponsorët e vet në botë – gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin anglezët, në Luftën e Dytë Botërore gjermanët e tani janë SHBA dhe BE".
"NATO, në krye me Amerikën, shkallë- shkallë po e krijon Shqipërinë e madhe", pohona Aleksic.
Ndryshe mendon Dushan Prorokovic, drejtor i Qendrës për alternativave strategjik në Beograd.
Ai konsideron se krijimi Shqipërisë së madhe është pak i mundshëm.
“Problemi se edhe vetë përpjekja e krijimit destabilizon gjithë Ballkanin, edhe pse disa fuqi perëndimore do të kenë interes që deri diku ta destabilizojnë këtë hapësirë në të ardhme”, ka thënë Prorokovic.
Krijimi i Shqipërisë së madhe i përgjigjet vetëm shqiptarëve thotë Prorokovic, dhe shton se fuqitë e mëdha nuk i kanë shikuar mirë projektet shtetmëdha të popujve të vegjël ballkanikë.