Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ben Blushi: Komunizmi ka vdekur!

Forum E hënë, 8 Dhjetor 2025 16:20
Ben Blushi: Komunizmi ka vdekur!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ben Blushi

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

35 vjet më parë në 9 dhjetor 1990 në mëngjes po shkoja në Fakultetin ku studjoja kur pashë për herë të parë një protestë. Ishin rreth 200 studentë që kishin zbritur nga konviktet e Tiranës dhe kishin bllokuar rrugën e Elbasanit. Ne qëndruam në kryqëzimin e Liceut për disa orë pa lëvizur, derisa dikush shtiu me armë në ajër dhe u shpërndamë me vrap pa ditur ku do shkonim. Ato ditë kishte rënë shi pa pushim dhe shumë prej atyre që vrapuan për t’i ikur policisë ju mbetën këpucët në baltën mes ambasadës italiane dhe amerikane.

Mund t'ju interesojë

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

Dëshmorët e Kryeziut, krenari, nderim dhe lavdi e përjetshme

20 Tetor 2026, 18:50
Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

Shumë reagime në rrjete sociale, por vetëm 0.3% në protesta

20 Tetor 2026, 16:09
Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

Radio gjermane DW: Pse rebelohet rinia e Evropës? Pse proteston “Gjenerata Z” në Shqipëri?

20 Tetor 2026, 08:45

Kjo është metafora më e dhimbshme e Shqipërisë së asaj kohe. Shqipëria Komuniste ishte një fushë me baltë në mes të Perëndimit. Balta ishte simboli i zhytjes, kurse këpucët simboli i lirisë për t’i ikur zhytjes. Për fat unë arrita t’i shpëtoj këpucët e mia të shtrembëra të cilat më çuan në një shtëpi të panjohur ku mbeta derisa policia iku dhe rruga u hap. Të nesërmen shkova në Qytetin Studenti si qindra studentë që për katër ditë bënë të mundur diçka që e kisha menduar të pamundur. U vendos që Shqipëria të kishte më shumë se një parti politike dhe në ditën e katërt kjo parti u krijua.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shumë miq të mi nuk erdhën asnjëherë te Qyteti Studenti. Ata i kishin prindërit komunistë ose familjet nuk i linin për shkak të frikës. As unë nuk kisha shumë arsye të isha aty. Familja ime ishte komuniste. Gjyshi im nga mamaja kishte ardhur nga Franca të luftonte kundër fashizmit në vitin 1942. Vëllai i tij ishte vrarë në një demonstratë dhe sot është në varrezën e dëshmorëve të Elbasanit. Gjyshja ime kishte dalë partizane 18 vjeç. Ata vinin nga familje të mesme. U bënë komunistë duke besuar se ky rend do ta mbronte Shqipërinë nga pushtimet e huaja dhe mjerimi.

Gjyshi im nga babai ishte një shofer me gjashtë fëmijë. Ngiste një makinë italiane që komunizmi ia zëvendësoi me një kamion rrakazhdraka me të cilën shpërndau fruta të ëmbla Korçe derisa kishte fuqi. Nuk u bë asnjëherë komunist dhe nuk tha kurrë se makina e vjetër ishte më e mirë se makina e re. Na donte shumë për të na e vënë jetën në rrezik për një ingranazh makine. Babai im erdhi student në Tiranë si djali i parë mes gjashtë fëmijëve. Ai u bë komunist si një njeri të cilit ai sistem i kishte dhënë diçka që nuk e kishte.

Komunizmi i dha një shtëpi në Tiranë ku ai shkroi libra dhe bëri filma të mrekullueshëm. Ne nuk ishim një familje e privilegjuar siç nuk ishim një familje e persekutuar. Komunizmi nuk na kishte marrë asnjë pronë sepse nuk kishim dhe nuk na kishte futur njeri në burg. Si të gjitha sistemet që qeverisin përmes nënshtrimit, komunizmi i ndante njerëzit në dy kategori. Në ata që hanë mirë dhe ata që hanë keq. Familja ime bënte pjesë tek të dytët. Kur isha dhjetë vjeç cohesha në ora 4 të natës për të blerë një gjysëm pako gjalpë që e kisha aq qejf dhe një shishe qumësht që nuk e pija. Pasdite mbaja rradhë për të blerë vajgurin me erë peshku që ndizte sobat ku thaheshin rrobat, bashkë me lagështinë e këpucëve që kapeshin me gozhdë. Shkoja në plazh me tren dhe tre muaj jetoja te gjyshërit e mi në Korçë bashkë me shtatë veta në një dhomë e një kuzhinë.

Privilegji më i madh që kam patur ishte se mund të lexoja libra të ndaluar që ishin me shumicë në shtëpinë time. Veset e adoleshëncës i kisha të gjitha me tepri dhe kënaqësia që merrja nga mosndëshkimi i tyre më dukej si shkalla më e lartë e disidencës. Unë nuk jetoja mirë por nuk jetoja keq. Për të gjitha këto arsye unë nuk kisha shumë arsye të shkoja në Qytetin Studenti në 9 dhjetor 1990. Çudija më e madhe është që askush nga familja ime nuk më tha pse shkoja në një vend ku po përmbysej sistemi tek i cili ata kishin besuar. Sikur sot të krijohej një parti politike, pas rrëmujave në rrugën e Elbasanit, siç ndodhi në dhjetor 1990, nuk e di sa i qetë do isha t’i lija fëmijët e mi atje. Babai im s’e bëri kurrë. Jo vetëm kur shkova në Qytetin Studenti për të rrëzuar partinë ku ai ishte anëtar por edhe kur shkova të punoja në gazetën e parë opozitare në Shqipëri. Nga sytë e njerëzve që njoha ato ditë, kuptova se kisha tre defekte të papranueshme. Kisha lindur në Tiranë dhe vija nga një familje komuniste nga jugu.

Për shumë nga studentët dhe gazetarët e asaj kohe isha armiku perfekt. Unë isha tipi i njeriut që duhej mundur. Disa muaj më vonë mbarova Universitetin dhe qeveria e fundit komuniste më emëroi mësues në fshatin më të ashpër të Shqipërisë, në Iballë të Pukës. Iballa bllokohet gjashtë muaj nga bora. Aty shkoi Migjeni për t’u kuruar nga tuberkulozi kurse unë natyrisht nuk shkova asnjëherë sepse komunizmi ra. Nëse ai sistem barbar do vazhdonte, me siguri do isha kthyer që andej i alkoolizuar ose në burg. Në këtë nënyrë përfitova nga rënia e Komunizmit. Nuk u bëra mësues por një njeri i lirë. Që atëherë jam bindur se komunizmi vdiq në dhjetor 1990. Komunistë mund të ketë, por komunizmi ka vdekur. Prandaj habitem sot se sa shumë njerëz mallkojnë ata që nuk i duan si komunistë. Ti thuash dikujt je komunist është si t’i thuash një të pasuri je kulak. Problemi i Shqipërisë sot nuk janë as komunistët dhe as demokratët. Problemi i Shqipërisë janë idiotët. Dhe idiotët mund të jenë dhe komunistë dhe demokratë sepse janë idiotë.

Etiketat e lidhura

Ben Blushi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 6 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 7 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 7 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 7 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 12 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 10 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 11 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 12 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.