Arritjet më të mëdha shkencore të vitit 2014

Edhe këtë vit është revista prestigjioze shkencore “Science” që ka listuar 10 arritjet më të mëdha shkencore të vitit që jemi duke mbyllur.

1. Zbarkimi në kometë. Behet fjalë për ngjarjen më të madhe shkencore të vitit, ngjarjen që pushtoi median shkencore, dhe jo vetëm, në muajt e fundit të këtij viti, uljen për herë të parë të një sonde në kometën e famshme 67P/Churyumov–Gerasimenko, 600 milion km larg prej tokës, pas një udhëtimi 10 vjeçar. Dhe jo vetëm që arriti të ulet, por të jetë në gjendje të mbledhë dhe të dërgojë në tokë informacione me një rëndësi të jashtëzakonshme për studimin e historisë se kozmosit.

2. Robotët vetadministrues. Gjatë këtij viti, robotët kanë bërë përparime të mëdha dhe të jashtëzakonshme duke përmirësuar se tepërmi mënyrën e tyre të vetërregullimit. Robotë me dimensione të vogla, këtë vit kanë qenë në gjendje të tregojnë se kanë mundësi të kryejnë veprime pa ndërmjetësinë e manipulimit nga ana e njeriut. Këtë gjë, ata kanë pasur mundësi ta tregojnë jo vetëm në tokë, por edhe në ujë, madje edhe në ajër.

3. Kthimi i dinozaurëve në zogj. Përmes studimeve të botuara në revistën Science, është provuar lidhja mes dinozaurëve dhe pasuesve të tyre, zogjve, duke e treguar këtë me anë përpilimit të një linje evolutive të detajuar.

 

4. Proteina përgjegjëse rinisë se përjetshme. Është fjala për GDF11, proteina që është përgjegjëse e rinisë se përjetshme, e proteinës që ndihmon në përmirësimin e aftësive njohëse të trurit. Gjatë këtij viti, eksperimentet u përqendruan tek minjtë e laboratorit, por në vitet në vazhdim, këto do të shtrihen edhe tek njeriu. Një hap i madh ky për trajtimin e shumë sëmundjeve, përfshi demencën senile dhe Alzheimer-in.

 

5. Chip-e që imitojnë kompjuterin. Janë eksperimentuar dhe prodhuar prej shkencëtarëve të IBM, por edhe të kompanive të tjera, falë punës dhe kërkimeve të profesorit hungarez John Neëmann. 5.4 miliard transistorë janë në gjendje të komunikojnë mes tyre përmes 256 milion sinapsëve.

 

6. Shpresat për luftimin e diabetit. Gjatë këtij viti, në tetor, një studim i Harvard University mundi të tregojë mundësinë e përftimit prej qelizave staminale të qelizave beta të pankreasit, në gjendje të prodhojnë dhe kontrollojnë nivelin e sheqerit në gjak. Vlen të përmendet se autori i këtij studimi, Dough Melton i ka të dy fëmijët e tij të prekur nga sëmundja e diabetit të tipit 1.

7. Zbulimi i gjurmëve të artit paleolitik. Deri me tani mendohej se pikturat e para në Tokë i takojnë atyre të zbuluara në Chauvet të Francës të cilat i takonin 35 mije deri në 39 mije vite më parë. Por së fundmi, u arrit të zbulohet se piktura të tilla të bizonëve, luanëve, mamutëve, gjenden edhe në pjesë të tjera të Botës dhe saktësisht në Indonezi.

8. Manipulimi i kujtimeve. Seleksionimi i kujtimeve të ndryshme, eliminimi i tyre, apo riprodhimi në momente që ti dëshiron, ishte një tjetër arritje e këtij viti. Shkencëtarë të Universitetit të Californisë dhe të MIT, arritën që të fshijnë nga kujtesa e minjve kujtime torturuese për t’i zëvendësuar ato me kujtime të pëlqyeshme dhe të këndshme. Arritje këto të rëndësishme për eliminim e fenomeneve te stresit posttraumatik.

 

9. Zgjerimi i alfabetit të jetës. Për herë të parë gjatë këtij viti është arritur që të shtohet një çift nukleotidesh në qenie të gjallë. ADN-ja e një bakteri, Escherichia coli, u arrit të modifikohet për të pritur edhe dy baza të reja azotike në spiralen e saj të dyfishte, por në të ardhmen, kjo mund të zgjerohet edhe më shumë, duke arritur të jemi në gjendje të kodifikojmë edhe aminoacide të tera.

 

10. Karikimi i CubeSat. Gjatë këtij viti është arritur që të lëshohen në kozmos satelite të vegjël në formën e kubit, me kosto të ulet, jo më të rënde se 1 kg dhe me gjatësi brinje jo më shumë se 10 cm të cilët janë në gjendje të mbledhin dhe dërgojnë në tokë informacione qeë edhe pse jo me një rezolucion të lartë, janë shumë të dobishëm. Në të ardhmen ato do të mund që edhe të komunikojnë mes tyre për të monitoruar fenomene natyrore të rrezikshme si zjarrë, shpërthime vullkanike, përmbytje lumenjsh.

 

SHKARKO APP