Artan Fuga i përgjigjet Maznikut: Arroganca e tij është fyese dhe e padenjë për një zyrtar

 

Artan Fuga i është përgjigjur deklaratës së zëvendësministrit të Arsimit, Arbër Mazniku, që tha se Fugës i ka marrë koka erë, kur kritikon ligjin e ri për arsimin e lartë.

Sipas Fugës, kjo gjuhë arrogante është fyese dhe e padenjë për një zyrtar.

Ky zevendës ministër i Ministrisë të Arsimit në një replikë që u ka bërë vërejtjeve dhe kritikave të mia për projektligjin e arsimit të lartë, me të drejtën time si qytetar dhe profesor, thotë te Panorama sot pak a shumë se ose profesorit i ka marrë koka erë, ose nuk e ka lexuar fare ligjin dhe ecën me të dëgjura lart e poshtë.

Pa hyrë në retorikën e tekstit të tij, se nuk më duket fare me vend të debatoj me të, i them këtij nëpunësi se e përbuz arrogancën e kësaj gjuhe të përdorur prejt tij, fyese dhe e padenjë për një zyrtar.

Dhjetë shekuj liri universitare në Europë nuk ja heq dot Shqipërisë nëpunësi i dorës të dytë me emrin Arbër Mazniku”, thotë Fuga.

SHKARKO APP