Apeli i Papa Françeskut për Krishtlindje: Mikpritje ndaj emigrantëve

Papa Françesku mbajti sot bekimin tradicional “Urbi et Orbi”, pas një predikimi për Krishtlindje duke u bërë thirrje 1,3 miliardë katolikëve të planetit të jenë mikëpritës përballë dramës së emigrantëve.

Argjentinasi, Jorge Bergoglio, nip i emigrantëve italianë, e bëri fatin e refugjatëve një prej temave themelore të papatit të tij nisur rreth pesë vjet më parë.

“Askush nuk duhet të ndjejë se nuk ka vend në këtë Tokë”, theksoi ai në predikimin e tij tradicional të Krishtlindjeve duke i paraprirë mesazhit të pestë të Krishlindjeve “Urbi et Orbi” me një ton më politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Vatikanit u bëri thirrje të krishterëve që të mos injorojnë vështirësitë e njerëzve që janë larguar nga tokat e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Moment tjetër shumë shpirtëror në prag të Krishtlindjeve ka qenë mesha e mesnatës në Betlehemin antik, në Cisjordani, territor palestinez i pushtuar nga Izraeli që nuk i ka shpëtuar tensioneve të momentit.

Pierbattista Pizzaballa, një zyrtar i lartë katolik i Lindjes së Mesme, i cili mbajti meshën, u bëri thirrje të krishterëve për kurajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?