Avoketërit e nekroflise janë më të ligj se sa vet nekrofilët!

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, nga te gjitha llojet e perversiteteve te njeriut, forma me kriminale, me horror, eshte marredhenia seksuale me kufomat apo necrophylia. Ky eshte perversitet ekstrem i njeriut, ndonese tejet i ralle por ndodh. Ne vendet e qyteteruara per te ka dhe denime maksimale!
Skandali seksual ne urgjencen kryesore te vendit i tre te rinjve nuk ishte me nje trup te vdekur por ishte me nje trup ne gjendje komatoze, te asistuar, pa ndjenja, pra jo ne vdekje biologjike por ne vdekje klinike, te cilen vetem nje fije peri e ndan nga vdekja biologjike. Ne kete aspekt nuk behet fjale per nekrofili te mirefillte por behet fjale edhe per me keq, abuzim seksual ne urgjencen e pare te vendit me trupin pa ndjenja, ne gjendje kome alkolike apo narkotike, te nje vajze te cilen mjafton heqja e tubave nga trakea per te bere te disponueshme buzet per epshet ç'njerezore, gje qe mund ta çonte ne vdekje brenda pak minutave.
Kjo ngjarje perben nje krim, me te rendin ne llojin e tij ne tere historine e shtetit shqiptar. Kjo sepse ky eshte nje akt kolektiv kriminal perversiteti ekstrem qe nuk ka ndodhur as ne qelite e zeza te sigurimit te shtetit as dhe te pushtuesve. Ky nuk ka ndodhur ne orgjite ne suitat e hoteleve apo moteleve por ka ndodhur ne kryeurgjencen e vendit qe duhet te jete vendi me i sigurte, me i kontrolluar dhe monitoruar me aparatura dhe personel mjeksor se sa çdo vend tjeter ne Shqiperi. Ne menyren me te pabesueshme, ky akt makaber i parregjistruar ndonjehere ne historine e shtetit, qe nga dita e zbulimit te tij e deri sot, ne Shqiperine zyrtare dhe gjysem zyrtare, ka patur avoketer te shumte, me te ligj e me amoral se sa nekrofilet, se sa treshja e te rinjve qe kreu me epshet e veta shtazore te pa kontrolluara, ne vendin ku jeta çdo sekond perballet me vdekjen, duke qendruar ne anen e kesaj te fundit, krimin me te rende qe mund te kryenin.
Deri sot, per kete horror te pashembullt nuk ka asnje ndjese publike, nuk ka asnje zyrtar pergjegjes, ne asnje nivel te piramides se administrates dhe nuk mund te kete.
Keshtu Edi Rama, kreu i qeverise, pasi heshti dite te tera per skandalin ne aspektin moral kanibalesk, do te deklaronte tek prononcohej per here te pare per te: "E pate si u ngrit nje fortune ne gote me nje video nga QSUT qe tani na del se qenka e manipuluar". Keshtu Rama e shumezon me zero skandalin dhe e krahason ate me nje fortune ne gote. Natyrisht per standartet morale te Edi Rames prej tij nuk mund te pritej asnje deklarate tjeter. Nga ana tjeter rikujtoj ketu se njeri nga zyrtaret me pergjegjesi direkte per skandalin eshte ish kunata e Edi Rames, nendrejtoresha e spitalit, qe kishte derguar mbreme me prokure per avokati ne "Opinion" motren e saj, ish bashkeshorten e Edi Rames, Delina Fico Rama. Keshtu qe edhe ky standarti tjeter e detyronte Ramen te qendronte ne anen e krimit.
Njeriu qe duhet te jepte doreheqjen qe diten e pare te berjes publike, Ministri i Shendetesise Beqja, pasi deshtoi paftyresisht ne zhvendosjen e krimit te shemtuar ne kohen e "fajin e ka Saliu", iu tha shqiptarve si papagall i Rames, per te mbrojtur krimin horror, nekrofilin ne vdekje klinike ne kryeurgjencen e vendit qe varet prej tij, se video eshte e manipuluar!! E verteta eshte se me te drejte videos i kane hequr sekuenca per te mbrojtur viktimen ne te cilat krimi kolektiv shtazor kulmon!! Qendrimi i Beqes deshmon se sa i ulet e pa moral dhe karakter eshte ky neo-bllokmen dhe se çfare eshte i afte te trilloje ky njeri per te ruajtur karrigen e tij.
Drejtoresha Manastirlliu, ne urgjencen e spitalit qe ajo drejton, deshmoi se ne dejet dhe ne shpirtin e saj nuk ka as dhe nje nanograme esence njerezore. Kjo qenie qe te kujton personazhet te llojit te "les mal partie" te letersise se viteve 60, me qendrimin e saj ndaj skandalit te pashembullt, deshmon se nuk ka as dhe nje kuant te vetem te ndergjegjes shoqerore apo te ndergjegjes njerezore. Ne vend te nje ndjese te thelle publike dhe doreheqjes se menjehershme dhe shkuarjes vet direkt ne prokurori per krimin e shemtuar te favorizuar nga çorganizimi i organizuar i saj ne urgjence dhe ne spital, ajo, qe diten e pare mashtroi shqiptaret duke deklaruar se skandali ka ndodhur ne kohen e Saliut, kurse mbreme ne "Opinion" e zhveshur nga cdo ndjenje pergjegjesie per krimin makaber bente prokuroren, ngadhnjyesen dhe kishte marre me vete si deshmitare por dhe si avokate dhe me shume, teta Delinen.
Nendrejtoresha e spitalit "Nene Tereza", doktoresha Fico, ish kunata dhe motra e gruas se dyte apo te trete te Edi Rames, Delina Ficos, qe nga dita e zbulimit te videos ka kaluar ne ilegalitet. Ajo eshte mjeke dhe e di cfare eshte urgjenca, koma alkolike apo narkotike, e di se ndofta as ne bote nuk ka ndodhur kurre qe ne nje urgjence spitali ne kohe lufte apo paqe te abuzohet seksualisht as dhe individualisht me nje te semure me gjendje kome. Ajo hesht se keshtu e urdheron ish kunati i saj Edvin Kristaq Rama. Ajo nuk merr mundimin te thote qofte dhe nje fjale te vetme per ate ngjarje, si psh qe nuk ka ndodhur apo eshte thjeshte nje fortune ne gote, siç e cilesoi ish kunati i saj.
Para shoqerise dhe familjes se viktimes heshtin personeli shendetesor i nates se krimit, njerezit me pergjegjesi me direkte dhe qe meritojne ndeshkim per ate qe ka ndodhur ne turnin e tyre. Ata heshtin sepse po te flasin mund te deshmojne gjera te renda per ish kunaten, nendrejtoresh, drejtoreshen, mbidrejtoreshen e keshtu me radhe. Keto ishin qendrimet e Shqiperise zyrtare ndaj aktit te pare te abuzimit kolektiv seksual me nje vajze ne gjendje kome te intubuar ne urgjencen e spitalit, por me ndonje perjashtim, te padenja dhe te turpshme kane qene qendrimet e mediave mercenare te qeverise dhe te analisteve papagaj apo kriptoavokat te qeverise.
Mediat, ne nje akt amoral te plote dhe pavetdijshem, parqiten skandalin e shekullit te shendetesise dhe shtetit tone si nje loje te rinjsh te ndikuar nga alkoli. Zelltaret e qeverise ne media si Rakipi etj, shpejt e shpejt paraqiten studimet e tyre fallco te opinionit, te cilat deshmonin se shoqeria kerkonte qe ky krim te mos politizohej. Dhe mbreme ne Opinion kjo ishte teza kryesore e drejtoreshes te Spitalit, Delines dhe relativistit te njeanshem Lubonja. Parashtrimit te perfaqesuesit te PD, prof Tritan Shehu, njeru qe ngriti jo vetem ne Tirane por ne mbare vendin sistemin e urgjences, se shkaku per ate qe ndodhi qendron ne keq menaxhimin e urgjences, spitalit dhe sistemit shendetesor ne teresi dhe se kjo ngjarje ndodhi ne lokusin (vendin) me te sigurte, qe per difinicion nuk mund te ndodhte kurre, te tre panelistet i pergjigjeshin ne unison se ai po e politizon dhe se nuk duhet politizuar vetem e vetem qe kjo ngjarje tragjike te mbetet pa autor! Natyrisht ky ishte interesi i drjetoreshes, ish kunates, Delines, qe perfaqesonte me prokure motren e vet, ministrit Beqja dhe ish kunatit Edvin Kristaq Rama.
Qendrim mbrojtes ndaj krimit ka mbajtur edhe Policia e Partise. Keshtu Çipua i Partise, qe tani merr ne pyetje edhe te vdekurit per interesa te Shullazit te Partise, mban ne burg njerez qe nuk kane asnje lidhje me krimin dhe nuk ndalon per shkak te lidhjeve politike autoret e vertete te ketij akti monstruoz. Nuk mund te them se kishte interes personal Lubonja. Por ky i fundit, qe denoi rende ngjarjen, kaloi apo shpalosi me pas me shpejtesi, per motive ideologjike dhe armiqesi te hapur ndaj te djathes, armen e tij te njohur, relativizmin e njeanshem, doktrinen e genjeshtres absolute ( kur eshte unilateral).
Lubonja protestoi ndaj politizimit njelloj si dy panelistet ne krah te tij. Mirepo ky eshte pasioni i tij. Nuk ka dyshim se ai ka te drejte ne pretendimin e tij se nje seri faktoresh kane ndikuar ne krimin monstruoz por ai per arsye qe i leverdisin injoron faktin e thjeshte se pavarsisht prej seicilit prej tyre ky akt makaber nuk do mund te ndodhte kurre ne vendin me te sigurte per sigurine fizike te te semurit, ne kryeurgjencen e vendit, ne rast se aty do zbatoheshin rregullat me minimale te funksionimit te saj.
Per te barazuar pushtetaret e sotem me pushtetaret e djeshem, lehtesuar pergjegjesine e tyre per skandalin e padegjuar kurre me pare, ne de fakto nekrofilise ne urgjencen me te mbikqyrur te vendit, ai duke mashtruar shqiptaret perseriti para kameras genjeshtren bajate te Edi Rames sipas te ciles Emiliano Shullazi paskerka qene dikur mbeshtetes i PD. Kjo eshte nje genjeshter e bazuar ne mashtrimin. E verteta eshte se qe nga viti 2002 e gjer sot banda, asokohe Dajti-Shullazi dhe pas arrestimit te Dajtit, banda Shullazi, nuk ka patur kurre lidhje me PD. Ai, pas ardhjes ne pushtet te PD eshte arrestuar kater here, eshte denuar vite burg, i jane falur vite burgu nga Bamir Topi, me nderhyrjen e Edi Rames, eshte liruar disa here pas arrestimeve nga Edi dhe Ina Rama.
Ne vitet ne pushtet te PD, Shullazi nuk ka ndihmuar kurre kandidat te PD. Perkundrazi ka luftuar me te gjithe banden e tij ne zgjedhjet e vitit 2011 per kandidatet e PS ne Farke dhe komunen e rrethinave te Shkodres. Ne zgjedhjet e vitit 2013 Shullazi vet ishte njeriu kryesor i fushates se Saimir Tahirit kurse njerezit e tij ishin eskorte kryesore e Edi Rames neper Shqiperi. Eshte e vertete se ne prill te vitit 2011 ai eshte konfliktuar ne nje zone te Tiranes me dy deputet te PS per shkak te zerit te larte te atoparlantit ne zyren elektorale te PS te hapur ngjitur me shtepine e tije. Per kete, mbi bazen e ankeses te deputeteve te PS, ai eshte arrestuar dhe mbajtur ne burg per 20 dite. Opozita kete vit ka denoncuar publikisht drekat, darkat e Emilit me Saimirin e PS, ndaj dhe relativizmi i Lubonjes eshte mjeran i keqperdorur gjer ne palce.
Duke denuar me perçmin dhe indinjate aktin pothuaj apo de fakto te nekrofilise ne urgjencen kryesore te vendit i bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem te vendosi me rreptesi dhe vendosmeri para ligjit pergjegjesit direkt dhe indirekt, te gjithe ata qe me veprimet apo mosveprimet e tyre favorizuan, kryen aktin horror te padegjuar kurre me pare ne historine e shtetit tone!

Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e ish-kryeministrit Sali Berisha

SHKARKO APP