Ballkani Perendimor- Oborri i brendshëm i Evropës
Prof. Lisen Bashkurti
Mbas nje periudhe te gjate pritje, Keshilli Evropian i hapi driten e gjelbert Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise per hapjen e negociatave per antaresim ne Bashkimin Evropian. Eshte nje lajm tejet pozitiv per mbare Ballkanin Perendimor.
Duke marre te bashkengjitur me kete lajm edhe ratifikimin e 29 vendeve te NATO per antaresimin e Maqedonise se Veriut, mund te themi pa kurrefare hezitimi se Ballkani Perendimore u shnderrua nga periferi e Evropes ne ‘oborrin e brendshem te saj’.
Keto dite pandemie globale, Ministrat e Puneve te Jashtme te BE vendosen me konsesus qe ti paraqesin draft-propozimin pozitiv te Samitit te BE per hapjen e negociatave per anetarsim per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut.
Me kete vendim historik, tanime Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut i bashkengjiten Malit te Zi dhe Serbise ne te njejtin stad integrimi, pra ne fazen perfundimtare te negocimit per antaresim te plote.
Mbeten dy stade me pas Bosnie- Hercegovia dhe Kosova, qe per kushte e rrethana specifike historikisht te njohura, kane akoma rruge me te gjate per te bere per t’iu bashkengjitur ketij procesi te avancuar interimi.
Por, tanime, rruga Evropiane e Ballkanit Perendimore eshte definitivisht e qarte dhe e pakthyeshme.Ngelet per tu pare se kur do te vendoset data konkrete e hapjes se negociatave. Kete do e vendose Konferenca Nderqeveritare e ardhshme e vendeve te BE.
1. Sfidat e Shqiperise per caktimin e dates
Vendimi politik per hapjen e negociatave te antaresimit per Shqiperine ishte nje hap i madh dhe tejet i veshtire. Lypet te kemi parasyshe se ky vendim eshte konsesual. Arritja e konsesusit kaloi ne tre rrathe: rrethin e Shqiperise plot ulje ngritje, perparime dhe ngecje, afrime dhe largime, qe ishte rrethi kryesor i mundesise 0er arritjen e konsesusit ne BE; rrethin e dyte, ate te institucioneve te BE, pra sfiden e ballafaqimit me Komisionin dhe Parlamentin e BE; rrethin e trete, ate te dakordimit te te gjithe shteteve individuale te BE.
Mbasi tre rrathet e siperpermendur u puthiten, cka ishte jashtezakonisht e veshtire te arrij, u hap rruga per celjen e negociatave per antaresim midis BE dhe Shqiperise. Ngelet per tu caktuar data e hapjes dhe grup-kapitujt e pare te negocimit. Ky vendim do merret nga Konferenca Nderqeveritare e BE, e cila behet ne shtator ose nga fundi i ketij viti per cdo vend individual.
Nga vendimi i hapjes se negociatave deri tek caktimi i dates dhe grup-kapitujve te pare te negocimit Shqiperia ka disa detyra shume specifike, mjerisht disa te perseritura, per ti realizuar.
Nder detyrat urgjente per Shqiperine per ti realizuar perpara Konferences Nderqeveritare te BE per caktimin e dates dhe grup- kapitujve te pare te negocimit jane 9 kushtet e njohura te Bundestagut Gjerman si dhe disa kushte te shtuara nga vende individuale si Holanda, Greqia qe lidhen me rezultatet konkrete ne luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe me disa respektimin e disa te drejtave te pakicave Greeke ne Shqiperi, duke nisur nga censusi deri tek te drejtat e pronave te ketij minoriteti ne Shqiperi.
Sot Presidenti Meta, ne nje deklarate te tij beri apel per hapa te menjehershem per plotesimin e kushteve te vena per Shqiperine ne vendimin per hapjen e negociatave, me qellim qe ne Konferencen Nderqeveritare te ardhshme te BE, Shqiperise ti caktohet data dhe grup-kapitujt e pare te negociatave. Shqiperia i ka te tera mundesite per ti plotesuar keto kushte brenda ketij viti. Por, nuk ka fare kohe per te humbur, sepse….
2. Fillon gara individuale e secilit
Tani qe u morr vendimi per hapjen e negociatave per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut fillon periudha e gares individuale e secilit vend te Ballkanit Perendimor, varesisht nga permbushja e kushteve dhe e shpejtesise se negociatave te suksesshme.
Procesi i negociatave per antaresim ne BE eshte mirefilli proces BE- shtet individual kandidat. Nuk ka me procese ne grup-shtete. Ecuria ose shpejtesia e suksesit te negociatave tanime varet nga preparimi i secilit shtet. BE negocion me cdo shtet individualisht. Konsideron perputhshmerine e legjislacionit nacional me aquis communitaires, implementimin e plote te tij, ngritjen e funksionimin e kapaciteteve institucionale, administrative dhe njerezore, hap pas hapi, dhe grup-kapitujsh pas grup-kapitujsh.
Bazuar ne metodologjine e re te zgjerimit miratuar ne Vitin 2019, mbas perfundimit te suksesshem te cdo grup-kapitujsh BE do alokoje fondet perkatese qe sigurojne mbeshtetjen e cdo shteti ne pergatitjen e tij te plote per antaresim. Ky alokim fondesh me dinamike eshte shume pozitiv per shtetet individuale.
Por, nga ana tjeter, metodologjia e re, ka edhe restriksione, qe lidhen me ngecjen ose me hapat prapa qe mund te beje ndonje vend negociues. Ne kete rast ngecje ose hapesh prapa, BE rezervon te drejten e bllokimit ose te nderprerjes se plote te negociatave me vendin e caktuar.
Eshte pikerisht ky element i ri metodologjik qe i fillon negociatat me kapitujt e shtetit ligjor, sundimit te ligjit dhe te drejtat e njeriut, dhe i mbyll ato, duke rimarre serish ne fazen e fundit te negociatave aspektet e demokracise dhe te drejtave te njeriut. Keshtu, negociatat nisin dhe mbyllen ne te njejten pike, duke vene theksin ne rendesine themelore te shteti ligjor dhe te drejtat e njeriut.
3. Ngritja kapaciteteve negociuese
Ecuria dhe shpejtesia e negociatave, pra e afrimit te antaresimit te plote ne BE varet si nga perputhshmeria e aquis communitaires me legjislacionin nacional, nga ngritja e funksionaliteti i kapaciteteve institucionale, administrative dhe njerezore implementuese, por do varet edhe nga kapacitetet negociuese te Shqiperise.
Kroacia patu filluar pergatitjen e kapaciteteve negociuese me BE dhjete vite perpara hapjes se negociatave per antaresim. Personalisht kam pasur mundesine te ndjek nga afer per rreth 5-6 vitesh kete proces mgritjesh kapacitetesh negociuese te Kroacise ne workshop-et vjetore te Dubrivnikut. Dhe pavaresisht ketij procesi te gjate pergatitor, edhe Kroacia ka pasur veshtiresi te medha me negociatat.
Shqiperia eshte prapa me ngritjen dhe pergatitjen e kapaciteteve negociuese. Eshte nje proces qe kerkon ngritje strukturash te qendrueshme profesionale, njerez te kualifikuar, me arsim, kualifikim, trajnim, grade e tituj shkencor, gjuhe Evropiane, specializime sipas fushave por edhe te pajisur mire me dije, teknika dhe praktika diplomatike negocimi. Shqiperia tanime duhet te mbledhe ekipe te plota, te qendrueshme dhe te afta per negocim te nise trajnimin intensiv te tyre.
Ballkani Perendimore tanime eshte oborri i brendshem i BE. Eshte ky percaktim qe shenon fatin me te madh historik te ketij rajoni. Dyert e BE u hapen. Procesi eshte i qarte dhe i pakthyeshem. Paqe, stabilitet, demokraci dhe prisperitet ekonomik…kjo eshte e ardhmja e Ballkanit Perendimore…