Armatimi që u përdor nga vëllezërit Kouachi në masakrën e Parisit (Foto)
Terroristët që kryen sulmin në Charlie Hebdo, patën me vete një AK-47, koktej molotovi, një granatë, disa revole dhe armë tjera të dorës. Ata kanë pasur me vete edhe një dritë e cila mund t'u shërbente për ta vendosur mbi veturë, që është e ngjashme me atë të policisë.
Kjo është lista e parë e publikuar për armatimin që kishin me vete vëllezërit Kouachi, raporton AP, transmeton Express.
Këtë arsenal armatimi, policia e ka gjetur pas bastisjeve të rrethinës pranë zyreve të Charlie Hebdo, ku vëllëzërit Cherif dhe Said Kouchi kryen masakrën në Paris. Pyetja shkonper sherbimet sekrete se si ka mundesi qe keto arme te qarkullojne pa asnje shqetsim ne mes te Parisit.