Athina trondit BE dhe Kinën
Pa filluar mirë punën Qeveria e re e Radikaleve të Majtë ka krijuar shqetësim për disa lëvizje të saj si në fushën politike, ashtu edhe në atë ekonomike.
BE ka shprehur pakenaqesine e tij me qendrimin e kryeministrit Tsipras, persa i perket pozicionimit te tij kunder deklarates se perbashket te vendeve anetare te unionit ne lidhje me Rusine, te cilin 'Financial Time' e krahason me nje "bombe" qe Athina hodhi ne mes te Brukselit.
Disa ore para mberritjes se tij ne kryeqytetin grek, kreu i PE Martin Schulz duke folur ne rrjetin gjerman 'ZDF' deklaroi: "Dua ta them hapur, pashë me frikë se Greqia braktisi qëndrimin e përbashkët të BE-së për Rusinë. Me të vërtetë jam surprizuar. Nuk mundesh nga njëra anë si hap të parë të thyesh pozicionimin e përbashkët dhe nga ana tjetër të kërkosh solidaritet nga Europa".
Europianet presin sot reflektim ne samitin e ministrave te Jashtem ne Bruksel per kete çeshtje ku do te shihet realisht qendrimi i kreut te diplomacies greke Nikos Kotzias.Ne te njejeten kohe trazira ne fushen ekonomike ka shkaktuar qendrimi i Athines, persa u perket ndalimit te privatizimeve dhe sidomos te investimit me te madh kinez ne vend, te portit te Pireut. Marreveshja me gjigantin 'COSCO' do te rishikohet sipas interesit te popullit grek ka qene dhe deklarata e ministrit perkates te qeverise Tsipra menjehere pas fillimit te detyres.
"Jemi shumë të shqetësuar për këtë. Marrëdhëniet tona bilaterale dhe bashkëpunimi bilateral ekonomik dhe tregtar ka qenë gjithmonë i mirë. Bashkëpunimi i grupit kinez 'COSCO' me Greqinë në terminalin e kontenierëve dy dhe tre në portin e Pireut ka qenë një histori suksesi dhe reciprokisht e dobishme.
'COSCO Group', ka fituar nga Qeveria e meparshme nje kontrate 35-vjeçare te shfrytezimit dhe zgjerimit te dy terminaleve te portit te Pireut dhe vjet trefishoi rendimentin duke hapur dhe 1000 vende te reja pune.
Ndersa Athina insiston se ka nje plan per t'u paraqitur partnereve ne lidhje me reformat si dhe me çeshtjen e borxhit, kreu i Komisionit Europian Jean Clode Juncker duke ruajtur vijen qe mban Berlini, ka deklaruar para disa oresh ne te perditshmen franceze 'Figaro' se as qe behet fjale per nje reduktim te borxhit grek. Greqia duhet te respektoje Europen.