Basir Çollaku: Asnjë lajm i kazantë, s’e ndal LAJMIN e veçantë!

Nga Basir Çollaku-

Do të ketë një lajm! Do të ketë një lajm!

Do të ketë një lajm shumë të veçantë. Prisni, do e dëgjoni, -u tha kreu i opozitës Sali Berisha medieve, përpara se të hynte në SPAK në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitjeje. Skeptikë e dyshues në njërën anë dhe besues në anën tjetër, hamendësojnë të gjithë bashkë një lajm të pëshpëritur shpesh, këtë muaj sidomos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky lajm shumë i veçantë nuk mund të jetë denoncimet për Dumanin dhe Manekun, të cilat janë vazhdimësi prej muajsh e vitesh. Do të jetë ai me pritshmëri nga USA. Rishfaqjen e mundshme dhe të shpejtë, ndoshta brenda javës, të asaj çka deklaronte Cris la Civita ose “Latifi” për Ramën e jo të Blinken për Ramën. Ky do të jetë lajm politik edhe juridik njëherësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të bërë me dije, se senet kanë fillu me lëviz ndryshe nga sa paguesit majtistë kishin shkruar e lëvruar nëpër llogari. Ndonëse ushtria e Ramës do të prodhojë lajme pafund këto dy ditë, në rrekjen e djersitur për të trullosur mjedisin informativ, e kequshqyer njerëzinë me habere halli. E vërteta po flet e propaganda po tkurret. Koha numëron me orë oqeanike.

Qeveria dhe sejmenët televizivë e të medieve sociale në borderotë e pushtet-mafies, me regjinë e Edi Ramës, janë përqendruar egërsisht te referendumi në PD, duke karikuar edhe telefona të skaduar, të cilëve u është djegur qarku, e nuk ju bën punë bateria. Njëlloj si t’i vësh një ashensor banesës njëkatëshe. Kjo do të thartojë mjaft edhe disa liberalë të djathtë e shumë radikalë të majtë.

Natyrisht ngjarje me peshë në drejtësi kanë shmangur disa dosje, ku litari ka mbetur jashtë. Vettingu është arma e dorëzimit të sistemit të drejtësisë në duart e Edi Ramës nga miku i tij “Soros” një hetim të këtij procesi, do të riformatojë të gjithë institucionet. Do të kthente të pandehur shumë emra të pushtetshëm sot, në prokurori, gjykatë, polici, parlament, bashki, biznes e medie, si ushtrues të ndikimit të paligjshëm e konsumatorë të elementëve të veprës penale.

IBAR-i politik nuk zhbën narkoshtetin. Kur në Vlorë, po sot si dëshmi antishteti, kërcet dajaku mes aksionerëve të aeroportit, atij “qeveritar” dhe atij investues. Po rojet kush i ruan, është pyetja e kërkuar me përgjigje të munguar. Ajo çfarë është duke ndodhur, megjithë presionin, kanosjet e mafian në veprim ka të bëjë me një kryeministër në detyre në prag të marrjes i pandehur. Nga lajmet e veçanta duke ndodhur, ky do të jetë i dyti si lajm shumë i veçantë, pas të parit që do të ndodhë djathtas. Edi e di…. Olsi e di. Bela e di, Rilindja e di. Presin e nuk bzajnë..

Autokrati Rama, nuk do ta mbyllë dot projektin e tij antishqiptar të kthimit në diktatorin e dytë të Shqipërisë, 36 vjet pas shembjes së të parit…!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?