Balluku ka marrë 6 mijë euro rrogë në muaj si shefe e Albcontrol, sot thotë se punëtorët paguhen shumë

Nga Klodian Tomorri –
Pjesa me prekese tek reagimi i qeverise per krizen e Rinasit, ishte kur ministrja e infrastruktures publikoi pagen e atij punonjesit grevist te Albcontrolit, qe merrte 4 mije dollare dhe nisi ta ironizonte.
“Ky-tha ministrja- merr 8 here me shume se nje shqiptar i zakonshem. Por eshte i stresuar sepse nuk i dalin kaq leke, kerkon qe te marr 15 here me shume. Ky eshte turp”- tha ajo. Prekese. Shume prekese.
Ministrja e Infrastruktures ka qene per disa vite rresht drejtoreshe e Albcontrol. Une e mbaj mend shume mire atehere, kur sapo mori detyren doli para mediave dhe tha:
“Une e kam rrogen 6 mije euro. Turp te me vije, qe marr 20 here me shume se sa shqiptari mesatar. Si e majte qe jam, nuk e pranoj kete pabarazi skandaloze. I bej thirrje Keshillit Mbikqyres qe te me ule menjehere rrogen se nuk mundem ta perballoj dot kete turp.”
Por fatkeqesisht Keshilli Mbikqyres i asaj kohe nuk degjoi dhe nuk e uli rrogen. Dmth ministrja, u detyrua te merrte me pahir, kunder deshires, 6 mije euro ne muaj.

SHKARKO APP