Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 22 Tetor 2026, 07:28 Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik Policia e Parisit ka njoftuar ndalimin e tubimeve në disa zona kyçe të qytetit, përfshirë Pallatin Presidencial Elysee, Sheshin Bastille, të dyja dhomat e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dialogu me Ramën
  • Ndryshime në qeveri
  • Champions League
  • Avokati i Popullit
  • Policia e Tiranës
  • Berisha dhe PD
  • Ballkani Perëndimor
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Artan Fuga: Konsumatorët e varfër shqiptarë bumerang mbi kapitalin, duhet ndryshuar modeli ekonomik

Forum E martë, 15 Shtator 2020 12:11
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X
Placeholder Image

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se konsumatori i varfër shqiptar është një bumerang mbi kapitalin.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Fuga thekson se Shqipëria sot praktikisht ka klientë të dhunuar.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Për profesorin, një ekonomi me klient të varfër masiv, sidomos kur numerikisht është shumë e vogël si jona, nuk jep asnjë shans progresi nëse nuk ndryshon modelin e vet ekonomik.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Postimi i profesor Artan Fugës:

Konsumatori i varfër si mallkim bumerang mbi kapitalin!

————–

Shihni diagramën numerike në fund të tekstit!

Duke përfituar nga çiltërsia e të anketuarve (800 të anketuar të përzgjedhur në mënyrë rastësore por sipas një kampionimi me kuota përpjestimore të ngjashme me të popullsisë) – studim kolektiv i dept. të komunikimit të UT – u gjendën “në rrugë” individë të cilët në shumicën dërmuese të tyre i kanë “xhepat e çpuara”:

19 përqind e tyre deklaruan se jetojnë falë asistencës sociale. Imagjinoni që ata as kontribuojnë në prodhimin e përgjithshëm brut të vendit, as krijojnë vlera të reja, por edhe marrin nga buxheti i shtetit se përndryshe i bije “të vdesin për bukë”.

Ja se ku është plaga e ekonomisë sonë që nuk kërkon vjersha ekonomistësh, fejtone akademikësh, pallavra, utopira politike, propagandë manipuluese, por hapje sysh dhe pranim i realitetit.

Ekonomia nxjerr të papunë dhe individë me asistencë dhe nga ana tjetër buxheti i shtetit paguan pikërisht atë që politikat publike krijojnë, pra masën e parazitizmit të detyruar dhe të varfërisë që matet si lëmoshë e shtetit. Imagjinoni sesa lehtë mund të manipulohen elektoralisht këta njerëz kur vihen para dilemës : a do të ardhmen e dyshimtë të ndritur nuk dihet se kur, apo dëshiron asistencën sociale në fund të këtij muaji, ta zemë të prillit 2021.

Këtu iluzionet janë të rrezikshme!

Të mendojmë se edhe ata kamarierët, pastruesit, shitësit, rojet, etj., kanë të ardhura minimale.

Imagjinoni që mbi 40 përqind e atyre që iu përgjigjën anketës thonë se në familjet e tyre kanë të ardhura nën 40 mijë lekë të reja në muaj!!! Një familje me katër veta mesatarisht me 250 euro ose 300 euro në muaj! Kjo mund të pranohet në Indi, por në Shqipëri, në mes të Evropës, me një shtet që “të bie kokës” me tarifat e ujit dhe energjisë, me taksa dhe me një shoqëri me çmime firifiu për arsye që do t’i trajtojmë njëherë tjetër, sigurisht që lekët e kafes gjenden duke ua hequr librave, teknologjisë familjare të informacionit, kujdesit për trupin dhe shëndetin, ngritjes kulturore dhe artistike, etj.

Kur sheh strukturën e harxhimit të buxhetit familjar në ekonominë familjare shqiptare të merr të qarët! Shuaj urinë, shih ndonjë film realisoc në televizion, dil për ndonjë kafe a birrë, veshje te Gabi a aty afër, dhe asgjë tjetër. Ky reduktim i thjeshtëzuar i qenies njerëzore na jep pastaj agresivitetin, injorancën, krimin në shkallë masive.

Por, t’i lemë këto anë. A mund të ketë zhvillim një shoqëri nëse klienti masiv ka këtë fuqi blerëse skandaloze?

Kujt do ja shesin produktet tregtarët e mëdhenj nëse shqiptari masiv ka një listë javore ushqimesh që shkojnë deri te domatja, speci, fasulja, makaronat, vaji, kripa e kjo kategori ushqimesh që i gjen thjesht te cepi i pallatit ku biznesi i komshiut përpiqet t’i sjelli?

Një ekonomi me klient të varfër masiv, sidomos kur numerikisht është shumë e vogël si jona, nuk jep asnjë shans progresi nëse nuk ndryshon modelin e vet ekonomik. Prodhuesi i vogël prodhon për vete dhe pak shet në treg. Prandaj nuk ka likujditete, as hua bankare nuk merr dot, as investime nuk bën dot. Tregtari i madh ka nevojë të marri tendera nga shteti dhe e gjithë bota e madhe e biznesit pastaj do të ushqehet nga PPP sepse ndryshe falimenton. PPP janë marrja e lekëve tona si konsumatorë, lekë të padhëna, por të marra me dhunë nga shteti, dhe që pastaj u jepet bizneseve. Ne jemi klientë të dhunuar.

Një ekonomi tregu nuk mund të funksionojë me një konsumator me duart në xhepat bosh. Sepse një konsumator që nuk ka lekë nuk blen dot. Kujt do t’i shesin tregtarët e qendrave të mëdha tregtare, ku do i shesin produktet industrialistët? Askujt!

E vetmja mundësi që u mbetet është të shtrijnë dorën te shteti për tendera ose PPP që do të thotë se është partia në fuqi që kontrollon ekonominë dhe këtu tregu merr fund.

Të keqen e Kinës!

Bashkë me tregun merr fund edhe klienti sepse paranë ja marrin me dhunë në formë taksash dhe jo si kërkues i lirë mallrash dhe shërbimesh me parà në dorë. Liria e zgjedhjeve merr fund, punësimi i lirë merr fund, lobitë e pavarura nga politika marrin fund, dhe kështu merr fund edhe demokracia.

Varfanjakët si ne e kanë të pamundur të ndërtojnë demokraci!

Prandaj konsumatori duhet të vihet në qendër të politikave ekonomike publike, jo si sot plebej si ata romakë!

Etiketat e lidhura

artan fuga
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik
Para 41 minutash

Franca ndalon tubimet pas trazirave, Macron akuzon Trumpin për shfrytëzim politik

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë
Para 42 minutash

Macron akuzon Trumpin dhe liderë të tjerë të huaj për ‘komente idiote’ mbi trazirat në Francë

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”
Para 44 minutash

Pas takimit Witkoff-Putin, Kremlini: Propozimet e reja të paqes nuk kanë “substancë”

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura
Para 45 minutash

Historia e pabesueshme e Bukang-it: peshkaqeni viral rikthehet në ujërat e njohura

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 14 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 12 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 15 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

4
Para 14 orësh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.