Astrit Patozi: Që të ketë referendum, duhet të ketë kundërshtar

Nga Astrit Patozi:

QË TË KETË REFERENDUM, DUHET TË KETË KUNDËRSHTARË

Këtë dashurinë, që ka shperthyer për referendumet, e kam shumë të qartê se nga vjen. Ndoshta edhe nga fakti se në Shqipëri janë bërë shpesh dhe kanë zgjidhur punë ato, që nga viti 1998, kur u miratua kushtetuta.
Por problemi ështê se që referendumi për listat e hapura të bëhet, duhet që dikush të mbrojë mbajtjen e tyre mbyllur.
Dhe deri tani nuk ka dalë asnjë “trim” që t’i marrë përsipër listat e mbyllura, që të paktën të kishte kauzë referendumi.
Të mos hyjmë fare pastaj në teknikalitete, që duhen 28 deputetë apo 2/3 e parlamentit për ta vënë në lëvizje dhe për ta çuar në dorë të popullit këtë vendimmarrje.
Dhe të gjithë e dimë parimin e shenjtë juridik, se kur nuk ka padi nuk mund të ketë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?