Artan Fuga: Zoti kryeministër, sonte në orën 21 më dëgjoni me vëmendje
Forum E Enjte, 16 Shtator 2021 19:31
Akademiku dhe profesori Artan Fuga, nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në mbrëmje do të publikojë një propozim për kryeministrin Edi Rama.
Profesori e fton Ramën të ketë vëmendje, pasi ky propozim do të jetë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza qeveritarët dhe universitarët, studentët dhe pedagogët.
Statusi i Fugës:
Adresim Publik zotit Kryeministër. I nderuar Edi Rama, më lejoni t’ju drejtohem shumë sinqerisht si qytetar, miqësisht gjithashtu, si ish kolegë universitarë, msi intelektualë dhe autorë dhe krijuesa, edhe me një “borxh” moral për të larë që nuk e lejuat deritani platformën time për rithemelimin e Akademisë të Shkencave t’a mbysnin burokratët e akademisë të kalbur dhe abuzuese (po aq e kalbur sa edhe universitetet tona).
Me një propozim, si e vetmja zgjidhje e vërtetë që shoh për të dalë nga kriza e sotme midis qeverisë dhe universitarëve, studentë dhe pedagogë!
E vetmja zgjidhje përtej alibive të gjithkujt, përtej llogjeve, betejës me vezë të freskëta apo të prishura, brenda dhe jashtë shumicës Tuaj politike!
Artan Fuga
Profesor i Universitetit të Tiranës
Antar i Akademisë të Shkencave
Adresim që do të botohet dhe afishohet si video këtu në ora 21°°, sot në mbrëmje!”
KOHA JONË SONDAZH

