Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Andoni: Mbase e meritojmë shkatërrimin

Forum E shtunë, 16 Gusht 2025 19:01
Ben Andoni: Mbase e meritojmë shkatërrimin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Andoni

Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën mbi marrëveshjen e Parisit të 2015-ës, dokument i cili vuri si objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit. SHBA-të u integruan menjëherë dhe fill në presidencën e parë të Trump dhe, u tërhoqën nga Marrëveshja që hyri në fuqi më 4 nëntor 2020, ndërkohë që presidenti Biden e ktheu vendin në marrëveshje më 19 shkurt 2021. Së fundi, Shtetet e Bashkuara e njoftuan zyrtarisht Sekretarin e Përgjithshëm për tërheqjen e saj nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, akt që hyn në fuqi më 27 janar 2026.

Edhe ky dokument është një nga ato që Shqipëria i ka firmosur gati symbyllazi, por pa marrë parasysh se duhej të merrte masa serioze. Në dy dekadat e fundit, komuniteti i mbrojtjes së mjedisit ka apeluar vazhdimisht, duke nisur nga fakte të thjeshta dhe shqetësuese dhe duek i amplifikuar por zotërinjtë e mjedisit tallen. Tallen dhe tallen pafund. Qysh më shumë se një dekadë më parë u paralajmërua për kushtet pse deti po merrte aq tokë; pse zjarret po bëheshin një ngjarje e zakonshme dhe sesi duhet të alarmoheshim për shkretimin e hapësirave pyjore; për tharrjen e burimeve ujore; pse duhet t’i ruanim zonat e mbrojtura; deri te fakte që lidheshin me faunën dhe florën, ku shumë insekte vizitonin vendet veriore tek ne, ndërsa më përpara as nuk mund të kalonin; apo ku në qytete Betoni është një pushtues i frikshëm dhe ku ndërkohë, “qytetet shqiptare – me Tiranën në krye – janë shndërruar në ishuj termikë, ku diferenca e temperaturave mes lagjeve shkon deri në 6°C, për shkak të dendësisë së ndërtimeve dhe mungesës së hapësirave të gjelbra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Po sipas një raporti të Bankës Botërore” (Monitor, 2025). Nuk po flasim për minimizimin e hapësirave të gjelbra dhe shuarjen e parqeve apo planeve hapësinore. Korrupsioni në planifikimin urban fillon me krijimin ose ndryshimet e planeve hapësinore. Këto i kemi para syve. Shikoni çfarë i është bërë Parkut të Liqenit Artificial dhe ku do të shkojë makutëria… Dhe, ndaj Shqipërinë e kemi të mbjellë me kulla e kulla që nuk mbarojnë përballë një popullsie që po tkurret dhe po na çon gati në popullsinë e Shqipërisë së pas Luftës së Dytë Botërore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Me të gjitha këto, problemi një dhe i vetëm është sesi jemi të mësuar me shkatërrimin dhe tashmë që po na digjet diçka, vazhdojmë të përsërisim të njëjtat gabime për çdo vit. Ku mungojnë reflektimet për infrastrukturën, ku piromanët argëtohen me kafshërinë e tyre, kurse bashkitë vegjetojnë pa kuptim. Ndërkohë “Monitor” rreshton dhe një sërë faktorësh që duhen pasur parasysh: nga Bankat (rreziqet klimatike për kreditë), bujqësinë (periudhat e ndryshme të kultivimeve dhe pjekjeve, industrisë dhe mbi të gjitha turizmit. Shqipëria nuk duhet të jetë kaq familjare me shkatërrimin, por duhet të mendojë mbijetesën përballë natyrës. Po ku ta dish, mbase e meritojmë shkatërrimin./Javanews/

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 2 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Etiketat e lidhura

Ben Andonizjarre
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 1 minute

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 1 minute

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.