Asgjë nuk krijohet nga hiçi, por gjithçka mund të kthehet në hiç!

Nga Spartak Ngjela

Këtu bëhet ndarja e njeriut. Dhe fjala i dha njeriut mendimin. Dhe mendimi me fjalën përforcoi dhe krijojë hap pas hapi rrjedhjen e fjalëve, dhe kjo erdhi e krijoji shkrimin e librin, konceptin, shkencën, qytetin dhe qytetërimin e gojëtarinë.

Por, po të mos ekzistonte mendja e njeriut, në botë nuk do të kishte asgjë. Se emri e kthen asgjënë në një gjë. Të gjitha emërtimet e natyrës, të qenieve të gjalla dhe bimëve, i ka vendosur të formuluara njeriu në këtë histori shumë të gjatë, pas daljes në dritë të mendjes dhe mendimit të tij. Kjo është historia, dhe, gjithçka ka dalë kur është njësuar mendja, mendimi dhe fjala.

Pse, ju mendoni se truri i kafshëve nuk funksionon? Ai funksionon edhe për memorien e tyre, edhe për dëshirën seksuale të tyre edhe për njohjen e grupit… e kështu me radhë. Por kafshët nuk kanë fjalën. Dhe këtu bëhet ndarja e njeriut. Dhe fjala i dha njeriut mendimin. Dhe mendimi me fjalën përforcoi dhe krijojë hap pas hapi rrjedhjen e fjalëve, dhe kjo erdhi e krijoji shkrimin e librin, konceptin, shkencën, qytetin dhe qytetërimin e gojëtarinë.

Por duhet theksuar se, qytetërimi e krijoi shkencën, dhe shkenca lindi si ide mes fjalësh, por mendja krijoi edhe numrin, dhe numri e rrënjosi shkencën dhe e lartësoi atë, dhe shkenca krijoi zhvillimin e ri të mendjes dhe mendimit. Dhe mendimi e shkenca e menduar dhe e zhvilluar pa ndërprerje krijoi zhvillimin që kemi sot, në të gjitha dimensionet e tij. E pra: nga mendja tek fjala, nga fjala te kujtesa në zhvillim, nga kujtesa të fjalët në rrjedhe gramatikore fjalësh e konceptesh dhe, nga mendimi tek shpikja e numrit 1 (një), se ky ishte i pari…

Nga fjala tek mendimi. Nga mendimi tek numri e koncepti, nga koncepti tek filozofia dhe shkenca, dhe nga shkenca tek zhvillimin i sotëm material në të gjitha dimensionet e tij. Ky është zhvillimi njerëzor.

In principio era verba… “E para ishte fjala, – na thanë shenjtorët e Krishtit – dhe fjala u afrua me Zotin, dhe fjala u bë Zot” . Kjo është filozofia e zhvillimit që shprehem me lart. Në kemi fjalën dhe numrin, dhe këta do të vijojnë të na krijojë vijimisht mrekullinë e zhvillimit tonë.

SHKARKO APP