Armand Shkullaku: Kushdo që të vij më pas, nuk do të qeverisë kaq keq sa Rama
I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv gazetari i njohur Armand Shkullaku, është pyetur nga drejtuesit e emisionit lidhur me problemet që këto shtete mund të na shkaktojnë në anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
Para disa javësh Franca, Holanda dhe disa vende të tjera të BE-së, kërkuan që Shqipërisë t’i kthehen vizat. Shkak për këtë u bë pikërisht rritja e kriminalitetit nga bandat shqiptare si trafiku i drogës, trafiku njerëzor etj.
Sipas gazetarit kjo çështje përbën problem, por kthimi i vizave nga zona e Shengenit nuk është vetëm për shqiptarët .
“Rikthimi në idenë e rivendosjes së kufijve sigurisht do të preki më shumë ato shtete që nuk do të ofrojnë siguri në lëvizjen e qytetarëve të tyre dhe Shqipëria është një ndër këto vende”, është shprehur Shkullaku.
Sipas tij problemi që e shqetëson më shumë Europën është qarkullimi i terroristëve dhe jo azilkërkuesit apo droga.
https://www.facebook.com/intvalbania/videos/1813023028756397/
Gazetari Armand Shkullaku i pyetur nga prezantuesit se çfarë duhet të bëjë opozita për të qenë më bindëse për qytetarët, ai u shpreh se duhet të reflektojë.
Sipas gazetarit, opozita ka shumë gjëra për të bërë, opozita ka një proces të gjatë të cilin nuk e nisi asnjëherë.
“Opozita që të jetë bindëse në radhë të parë duhet të reflektojë për një periudhe, megjithëse kanë kaluar 6-7 vite që kur ka qenë në pushtet, por prapë askush nga ne që nëse do të vinte në pushtet nesër nuk do të përsëriste po të njëjtat gabime që pati bërë në të kaluarën” u shpreh Shkullaku.
Sipas tij opozita duhet të tregojë fakte dhe jo fjalë që është në anën e qytetarëve.
Rama i tha që është punëdhënësi i tij më i madh, Armand Shkullaku sot, ka një përgjigje për të
Me siguri se keni harruar kohën kur kryeministri i tha gazetarit të njohur Armand Shkullakut se është punëdhënësi i tij me i madh, por ai tashme ka një përgjigje për Ramën.
“Unë jam punëdhënësi më i madh i Shkullakut, domethënë prodhimtaria e Shkullakut bazohet tek qënja ime, po të iki unë nuk e di se çfarë do shkruaj më ai”, është shprehur dikur Kryeministri
Në emisionin Kolaudim në In Tv, Armand Shkullaku i dha një përgjigje Ramës: “Sigurisht po të ikte ky për mua do të kishte më pak punë sepse kushdo që mund të vijë pas Edi Ramës nuk do të qeverisë kaq keq sa Edi Rama”, u shpreh gazetari.