Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.4 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, ndërsa dollari amerikan blihet me 81.2 lekë dhe shitet me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Arbjan Mazniku: Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive

Forum E mërkurë, 15 Korrik 2026 19:57
Arbjan Mazniku: Drejt një modeli të ri vendor europian. Gati raporti për hartën e Bashkive
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Arbjan Mazniku

Dua të shpreh keqardhjen time të madhe për faktin që nuk ia dolëm dot që këtë dëgjesë me ekspertët ta zhvillonim bashkë, në prezencë të opozitës, dhe gjithashtu të dëgjonim edhe ekspertët e propozuar nga opozita për gjetjet dhe konkluzionet e tyre. Shpreh paraprakisht gatishmërinë e grupit të Partisë Socialiste dhe mazhorancës që, në një moment të caktuar, kurdo që të jetë e mundur në ditët në vijim, nesër apo pasnesër, të mblidhemi sërish për të dëgjuar edhe ekspertët e grupit të Partisë Demokratike, për të njohur qëndrimet dhe gjetjet e tyre. Raportin e dorëzuar prej tyre do ta lexojmë me vëmendje, por jemi të hapur që në një moment të caktuar t’i dëgjojmë drejtpërdrejt.

Së dyti, mendoj se është momenti për të bërë disa konkluzione të rëndësishme.

Së pari, reforma administrative-territoriale dhe ky komision nisën punën në kushte jo të lehta, në një situatë të polarizuar politike dhe me shumë debate. Megjithatë, pas një serie hapash nga ana e mazhorancës, ku u pranua bashkëkryesimi, u garantua pariteti mes mazhorancës dhe opozitës, arritëm të zhvillojmë një proces që besoj se ka qenë i jashtëzakonshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për herë të parë në historinë e komisioneve parlamentare shqiptare janë zhvilluar dëgjesa në të gjithë territorin e Shqipërisë, me pjesëmarrje të gjerë, ku mazhoranca dhe opozita ishin bashkë për të dëgjuar qytetarë, akademikë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe këshilltarë. Përjashtim bëri Tirana, ku për arsye politike nuk u mundësua zhvillimi i një takimi të tillë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Së dyti, raporti i ekspertëve të komisionit ka bërë një diagnozë të qartë, të cilën e ndaj plotësisht. Reforma e vitit 2014 e nxori pushtetin vendor nga fragmentimi i 373 njësive vendore drejt 61 bashkive. Kjo solli uljen e kostove, trefishimin e të ardhurave të vetë bashkive dhe pothuajse dyfishimin e buxheteve vendore.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 10 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 20 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Por, një dekadë më vonë, gjetjet kryesore të raportit janë të qarta. Harta aktuale nuk i përgjigjet më realitetit demografik të Shqipërisë. Rreth gjysma e popullsisë jeton sot në shtatë bashki, ndërsa shumë zona periferike po tkurren. Hendeku fiskal mes bashkive të mëdha dhe atyre të vogla është thelluar, ndërsa Tirana realizon mbi gjysmën e të ardhurave të veta në nivel kombëtar.

Shumë bashki të vogla nuk kanë kapacitetet e nevojshme njerëzore për të përmbushur funksionet ligjore, ndërsa mekanizmi aktual i financimit nuk garanton barazi të mjaftueshme të shërbimeve për qytetarët. Në të njëjtën kohë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian kërkon bashki më të afta për të zbatuar acquis dhe për të përthithur fondet evropiane.

Përballë kësaj diagnoze, qëndrimi ynë është i qartë dhe i argumentuar në katër hapa.

Hapi i parë është mbyllja e reformës territoriale sipas skenarit të tretë të propozuar nga ekspertët. Ky skenar parashikon një reduktim të moderuar të numrit të bashkive, duke bashkuar njësi të vogla pa masë kritike me qendra më të forta fqinje.

Kjo rrugë zgjidhet për dy arsye. Së pari, konsolidon bashkitë, duke u dhënë atyre masën, bazën tatimore dhe kapacitetet njerëzore që sot u mungojnë. Së dyti, na mundëson të respektojmë afatet elektorale, në mënyrë që harta e re të jetë gati përpara zgjedhjeve vendore dhe reforma të hyjë në fuqi me legjitimitet të plotë.

Mbyllja e këtij hapi nuk është fundi i reformës, por hap rrugën për tre detyra të tjera.

Hapi i dytë është vijimi i punës deri në verën e vitit 2027 për funksionet dhe kompetencat e pushtetit vendor. Duhet të kemi qartësi mbi ndarjen e funksioneve mes qeverisë qendrore dhe pushtetit vendor, si dhe mbi financimin dhe zbatimin e tyre.

Konsolidimi i hartës i jep reformës formë, ndërsa ndarja e qartë e funksioneve dhe mbulimi i tyre me burime i japin asaj përmbajtje.

Hapi i tretë është rishikimi tërësor i mekanizmit të financimit të pushtetit vendor. Asnjë reformë territoriale apo ndarje e re funksionesh nuk mund të qëndrojë pa një sistem financimi që e mbështet atë. Na duhet një formulë e drejtë transfertash, një mekanizëm barazimi që kompenson pabarazitë fiskale mes bashkive dhe burime të parashikueshme që garantojnë standarde minimale shërbimi për çdo qytetar.

Hapi i katërt është krijimi i një mekanizmi funksional rajonalizimi. Shqipëria ka nevojë për një nivel të dytë real qeverisjeje, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian, të aftë për planifikim strategjik, menaxhim të infrastrukturës së madhe dhe përthithje të fondeve strukturore.

Pa këtë mekanizëm, evropianizimi i pushtetit vendor mbetet i paplotë.

Pra, sot mbyllim punën për reformën territoriale, vijojmë deri në vitin 2027 punën për kompetencat dhe financat, për rishikimin e mekanizmit të financimit të pushtetit vendor dhe për ndërtimin e një mekanizmi funksional rajonalizimi.

Kemi një rend të qartë pune; konsolidojmë sot territorin, por vazhdojmë punën për fuqizimin e pushtetit vendor, në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohen bashki funksionale dhe shërbime më të mira publike.

Besoj se kemi një axhendë të qartë përpara, në mënyrë që në datën 23, në seancën e radhës, t’i prezantojmë një përmbledhje të këtij raporti edhe seancës plenare dhe më pas të vijojmë me hapat e dakordësuar.

Etiketat e lidhura

arbjan mazniku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 81.2 lekë

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C
Para 1 ore

Moti sot: shi në Shkodër, Vlorë deri 25°C

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima
Para 8 orësh

Marshim nacionalist në Varshavë: Polonia mobilizon policinë pas sulmit me gjashtë viktima

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 10 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 13 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 16 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen
Para 15 orësh

Veliaj sfidon Ramën, letër Ballës për Komision Hetimor në Kuvend: Më kërcënuan për të dhënë dorëheqjen

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.