Arian Çani: “Pajtuar?! Unë me Ramën?! Jo!!! Nuk është kaq e lehtë!”
Kur të gjithë menduan se Edi Rama dhe Arian Çani u pajtuan më në fund, me takimin e parë pas gati 5 vjetësh në Pallatin e Brigadave, drejtuesi i emisionit Zonë e Lirë thotë se as që bëhet fjalë për një pajtim me kryeministrin. Trokitja e gotave, shprehet Çani, ishte thjesht një hipokrizi e të dyve.
“Pajtuar?! Unë me Ramën?! Jo!!! Nuk është kaq e lehtë, pasi prej kohësh është duke mëkatuar me njerëz të degjeneruar e gjobaxhinj të rëndomtë që punojnë nëpër media. Pajtimi im me të ka kosto të lartë. Ishte thjesht një trokitje gote në një darkë ku kishte ftuar gjithë dynjanë, përfshi dhe mua. Thjesht trokitëm gotat dhe i thamë me hipokrizi njëri – tjetrit gëzuar festat”, thotë ai për Bluetooth.
Çani e konsideron “lypje live” atë që që tha kryeministri për të gjatë takimit të fundvitit me gazetarët. Por shton se kot e ka, pasi Rama nuk është tipi i tij.
“Atë mbrëmje në pallatin e Zogut, Rama kryeministër mendoi se i thumboi të ftuarit e tij. Kur foli për mua, ai foli për diametrin tim. Shumëkush nuk e kuptoi. Pyetja që do t’i bëja pot ë më vinte në studio do të ishte: Për diametrin e kujt organi e kishit fjalën o Edi? Derisa kjo pyetje të marrë një përgjigje nga i zoti, unë e konsideron si një lypje. Thjesht kryeministri Edi Rama ma lypi mua “live” në sy të të gjithëve. Por kot e ka. Rama nuk është tipi im”.
Në fjalën e tij para gazetarëve, duke iu referuar Tv Klanit, Rama tha : "punë legenësh ne socialistët Sandër, s’jemi burra që ta heqim shikimin. Por të paktën e kemi edhe një si puna jonë në kullën tënde, kemi Fevziun. Ti me siguri mendove kur thashë unë kemi një si puna jonë, Arian Çanin, por Ariani ha bukë veç, nuk konkurrohet në diametër".
Ndërsa Çani, i pyetur nga lapsi.al, se pas takimit me Ramën, a do të jetë ky i fundit i ftuar në Zonë e Lirë, tha: "Sigurisht, ftesa ime është dhe mbetet në fuqi. Zonë e Lirë është paltformë e hapur për të gjithë, pavarësisht diametrit të legenit”.