Atentatet që tronditën botën
Kjo listë përfaqëson vrasjet më të famshme në histori me rrethanat që i paraprinë ato.
Lee Harvey Oswald
Lee Harvey Oswald ishte një ish-marins që nga qeveria amerikane u shpall përgjegjës për vrasjen e presidentit John F. Kennedy.
Oswald u vra vetëm dy ditë pas përpjekjes fatale për vrasjen e presidentit, në bodrumin e selinë së policisë në Dallas. Ai u vra nga Jack Ruby, pronari i një klubi nate në Dallas i cili kishte lidhje me krimin e organizuar.
Rubi tha se ishte i mërzitur dhe i zemëruar për shkak të vrasjes së Presidentit dhe aktin e kreu për hakmarrje. Oswald u vra më 24 nëntor 1963.
John Lennon
John Lennon ishte një nga themeluesit e Beatles, të cili fitoi famë në mbarë botën si një anëtar i grupit, dhe gjithashtu si një aktivist i paqes. Deri në dhjetor 1980, Lennon ishte në Nju Jork. Ndërsa kthehej në hotelin e tij në mbrëmje, një njeri i thirri emrin e tij . Ndërsa Lennon u kthye drejt tij, ai e qëlloi me katër të shtëna. Ai vazhdoi drejtë hotelit dhe ra në tokë.
Gjatë kësaj kohe, vrasësi Mark David Chapman u ul buzë trotuarit, duke pritur policinë që ta arrestojnë.Ai u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje dhe është ende në burg. Motivet e tij janë ende të paqarta.
Roy Kerwood Malcolm X
Malcolm X, i njohur gjithashtu si Malcolm i Vogël, ishte përfaqësuesi i myslimanëve të zinj amerikanë apo i Kombit Islamik.
Ai i printe Lëvizjes së të Zinjve në vitet 1960 dhe 1970, gjatë të cilave afro-amerikanët u radikalizuan dhe ai u simbol i lirisë duke marrë edhe respektin e amerikanëve të tjerë. Malcolm ishte anëtar i Kombit Islamik, por më vonë u bë një mysliman suni. Me sa duket kjo ishte arsyeja që Kombi Islamik, ka lëshuar një urdhër për vrasjen e tij.
Më 21 shkurt 1965 Malcolm filloi të mbajë një fjalim para një audience kur një njeri nga audienca e qëlloi atë me armë gjahu.
Dy burra të tjerë u bashkuan në të shtëna duke qëlluar 16 herë Malcolmin. Të tre vrasësit ishin anëtarë të Kombit të Islamit. Malcolm X u vra në moshën 39 vjeçare.
Martin Luther King
Martin Luther King ishte njeriu kryesor që qëndronte në krye të Lëvizjes për të Drejtat Civile në Amerikë. Lëvizja ishte një përpjekje për të refuzuar diskriminimin racor kundër afrikano-amerikanëve. Më katër prill, 1968, ndërsa qëndronte në motel, ai u plagos për vdekje.
Pas vrasjes në mbi 60 qytete në të gjithë SHBA-të, shpërthyen trazira, dhe pesë ditë më vonë Presidenti amerikan shpalli një ditë zie. Dy muaj më vonë, James Earl Ray, që ishte në arrati, u kap në Londër dhe u kthye në Tenesi për t'u përballur me akuzat për vrasjen e Martin Lutherit. Ray ishte një njeri i bardhë që e kundërshtonte lëvizjen afrikano-amerikane për të drejtat civile.
Abraham Lincoln
Abraham Lincoln ishte presidenti i gjashtëmbëdhjetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishte në atë pozitë që nga viti 1861 deri në vdekjen e tij në vitin 1865. John Wilkes Booth ishte një spiun i Konfederatës i cili ishte i zemëruar me presidentin për shkak të mbështetjes së tij për lirinë e afrikano-amerikanëve. Prandaj, ai vendosi të vrasë Lincoln-in.
Më 14 prill 1865, Lincoln shkoi në teatër. Në praninë e vetëm një truproje i cili u shëtit në teatër, Booth shfrytëzoi rastin. Ai ka pritur për të qeshurat që mbushën teatrin me zhurmë dhe e qëlloi presidentin në kokë. Pasi u arratis, u arrit të kapet edhe u vra dymbëdhjetë ditë më vonë. Lincoln kishte 56 vjet kur ai u vra.
Julius Caesar
Jul Cezari ishte një politikan romak dhe udhëheqës ushtarak në shekullin e I-rë. Ai ishte luftëtar i suksesshëm dhe përdori suksesin ushtarak për të filluar një luftë civile në Republikën Romake. Pas kësaj, ai u shpall diktator. Megjithatë, disa prej senatorëve në Romë nuk ishin të kënaqur me atë që bëri Cezari, kështu që ata planifikuan të vrisnin atë.
Derisa ecte pranë teatrit Pompey, Cezari u ndalua nga një grup i senatorëve të cilët i dhanë një ligj të lexonte. Cezari u godit me thikë ndërsa ai ishte duke lexuar. Sipas dëshmive historike, më shumë se 60 senatorë ishin të pranishëm. Pasi u godit me thikë, Cezari u përpoq të arratisej, por ra në dysheme. Ai kishte 23 plagë. Vdekja e tij shënoi fundin e Republikës Romake, një dramë e përgjakshme çau Perandorinë Romake. Në kohën e vdekjes, Cezari kishte 57 vjet.
Franz Ferdinand
Atentai ndaj princit të Austrisë Franz Ferdinand, konsiderohet të jetë shkaku i Luftës së Parë Botërore. Më 28 qershor 1914, ai po vizitonte Sarajevën, e cila ishte atëherë territor i Austrisë. Duke hipur në një karrocë, ai dhe gruaja e tij Sophia, Gavrilo Princip, student serb vrau princin trashëgimtar dhe gruan e tij. Pas atentatit, Austro-Hungaria i vendosi ultimatum qeverisë serbe, 30 ditë më vonë filloi Lufta e I Botërore. Princip ishte anëtar i organizatës revolucionare „Bosnja e re“, qëllimi i tij ishte një shtet i lirë sllavojugor i serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve. Në kohën e vrasjes, Ferdinand ishte 50 vjeç.
John Fitzgerald Kennedy
Kennedy ishte presidenti i tridhjetë i Shteteve të Bashkuara. Ai e drejtoi vendin në periudhën nga 20 janari 1961 deri në vdekjen e tij në 22 nëntor 1963. Vrasja e tij është konsideruar të jetë më prekësja në shekullin e njëzetë. Lëvizja e të Drejtave Civile në Amerikë, Kriza e Raketave në Kubë, ndërtimi i Murit të Berlinit dhe fillimi i Luftës së Vietnamit, u zhvilluan gjatë asaj kohe. Përkundër qindra dëshmitarëve gjatë vrasjes së tij, ka shumë dyshime që rrethojnë vdekjen e Kennedy-t, duke nxitur shumë konspiracione.
Pak para orës 12:30, Kennedy udhëtoi përmes Dallas-it në një limuzinë pa një çati. Tre të shtëna pastaj u shkrepën nga një pushkë në drejtim të presidentit. Kennedy shpejt vdiq në spital nga plagët e marra.
Lee Harvey Oswald është i dyshuar për vrasjen e presidentit. Kjo vrasje në veçanti ka një numër të teorive konspirative, veçanërisht për shkak të asaj se deri në vdekjen e tij Osëald pretendonte se ishte i pafajshëm.
Në mesin e atyre të cilët dyshohen për vrasjen e Kennedy-t, janë: FBI, Kuba, CIA-s dhe Bashkimit Sovjetik. Shumë besojnë se ky mund të jetë një komplot midis të gjithë këtyre.
Ky rast nuk është zbardhur plotësisht, dhe nuk ishte gjetur ndonjë dëshmi konkrete se Osëald e ka kryer vrasjen, dhe nëse ai ishte i përfshirë në vrasje.
Pavarësisht hetimeve të shumta, vdekja është ende mister.