Artan Fuga: Ishalla na kursen Zoti urimet e ndonjë politikani për Bajram

Nga Artan Fuga

Ishallah na e kursen Zoti sot qe ndonje politikani, ne mes te vapes, te mos t'i shkrepet te na uroje Bajramin nga dera e xhamise, sepse nga te vjellat nuk do te shijonim dot as kabunine qe me ka pergatitur gjyshja per dreke, gatuar me oris thai, ardhur nga Vietnami, me rrush te thate Berati, arra Tropoje, fiq te thate Stambolli, me ereza gjithfaresoji direkt nga India, sheqer arabije qe e kam sjelle vete nga Taxhikistani, e te zhytur ne gjalpe Kruje.

Mish qingji hallall, ardhur nga fshatrat e Fierit poshte Kodres te Apollonise, shoqeruar me kabuni sot, kenaqesi interaktive midis kripes dhe sheqerit.

E pastaj nje torte me pete, shoqeruar me vere te bardhe riesling, pasdite ke Bllaca ne Durres, torte qe nuk e gjen dot as ne San Remo, dhe kenaqesia cakerqejf rrafshohet krejt.

Lereni ate hoxhen simpatik me syze te na uroje sic ia ka dhene dhurate, privilegj e detyre Zoti, se i ka lezet.

Se nga profania bejne edhe lapsuse e per Bajram urojne Indute a zulute e shkrete, sikur emocioni i mekatit t'u kete marre mendte perkohesisht.

Mos e bashkoni pushtetin me fene se eshte haram. Mos ta ndyejme fene me pushtet dhe mos radikalizojme pushtetin me fe, sepse pushteti eshte veper e njeriut, vlere kalimtare dhe e genjeshtert, kurse besimi eshte veper e kulluar e Tjeterkujt.

Le t'i bijeni daulleve te festes te gjithe jevgjit simpatike gjithashtu neper rrugica lagjesh a kafene, nga Beogradi deri ne Athine, ku besimtare a jobesimtare rekellejne ndonje kupe rakije duke fol shqip. .

Kaq mjafton merr jahu…

SHKARKO APP