Batuta e Dokles: Kryetar bashkie jo ai që i hanë duart, por ai që i ha b…
Forum E Premte, 16 Prill 2021 12:48
Pas një periudhe të gjatë tërheqje, deputeti historik i PS, Namik Dokle është rikthyer me një batutë aktuale lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për bashkinë e Tiranës. I njohur për humorin e tij, me batutën në fjalë, Dokle dëshmon se pavarësisht viteve nuk ka humbur asgjë nga gjetjet e tij origjinalë.
Gjatë një bisede të shkurtër me Artan Lamen, i cili e ka shpallur hapur ambicien e tij për të qenë kryetar i bashkisë së kryeqytetit me shprehjen e famshme: "më hanë duart për Tiranën", Namik Dokle i është drejtuar Lames duke i thënë: "Eh mor Lame, e di që të hanë duart, por kandidat për kryetar më duket nuk zgjidhet ai që i hanë duart, por ai që i ha b…".
Edhe Artan Lame ka rënë plotësisht dakort me këtë batutë të Dokles, pavarësisht se duart këtë herë nuk i hynë në punë.