Belinda Balluku me një strategji të zgjuar në një moment të ndërlikuar!

Shkruar nga Denis Dyrnjaja-

Në vorbullën e akuzave reagimeve mediatike dhe debatit politik, një deklaratë e vetme mund të shërbejë si referencë për të rikthyer vëmendjen tek drejtësia dhe vërtetësia e saj. Në rastin e Belinda Ballukut qëndimi i deklaruar se do të bashkëpunonte plotësisht me autoritetet e drejtësisë dhe se pret një proces gjyqësor të drejtë, nuk është thjesht një formulim publik dhe formal.

Ky qëndrim duhet analizuar, pasi bën diferencë me subjekte të tjerë të SPAK-ut, që kanë zgjedhur si strategji mbrojtjeje, sulmin apo shantazhin politik, ndërsa në veçanti përdorin taktika të intimidimit ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të trupës speciale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një vend ku besimi publik te drejtësia mbetet me pikëpyetje, angazhimi për bashkëpunim nga një figurë e lartë politike nuk është gjest rutinë. Ai përbën një provë të dyfishtë, të qëndrueshmërisë së institucioneve nga njëra anë dhe të karakterit personal të subjektit nën hetim apo gjykim nga ana tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e Ballukut për gatishmëri për gatishmëri bën diferencë me shume protagonistë të tjerë të politikës. Kujtoni reagimet e Sali Berishës, çiftit Meta/Kryemadhi, Erion Veliajt apo Arben Ahmetajt. Të gjithë patën shumë pak durim në pak raste, pasi në pjesën më të madhe të tyre, i shpallën luftë verbale SPAK-ut dhe u angazhuan edhe në një përballje të dytë ndaj organeve të drejtësisë, përveç asaj ligjore.

Akuzat për kapje të SPAK-ut dhe GJKKO-së nga Edi Rama, janë të pandalshme dhe kryesisht nga të gjithë. Dhe sigurisht paranojat por edhe fryrjet idioteske mediale kanë bërë efektin e tyre. Ndërkohë rasti Balluku e rrëzon qartazi këtë paradoks që thonë se nëse del e pafajshme e ka shpëtuar Rama, se kontrollon drejtësinë, por edhe nëse shpallet e fajshme, ia ka futur Rama se kontrollon drejtësinë. Ky ekuacion me dy veprime të kundërta dhe me rezultat të njëjtë nuk bën sens. Ndaj e kuptoni vetë se kush ja fut kot në këtë rast.

Ndërkohë të kthehemi te standardi që kërkohet në këto situata. Shpesh reagimi i parë kur përballesh me një akuzë penale është mohimi, vendosja e rastit në planin e interpretimit politik apo viktimizimi nga subjektet e dyshuar. Këtë e bëjnë ose kanë bërë shumica. Balluku po sillet ndryshe, të paktën deri tani. I gjithë qëndimi i saj dhe pse pozita e komentuar ligjore duket e komplikuar, është i përmbajtur, pa rënë në retorikë banale fyese ndaj institucioneve të drejtësisë. Ky qëndim tregon respekt për procesin në tërësi dhe trupën hetuese dhe gjykuese në veçanti.

Deklarimi i vullnetshëm për të qenë në dispozicion të drejtësisë nuk është baraz me pafajësi. Por kjo demomton ngarkesat e panevojshme të palëve në proces dhe shfaq një përmbajtje të maturuar në publik. Përtej rezultatit të procesit penal në fund, qëndrimi i Ballukut mund të shërbejë si pikë reflektimi më e gjerë sesi duhet të sillen figurat e rëndësishme publike para drejtësisë. Pra është dhe çështje e vendosjes së standardeve dhe deri sot nëse mbetet në këtë linjë ajo ia ka dalë ta fitojë këtë komponent.

Duhet thënë se kur drejtësia vazhdon punën me qetësinë e nevojshme dhe kur i akuzuari zgjedh të ruajë dinjitetin dhe kurajën edhe në nje përballje ku sfida për të ligjshmen është në pikëpyetje, krijohet një hapësirë ku tensioni bie dhe qartësia fiton terren. Kjo do të thotë se në këtë rast ka mbetur vetëm një segment ku lëviz interesi publik, aksi që të çon nga vërtetësia, tek drejtësia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?