Artur Zheji: Çfarë fsheh takimi misterioz Basha-Majko?
Nga Artur Zheji
Bën ende habi, kafeja plot dashuri, e ish kryeminsitrit, deputetit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko, që qëndroi dje vetëm për vetëm, në një takim aspak të rastësishëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulëzim Basha.
Në rrethanat e një politikë bërje normale, ky takim, apo kjo kafe, do të ishte thjesht një takim rutinë. Mirëpo në mesin e furtunës opozitare, me moton Shqipëria po Ngrihet, rreth këtij takimi paqësor, ka të paktën 5 cudira të pashpegueshme në dritën e diellit dhe sipas logjikës normale.
Cudia e Parë – Mediat rapportojnë që një natë më parë, vetë Kryeministri Rama, është parë në një kafene, pranë shtëpisë ku banon Majko. Kokë më kokë dhe në një kafene të thjeshtë dhe popullore, të pafrekuentuar nga kryeministrat në pushtet.
Ndoshta edhe sepse është një Kafene, jo target përgjimi….
E pra, për të kumtuar kokë më kokë, Rama-Majko, dicka të Rëndësishme dhe të parrezikuar nga përgjimet e askujt!
Deri në paraditen e djeshme, askush nuk mund ta merrte dot me mend, se cfarë mund të kishin folur.
Mirëpo, mbas takimit surprizë dhe krejt jo normal dhe të stisur me kujdes, Basha-Majko, takimi i mëparshëm dhe kokë më kokë, Rama-Majko, merr një kuptim të ri. Atë të përcjelljes së mesazheve të rëndësishme, nga Rama drejt Bashës. Në pamundësi të një takimi të drejtëpërdrejtë, Rama-Basha, që do të krijonte skandal publik.
Cudia e Dytë – Nga takimi Basha-Majko, në një vend publik dhe shumë të rrahur nga gazetarët dhe thashethemexhinjtë, nuk doli asnjë lajm apo deklaratë, qoftë edhe informale. Pra, takimi misterioz, kishte qëllim të bënte bujë dhe të mbillte mister.
E thënë ndryshe, ky takim, duhet të jepte një mesazh të hapur dhe të koduar njëkohësisht!
Për kë dhe kundër kujt? Misteri vazhdon!
Cudia e Tretë – Sali Berisha, që komenton live dhe me pasion cdo gjë, nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë takim. Ndonëse dihet debolesa e tij për Pandeli Majkon, kjo heshtje është e pashpegueshme, në këtë polemikë të zjarrtë që ai mban ndezur, me tërsëllimë dhe pa pushim.
Për cdo gjë dhe ndaj cdokujt! Ditë e natë!
Heshtja e Berishës, mund të kuptohet në tre rrafshe.
Ose, nuk e ka aprovuar këtë takim dhe lapsus taktik të Lulëzim Bashës.
Ose, ka pritur me durim, që të kuptojë përmes këtij takimi se ku rreh strategjia e Ramës.
Ose ndoshta ka pëlqyer mesazhin që Rama, i ka dërguar, përmes Pandeli Majkos, në kutinë postare të Lulëzim Bashës.
Cudia e Katërt – Ky takim, është bërë pa asnjë konsultim me aleatin e Maxhorancës, Ilir Meta, që deri dje ishte në USA.
Është kjo një rastësi?
Apo është një rrethanë e shfrytëzuar posacërisht?
Madje, duke qënë se rrodhi në media, se në takimin Basha-Majko, është biseduar edhe për kandidaturën e ardhshme të Presidentit të Republikës, kjo bisedë, fiton vlerën e një diversioni të mirëfilltë politik ndaj Ilir Metës. Njihen fare mirë, qëndrimet anti-Meta, të Majkos. Mirëpo më e rëndësishmja është se si fillohet një negociatë e tillë, në padijeni të plotë, të aleatit që të ka dhënë votat për tu bërë kryeministër?
Apo mos ndoshta Rama, po kopjon me sukses, strategjinë trsaversale të Ilir Metës, që bën “diversion” taktik me Opozitën, duke bërë edhe ai,kryeministri pra, diversion, me “Nëndetësen Majko”?
Cudia e Pestë – Lidhet me disa deklarata nervoze që qarkullojnë këto orë, nga të dy krahët e aleancës, që duket në shkërmoqje.
Pjerin Ndreu foli dje për një skenar që ka në mes një “shartim të zi”, që nënkupton pra, “shartimin e presupozuar PD-LSI”.
Ndërsa Luan Rama, deklaroi se në betejën e ardhshme elektorale në Peshkopi, nuk ishte i sigurtë nëse PS dhe LSI, do të kishin një kandidat të përbashkët.
Ndërkohë që përflitet, se të ashtuquajturit CNN grek, lajmet mbi “Balli gate”, ishin servirur nga Policia Shqiptare. Prandaj edhe ata, CNN grek, ranë në konfuzion, në lidhje me burimin e lajmit, 48 orë më vonë. Apo duhej të ndodhtë kjo rastësi, pikërisht gjatë vizitës, së bollshme me takime të rëndësishme, tëe Ilir Metës në USA.
Ku edhe prania e Anastas Angjelit, deputet i PS, mik i vjetër i Metës, dukshëm i pakënaqur nga trajtimi I Ramës, ishte domethënëse.
Mirëpo, përflitet gjithashtu, që përgjimi i Shukri Xhelilit dhe videot e famshme me 20 vjecaren, u nxorën në media sipas strategjisë: “Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb!”, pasiqë kishin disa ditë që përpunoheshin dhe rrinin në arkiv. Në pritje…
Cështja shtrohet, ky takimi misterioz Basha-Majko, është thjesht një presion i tërhortë apo një mirëseardhje që Rama, po i bën Ilir Metës në përfundim të vizitës në USA, apo një strategji e vërteë dhe afatgjatë PD-PS?
Kjo sjell në një dritë të re, edhe takimin fantazmagorik dhe të mohuar Basha-Rama, në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, vitin e shkuar….
Jetojmë në Bizant, apo në Shqipëri?
Apo loja është qëllim dhe qëllimi na serviret si lojë?