Artan Fuga: Analistët shqiptarë, krahasime mazokiste
Artan Fuga ka ironizuar me krahasimet që bëjnë analistet shqiptarë me ato që ndodhin në botë.
Sipas tij, këto janë krahasime mazokiste.
Kjo, pasi sipas Fugës, gjendja në botë është ku e ku më mirë se ajo në Shqipëri.
“Cfarë ka se kemi dhunë të lartë dhe shumë vrasje përgjatë tranzicionit ?- thotë analisti kokëbosh që nuk njeh gjë me gjëje nga statistikat.
Edhe në kryeqytetet europiane ka dhunë, ja si kjo e Parisit përshembull.
Harron se midis dhunës te ne dhe dukurive të dhunës në qytetet europiane nuk ka asnjë krahasim nga burimet, shkaqet, përmasat.
E mo se kemi papunësi dhe të varfër, po ja edhe në Greqi papunësia dhe varfëria bën kërinë. Njësoj jemi.
Ka ndotje ajri??? E mo ja edhe në Torino, Malboro, a Pekin ka ndotje ajri!
Kemi kulla shëmtaraqe? E mo ja edhe në metropolet kryesore financiare të botës ka grataçiela. C’a doni?
Cfarë duam? Pika që nuk të bie o analist!
Por, cdo vend ka të këqiat e veta por i kompenson me avantazhe komplementare, kurse ne jo, nuk i kemi kompensuar me të tilla. Kjo është çështja.
Përse bën krahasime vetëvrasëse duke justifikuar të këqiat tona që në vend t’i zhdukim, i legjitimojmë duke i krahasuar pa logjikë krahasimi.
Kanë grataçiela metropolet, por ato janë qendra globale financiare.
Kanë polucion disa qytete e zona, por kanë industri të zhvilluar.
Ka papunësi Greqia, por ka edhe mbrojtje sociale dhe mbështetje për ta.
Ka dhunë në Perëndim, por ka dhe ligj dhe sistem drejtësie të forte e të pavarur.
Kurse ne shpesh kemi ndotje pa industri, të papunë pa mbështetje, kulla, pa financa, dhunë pa ligj.
Pastaj, pse ne të këqiat e gjithë botës bashkë do i bëjmë o?
Mblidh ca të papunë si në Greqi, plus ca ndotje si në Pekin, plus ca grataciela si në City, plus dhunë si në Amerikën Latine, dhe futi në thes e kaloi pa doganë në qytetet shqiptare?
Kjo është logjika ?
Të krahasohemi me të këqia të shpërndara nëpër glob për ta bërë vendin tënë kryeqendrën e tyre???
Jo mo nuk arsyetohet kështu!
Nuk është arsyetim ky!!!”, thotë Fuga.